Kultura e Beratit
kronika e numrit 175 date 26 shkurt 2007

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit


Simon Vrusho

 

Halit Shamata

HOME NEWS KULTURE

HOMAZH PĖR EMRIN E NJERIUT


Ndėrsa e kisha lexuar romanin “DY DORĖSHKRIME”, botim i OMBRA-s nė 2004-ėn, tė Halit Shamatės dhe isha duke medituar rreth imagjinatės sė tij tė veēantė, njė fantazi e paskajshme, e harlisur nė njė larmi absurdi dhe tjetėrsimi, rilexova vėllimin e tij me poezi “Moshė e pakohė”, botim i INTERART TAFA nė ’97-ėn, dhe aty gjeta konceptin poetik tė romanit, ravijėzimin e hajthėm, por i hedhur me dorė tė sigurt, kėndin e tij tė tė vėshtruarit tė njeriut nga prizmi i emrit tė tij. Autori ėshtė nė orvatje pėr tė zbėrthyer absurditetin e jetės sė njė qyteti pa emėr, tė njė lagje pa emėr dhe, sidomos, tė njė njeriu pa emėr qė ėshtė flakur nė fshirjen e pamėshirshme tė identitetit. Po njė emėrhumbur, njė kujtesėhumbur qė nuk dorėzohet dhe kėtu qėndron tharmi dhe sharmi i romanit: emėrhumbėsit dhe kujtesėhumbėsit janė profesione nė njė realitet tė dominuar nga njė sėmundje apokaliptike, nga PARANOJA, e cila errėsirėn e ka dritė jetėdhėnėse, kurse dritėn e ka fundin e saj. Tė kujton ujin, sa jetėdhėnės pėr qentė normalė, por sa fatal pėr qentė e mbėrthyer nga tėrbimi, sepse kontakti me ujin, nuk u shuan etjen, por vetė qėnien qenve.
Njeriu pa emėr , nga “varri” ku jeton kėrkon tė gjejė, tė rizbuloje emrin e vet, sepse emri pėr tė ėshtė gjithėēka, ėshtė thelbi i filozofisė sė jetės, si konceptohet edhe sot ndėr ne, ardhur ky vlerėsim pėr domethėnien e emrit nga brezat e shkuar, qė duket se kanė jetuar pėrherė nė ankthin e emrit, se mos u humbte,tretej, a zhdukej diku. “T’u kujtoftė emri!”, ky ėshtė njė urim i lartė, do tė thotė jo jetė e shkuar kot, nė hiē, nė harrim, nė asgjėsim, sikundėr “T’u shoftė emri!”, “Mos t’u kujtoftė emri!, “T’u harroftė emri” ėshtė njė ndėshkim qė tė mbėshtjell me asgjėsim deri nė amėshim.
Vetė i paemri na thotė: “Shpresa nuk ėshtė e fundit qė vdes. I fundit vdes emri”. Ai e di kėtė dhe si njė kujtesolog gėrmon nė shtresat e dėmtuara tė kujtesės sė vet mos gjen skeletin e emrit, mė saktė gėrmon nėpėr shtresat e harresės me ca mjete, instrumente delikatė siē janė ėndrrat.

Romani ėshtė njė referencė pėr kohėrat pakohė, gjė qė autori e jep edhe nė poezinė “Credo”:

CREDO

Ne vijmė tė kuptojmė
Gjėrat e pakuptimta
Shenjat absurde
tė zotėrve tė fjetur.


Ne vijmė tė pėrfundojmė
Gjėrėt e panisura
Ditėt e braktisura
Nė skajin tjetėr tė jetės
Sė lėnė pėrgjysmė.

Njė fantazėm na shpėton
Vazhdimisht nga duart.


( Moshė e pakohė-poezi ,f.71 1997 )

Me kėtė poezi autori na ka dhėnė edhe linjėn e romanit shatė vjet para se ta botonte atė, por edhe ēelėsin,fillin pėr tė hyrė nė labirintet e romanit, kodin pėr tė deshifruar metaforat e gurėve, tė fushės, tė pluhurit, tė ujit tė kripur, tė etjes dhė tė detit, tė varreve dhe tė tė marrėve, tė puseve dhe tė sėmundjeve, tė burgjeve dhe tė harresės, tė groteskut dhe ironisė, tė situatave dhe skenave deri tek ajo kur tjetri , bashkė me kartvizitėn tė lė nė dorė dhe pėllėmbėn e vet.
Janė dy dorėshkrime nė njė, vazhdim dhe plotėsim i njėri-tjetrit,ankthi i nje njeriu dhe ankthi i nje turme.Kerkojne emrin, kerkojne kujtesen.
Ankthi nė kėrkim tė emrit tė humbur e bėn ish te burgosurin tė huaj, tė papėrcaktuar , nė radhė tė parė nga vetvetja , e bėn tė mos jetė asnjė ēast i qetė.
Po burgu i emrave ku ishte, pyet nė gjendje aluēinante. Ai vuan dramėn e njeriut qė, nė njė moment, pranoi njė tė keqe tė pabėrė dhe kėtė nė rrethana, si tė thuash, tė ndodhshme, sepse mishi i njeriut ėshtė njė ambalazh i brishtė, pėr tė ruajtur e mbrojtur njė gjė tė paēmuar, siē ėshtė thesari i vetėm qė mbartet nga njeriu: emri. Dhe ai paguan me monedhėn e harresės sė vetvetes edhe pėr absurdin e Paranojės, sepse nuk ėshtė fajtor dhe Paranoja e di se edhe nėse kujtesa i rindėrtohet, nė ndėrtesėn e saj tė rikonstruktuar nuk gjendet ajo copėz qė ka tė shkruar emrin.Dhe e lėnė tė lirė, ndonėse i dėnuar me burgim tė pėrjetshėm. Ai ėshtė tani nė njė burg edhe mė tė rėndė, sepse qelia e tij e lirė ėshtė shtrirė nė njė hapėsirė tė pamatė, por ēelėsi qė e hap atė ka humbur. Dėnimi ėshtė i paskaj, prandaj ai shkon vullnetarisht e kėrkon nė Drejtorinė e burgjeve emrin, pa le tė kthejnė prapė nė birucė, por as atje nuk figuron.Duket si fantazmė dhe ka moment degradimi sa nuk mund tė shohė as ėndrra tė gjymtuara. Liria pa emėr ėshtė njė ultraburg, hiperdėnim, njė ndėshkim i huajtur nga territoret e nėndheshme tė mitologjive.
I paemri i tillė mbetet nė kujtesėn tonė, nė ecje pa adresė, nė kėrkim te emrit, nė njė stacion pa emėr, nė njė rrugė pa emėr, nė drejtim a mosdrejtim tė njė qyteti pa emėr, NĖ KĖRKIM TĖ KUJTESĖS SĖ HUMBUR.

Te libri poeti “Moshė e pa kohė” lexojmė kėto vargje:

KUJTESĖ PĖR ATA QĖ S’DINĖ TĖ HARROJNĖ

Mė Bastijė
Se tė gjitha
Janė kėshtjellat
Qė u rrėzuan vetiu.

(Apo vargu “burgjet tashmė janė tė ēliruar prej tyre)

Kemi kaluar nė viset e dorėshkrimit tė dytė ku ngrihet dallga e verbėr, e egėr , e frikshme e turmės, ku ngre kryen shpresa dhe tjetėrsimi masiv, njė mizėri njėshash babilonike, ku i pari dhe i fundit kurrsesi s’merren vesh, janė tė tėrė tė turmėruar, njė lloj milingonate , si thote autori, , njė shartim tė njeriut me mushkėn, njė pėrbindėsh,gjysmė njeri-gjysmė –mushkė, ku nga puset e territ shfaqen rrathėt e botės sė krimit, ku nė shesh kanė dalė si raportet dritė-errėsirė, por edhe raportet terr-rrenė, njė vorbull qė ka dalė nė arenė. Shfaqja kalon nga drama e binjakėve tek ironia ndaj “shėlbuesit “ tė turmės , ndėrkryerja e paranojės, nė tė zbardhur, pasi kanė kėnduar ca kėndesa tė kaltėrt dhe rrugėt po hapen nga pahu i dritės, nga meditimi nator qė mė mirė tė vdesėsh i pari nė terr, se i fundit nė dritė dhe alternimi me vdekje tė gjendura papritmas, dhe turma tė ndėrkryera, nė njė shesh-batak ku shpėrthejnė fontana balte.
Pse kėshtu? Le tė kthehemi te njė njė tjetėr poezi-kod:

DILEMĖ

Kapėrceva njė mur tė trembur
Nė ēastin kur po shembeshin muret
Dhe s’u kuptua gjėkund
Nė isha pjesė e shembjes
Apo e mureve.

Romani “DY DORĖSHKRIME…” nė esencė ėshtė drama, tragjedia, apo dhe marrėzia e njė peizazhi tė zhveshur nė ekstrem, madje pėrtej skajeve, nga kuptimi, domethėnia, nga identiteti, nga e veēanta, elementė kėto, pa tė cilat do tė ishte absurd njė qytet, njė lagje, njė njeri.
Kush i ka zeruar kėto emra?
Nė faqet e romanit, te nėnteksti se sa tek teksti, do tė takojmė hijen e kobshme tė PARANOJĖS, e cila nė njė realitet tė fushėt ia ka arritur tjetėrsimit total.
Dy gjėra mė ka mbresuar ky roman: Emrit tė njeriut i bėhet homazh edhe nga i paemri me kujtesė tė rrėnuar dhe se kur asgjėhet emri i njeriut, nga njė pėrbindėsh si Tjetėrsimi tė shartuar me njė pėrbindėshe si Kohapakohė , nė skenė shfaqet turmata.
Halit Shamata ka njė profil tė vetin si nė poezi dhe nė prozė, profil i veēantė nė kėndin e vėshtrimit, nė stilin, figuracionin, nė mėnyrėn e tė fokusuarit tė ngjarjeve qė i servir imagjinata e tij , nė absurditetin e tė cilave gjen shumė e shumė rrathė dhe qetėsohemi, kur shohim se si ravijėzohen ndonėse nė distancė, rrathėt e purgatorit.


Simon Vrusho

(Diskutim nė veprimtarinė letrare
pėr veprėn e Halit Shamatės)

 

Lajmetari:26.02.2007. |top | Commente | Printo