Zgjedhjet mbaruan ... zgjidhjet kur do tė fillojnė?
Fushata elektorale pėr zgjedhjet vendore pėrfundoi nė qytetin e Beratit
dhe komunat e saj. Berati meriton notėn mė tė lartė pėr qetėsinė dhe rregullin
me tė cilat i pėrcolli kėto zgjedhje. Nė Berat nuk u shėnua asnjė incident.
Tė gjithė shkuan paqėsisht drejt kutive tė votimit dhe vendosėn me vullnetin
e tyre tė lirė pėr udhėheqjen e bashkive dhe komunave pėr 4 vitet e ardhshėm.
Nderim pėr qytetarėt e Beratit kudo qė janė, nė qytet dhe nė komuna!
Nė Berat fitoi e majta, nė qytet dhe nė komuna, me pėrjashtim tė komunės
sė Cukalatit. Natyrisht, qe vullneti i kėtyre banorėve pėr tė mos e ndryshuar
ngjyrėn politike tė udhėheqėsve tė kėsaj treve edhe pėr 4 vjetėt nė vazhdim.
Ndoshta e djathta nuk e ka pėrcjellė tė qartė mesazhin e saj pėr njė qeverisje
mė moderne, mė europiane, mė fantaziste, mė afėr qytetarėve, ndoshta ...
Sidoqoftė qeverisja vendore gjatė tre viteve qė kaluan ka qėnė nė pėrgjithėsi
me defekte..., herė herė edhe primitive, por nė respect tė vullnetit tė
qytetarėve shpresojmė qė kjo qeverisje tė ndryshojė pėr mire nė komuna dhe
nė bashkitė e rrethit tė Beratit. Tani do tė presim qė qytetit tė Beratit
ti kthehen institucionet kulturore qė pothuajse i kanė munguar gjatė 6
viteve qė shkuan. Presim ti ndėrtohen kalldrėmet qė i kishte dhe iu shkatėrruan
para 2 viteve. Presim tė pastrohen dhe ndriēohen rrugėt, presim tė urbanizohen
periferitė. Presim tė zhvillohet biznesi dhe tė hapen vende tė reja pune.
Presim tė zhvillohet turizmi kulturor dhe tė rriten tė ardhurat e qytetarėve.
Presim tė ndėrtohet tregu i ri dhe lagjja 30 vjetori, qė i dha aq shumė
besim tė majtės nė kėto zgjedhje, tė shpėtojė njė herė e mirė nga dekori
i mjerimit tė batanijeve tė Luftės sė Dytė Botėrore. Presim tė ndėrtohen
mė shumė rrugė e rrugica, mė shumė parqe e kėnde lojrash pėr fėmijėt. Presim
pėrmirėsim tė standarteve nė kopshte e shkolla. Presim investimet e munguara
nė Qendrėn Kulturore tė Fėmijėve. Presim politika frytdhėnėse tė bashkisė
sė Beratit pėr tė tėrhequr investime tė kapitalit vendas dhe atij tė huaj.
Presim njė qeverisje transparente, ku qytetarėt tė informohen pėr gjithēka
qė ka tė bėjė me cilėsinė e shėrbimeve publike. Presim qė bashkia tė rrisė
kapacitetet e saj menazhuese pėr tė shfrytėzuar energjinė positive tė anėtarėve
tė kėtij komuniteti, nė tė mirė tė qytetit, nė tė mirė tė zhvillimit dhe
begatimit tė tij. Presim tė ndalet rrjedha e banorėve tė kėtij qyteti drejt
qyteteve tė tjerė. Presim qė udhėheqėsit e zgjedhur sėrish tė ushtrojnė
gjithė pėrgjegjėsitė pėr tė ndryshuar shėrbimin shėndetsor dhe gjithė shėrbimet
e tjera publike nė qytet. Presim dhe shpresojmė.
Yzedin Hima