Kronika
BANORĖT E UZNOVĖS PROTESTOJNĖ PĖR NDOTJEN E MJEDISIT
Merr pjesė kryetari i PS-sė, Edi Rama
Banorėt e lagjes Uznovė pas peticionit drejtuar prefektit tė qarkut Roland
Bejko, kryetarit tė bashkisė Fadil Nasufi, si dhe agjensisė sė ruajtjes
sė mjedisit Berat, tė shtunėn rreth orės 14:00, kanė zhvilluar njė protestė
pėrpara fabrikės sė pėrpunumit tė lėkurėve me pronar Piro Garuli, fabrikė
e cila zhvillon aktivitetin e saj ne brendėsi tė lagjes Uznovė. Pjesėmarrėsit
nė protestė shprehėn shqetėsimin e tyre se fabrika e pėrpunimit tė lėkurėvė,
e ndėrtuar nė kėtė lagje, pėrbėn kėrcėnim serioz pėr shėndetin e banorėve
tė kėsaj lagjeje.
Kjo fabrikė ėshtė ngritur nė mes tė lagjes, nė vendin e ish-magazinave tė
ish-NB-sė, dhe sipas kryetarit tė minibashkisė Uznovė,
Kujtim Kashari, kjo fabrikė nuk ka leje mjedisore nga bashkia Berat.
Disa prej pjesėmarrėsve nė tubim thanė se nga ndotja qė shkakton kjo fabrikė,
sot nė lagjen Uznovė ka dhjetėra tė sėmurė qė vuajnė nga organet e frymėmarrjes
si dhe sėmundjeve tė tjera, tė cilat sipas mjekėve shkaktohen nga ndotja
qė fabrika i bėn ajrit.
Po kėshtu, sipas protestuesve tė gjitha mbetjet toksike tė kėsaj fabrike,
e cila duhet tė jetė 10-15km larg nga qendrat e banuara, shkarkohen nė lumin
Osum. Protestuesit fajėsuan pėr kėtė problem njė tė afėrm tė pronarit tė
firmės i quajtur Anastas Garuli, i cili sipas tyre punon nė njė institucion
tė rendėsishėm nė Tiranė dhe qė u ka siguruar nė mėnyrė tė paligjshme pronarėve
tė fabrikes lejėn e Ministrisė sė Mjedisit ndėrkohė qė institucionet lokale
e kanė quajtur tė pa pranueshme kėtė lejė mjedisore.
Kryetari i PS-sė, Rama, i cili ishtė pjesėmarrės nė kėtė protestė, tha se
jetojmė nė njė vend i cili ndotet ēdo ditė dhe sipas raportit tė djeshėm
tė publikuar edhe nga media, ndotja po shkakton shumė probleme pėr shėndetin
e qytetarėve, po shkakton edhe vdekjen e njerėzve, sepse jetojmė nė njė
vend qė ndotet pėr ditė, keqėtrajtohet pėr ditė, i cili shkallmohet ēdo
ditė nė tė gjitha resurset e veta. Ndėrkohė qė lumi i Osumit ėshtė dhurata
e perėndisė pėr Beratin, ai ėshtė kthyer nė njė lumė qė pėrcjell vdekjen
e jetės pėrmes ndotjes. Duke i konsideruar investimet qė ndotin mjedisin
si investime qė mbjellin vdekje, qė mbjellin rrezik dhe qė i kanosen njeriut
dhe natyrės, ne do tė nxisim njė numėr shumė herė mė tė madh investimesh
duke bėrė politika qė garantojnė mjedisin dhe qė do tė rrisin mirėqėnien
e qytetarėve.
Abedin Kaja