Kriza e identitetit
Nė Berat ka nisur fushata e madhe e pėrzgjedhjes sė kandidatėve pėr kryetarė
bashkie dhe kėshilltarė bashkie. Ethet kanė pėrfshirė parti tė mėdha dhe
parti tė vogla. Kur dėgjon se nga x parti janė pėrzgjedhur 33 kandidatė
pėr kryetar bashkie tė lindin dhjetėra pyetje:
Kaq i begatė ėshtė ky qytet me intelektualė tė klasit, specialistė tė fushave?
Njė parti me 30 anėtarė ka nxjerrė deri tani 13 kandidatė pėr kryetar bashkie!?
Nė fakt njeriu normal nuk ka pikė entusiazmi kur dėgjon se fusha e vjetėr
e sportit nė Berat ėshtė mbushur plot e pėrplot me ushtarė partiakė, nė
formacion luftimi pėr tė nisur betejėn e madhe pėr pushtimin e bashkisė.
Nė kėtė rreshtim nuk ka njė skuadėr nuk ka njė kompani por... plot njė batalion
me kandidatė. Nėse do tė rreshtoheshin edhe tė pėrzgjedhurit pėr kėshilltarė
bashkie, atėherė nuk do tė mjaftonte as fusha e vjetėr, madje as stadiumi
i ri, pėr tė rreshtuar divizionin e kėshilltarėve qė do tė pushtojnė kėshillin
e bashkisė nė Berat.
Po nga vjen kjo etje, kjo ethe pėr tu zgjedhur kryetar bashkie, pėr tu
zgjedhur kėshilltar bashkiak?
Normalisht qyteti ynė, pas rrjedhjes sė fortė intelektuale, me sforcim tė
madh mund tė nxirrte nja dy kandidatė, njė nga e majta dhe tjetri nga e
djathta. Me siguri edhe kėtu dy kandidatė tė nderuar nuk do tė qenė krejt
tė arrirė, por do tė pėrfaqėsonin edhe nivelin aktual tė banorėve tė kėtij
qyteti.
Po nga vjen gjithė kjo zjarrmi qė mbėrthen turma tė tėra dhe i drejton drejt
portave tė bashksiė?
Mendoj se, ndonėse kanė kaluar afro 100 vjet nga rėnia e Perandorisė Osmane,
mentaliteti ka ndryshuar sa pėr 10 vjet.
Tė gjithė ne pretendojmė tė jemi sundimtarė, mėkėmbėsa, shefa, komandantė,
guvernatorė, vezerirė tė mėdhenj nė territore pa anė e pa fund. Nė fakt
kėshtu ka ndodhur dikur, kur shqiptarėt, duke harruar Shqipėrinė, sunduan
perandorinė.
Bashkia e Beratit pėr stėrnipėrit e ish-sundimtarėve tė dikurshėm ėshtė
njė objekt qė merret dhe sundohet lehtė, duke patur pėrvojėn, madje edhe
mentalitetin e dikurshėm osman, tė trashėguar nė gen.
Mendoj se ne ende nuk kemi shpėtuar nga mentaliteti tipik komunist, kur
ēdo kovaē mund tė bėhej sekretar partie dhe drejtor, ku ēdo karrocier mund
tė bėhej kryetar i komitetit ekzekutiv, ku ēdo marangoz mund tė bėhej ministėr
etj.
Ne ende nuk kemi shpėtuar nga mentaliteti dhe psikologjia e turmės, ku i
gjithė populli ėshtė ushtar, i gjithė populli ėshtė shkrimtar dhe pėr rrjedhojė
i gjithė populli mund tė jetė kryetar apo kėshilltar.
Ėshtė krizė identiteti kur mėsuesi nuk ndihet mirė si mėsues, inxhinieri
si inxhinier, mjeku i plotėsuar si mjek, marangozi nuk ndihet vėrtetė marangoz
i nderuar kur kėpucari nuk ndihet si i tillė, kur fermeri tė dojė dhe tė
lėvrojė tokėn dhe tė rrisė me dashuri bimėt. Me njė fjalė pak, fare pak,
dėshirojnė tė marrin teserėn e anėtarit tė popullit profesionistit tė vėrtetė
tė qytetarit, pėr tė cilin ka vėrtetė nevojė ky vend.
Yzedin Hima