Sporti i Beratit
kronika e numrit 160 date 29 tetor 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

.
Formacionet:

Tomori:
Dafa, Berberi (Kuēi 46’), Lala, Fani, Hysi, Stafa, Varfi, Agalliu, Shinko ( Pisha 64’), Veleshnja (Veizi 46’), P. Arbri. Tr. Y. Shehu

Gramshi:
Agolli, Muēa, Teta, Suta ( Asllani 46’), Marishta (Koēia 65’), Xhelili (Isaku 75’), Mula, Lila, Xhika, Elezi, Ēekrezi. Tr. E. Mustafaraj

Gjyqtarė: kryesor: R. Shoshja – Gjirokastėr; anėsorė: G. Bimi – Gjirokastra; E. Bodeci – Elbasani

K. verdhė: Hysi, Elezi
Shėnues: Xhika 90;

Opinione:

Ylli Shehu, Tomori: Nuk u prononcua

E. Mustafaraj, Gramshi: “Ndeshja ishte e vėshtirė edhe pėr faktin qė Tomori ka njė trainer si Ylli Shehu pėr tė cilin kam shumė respect. Ekipi luajti shumė mirė nė pjesėn e parė dhe shpėrdoruam shumė raste pėr shėnim. Nė pjesėn e dytė u munduam tė ruanim barazimin dhe me pak fat shėnuam njė gol nė minutėn e fundit dhe e merituam fitoren”

 

HOME NEWS SPORT

 

Nė takimin ndaj gramshiotėve, beratasit treguan krizėn e tyre nė tė gjitha drejtimet

 

I ndodhur nė pozita tepėr tė vėshtira, Tomori, nuk mund tė bėnte asgjė edhe nė takimin ndaj skuadrės sė Gramshit. Madje, qė para takimit qarkullonin fjalė se nėse skuadra beratase do tė humbiste ose barazonte me Gramshin, fati i lojtarėve tė formacionit do tė ishte i dhimbshėm, deri nė largimin e tyre nga ekipi. Kjo u vėrtetua nga mėnyra se si luajti ekipi. Njė skuadėr pa formė ku asnjėri nga lojtarėt nuk dinte se kush ishte vendi dhe detyra e tij. Asnjėrherė nė harkun e 90 minutėshit, Tomori nuk rrezikoi portėn e mbrojtur nga Agolli, ndėrkohė qė miqtė nga Gramshi u shfaqėn disa herė tė rrezikshėm. Traineri Shehu, i cili pėsoi humbjen e parė, njė javė mė parė me Lushnjen, e pasuroi “arkivin” e tij me Tomorin me njė humbje tjetėr tė dhimbshme, edhe pse atmosfera para takimit ka qėnė tejet e ndezur, e nxitur edhe nga deklaratat e gramshiotėve pėr pikė nė Berat. Lufta e nervave, zhvilluar nė distancė nėpėrmjet mediave, shoqėroi edhe pjesėn mė tė madhe tė kėtij takimi, i cili pėr Tomorin ishte vendimtar, jo mė shumė pėr renditjen, se sa pėr ndryshimin e imazhit para syve tė tifozėrisė dhe gjithė opinionit sportiv shqiptar. Traineri Shehu hodhi nė fushė njė formacion qė pėr herė tė parė luante i tillė, duke lėnė jashtė formacionit lojtarė me pėrvojė si Karamani, Veizi e Kuēi, gjė qė ndikoi nė lojėn e dobėt tė skuadrės, mė e dobėta qė Tomori ka zhvilluar ndonjėherė nė fushėn e tij. Pjesa e parė mbetet pėr t’u harruar pėr formacionin e Shehut, i cili nuk rrezikoi asnjėherė nė portėn gramshiote, ndėrkohė qė miqtė u shfaqėn rrezikshėm me anė tė Elezit, Xhikės dhe Ēekrezit. Nė pjesėn e dytė Shehu ndėrhyri duke bėrė tri zėvėndėsime duke larguar Veleshnjen, Berberin dhe Shinkon dhe nė vend tė tyre aktivizoi Kuēin, Veizin dhe Pishėn. U duk sikur nė pjesėn e dytė loja ndryshoi dhe nė fakt beratasit e kėrkuan golin e epėrsisė, por ishin tė paqartė nė sulm, madje dy herė me anė tė Hysit mund tė kishin shėnuar, por portiere Agolli u tregua nė lartėsinė e duhur. Atė qė s’mundėn ta bėnin vendasit pėr 90 minuta, e arritėn miqtė nė minutėn e 90’ kur Xhika i vetėm pėrballė Dafės i dha trepikėshin skuadrės sė tij. Pėrfundimisht Tomori pėson humbjen e 6 – tė dhe qėndron nė fund tė renditjes me 4 pikė.

 

Lajmetari:29.10.2006. |top | Commente | Printo