Kronika
RRITET BASHKĖPUNIMI POLICI-KOMUNITET
Nė kuadrin e takimeve me komunitetin, perfaqėsues tė
komisariatit tė policisė Berat dje rreth orės 11:30 kanė ndalur pėr herė
tė dytė brenda pak muajve pėr tė zhvilluar njė takim me banorėt, kryepleqtė
e fshatrave, dhe njė pėrfaqėsi tė shkollės sė mesme tė bashkuar tė fshatit
Syzes, komuna Poshnje. Nė kėtė takim krahas pėrfaqėsuesve tė pushtetit vendor
si kryetari komunės Poshnje Meleq Lila, dhe kryeplakut tė fshatit Poshnje
Ramadan Baho merrnin pjesė edhe pėrfaqėsuesit e policisė sė rendit dhe kreu
i policisė sė Beratit Nikolla Vatnika. Objekti i kėtij takimi ka qėnė forcimi
i bashkėpunimit komunitet- polici, me qėllim parandalimin e krimit dhe rritjen
e zbulueshmėrisė sė autorėve tė veprave tė ndryshme kriminale. Takimin e
hapi kryetari i komunės Poshnje, i cili pasi vlersoi punėn shumė tė mirė
tė policisė pėr sigurimin e rendit dhe tė qetėsisė nė kėtė komunė u shpreh
Jemi tė kėnaqur nga puna e deritanishme e policisė sė shtetit nė drejtim
tė sigurisė sė rendit, por pėr tė rritur mė tej besimin e krijuar tė komunitetit
ndaj strukturave tė rendit meqenėse komuna Poshnje, shtrihet pėrgjatė dy
rrugėve nacionale Berat-Lushnje dhe Berat Fier, pėr shkak tė kėtyre rrugėve,
elementė tė ndryshėm kriminalė e kanė mė tė lehtė pėr tė vepruar, ndaj kėrkojmė
qė nė kėtė komunė tė ketė edhe njė patrullė policie. Kjo, kėrkesė e kryetarit
tė komunės M.Lila u quajt e drejt nga komisari Nikolla Vatnika, i cili premtoi
se sė shpejti nga sektori i policisė sė rendit do tė planifikohet edhe njė
shėrbim patrulle pėr komunėn Poshnje. Njė problem tjetėr qė u ngrit nė kėtė
takim ishte edhe ai i lehtėsimit tė qarkullimit rrugor, sidomos nė ditėt
kur nė tė dy krahėt e rrugėve nacionale zhvillohet tregu i prodhimeve bujqėsore
dhe industriale. Edhe pse deri tani sigurimi i rendit dhe i qetėsisė publike
nė tė gjitha shkollat e komunės Poshnje ka qenė i kėnaqshėm ,pėrfaqėsuesit
e nxėnėsve tė shkollės sė mesme tė bashkuar tė fshatit Syzes i kėrkuan policisė
qė tė tregojė mė shumė kujdes, sidomos pėr tė larguar nga ambjetet pėr rreth
shkollės disa nga tė rinjtė adoleshentė qė parkojnė makinat dhe qė mund
tė provokojnė nxėnėset e shkollės sė mesme. Shefi i komisariatit tė Policisė
Nikolla Vatnika pasi dėgjoi dhe vlerėsoi kėrkesat e pėrfaqėsuesve tė komunitetit
tė komunės Poshnje tha : - Takimin e sotėm e vlerėsoj si shumė tė frytshėm
dhe si domosdoshmėri tė punės sė policisė pėr tė parandaluar krimin dhe
rritur zbulueshmėrinė ndaj autorėve tė veprave tė ndryshme kriminale. Asnjėherė
nuk mund tė pretendohet pėr arritje dhe suksese tė policisė pa bashkėpunimin
me komunitetin. Policia do tė jetė gjithmonė nė shėrbimin tuaj dhe pėr tiu
shėrbyer sa mė mirė lipset edhe njė bashkėpunim shumė i mire i strukturave
tė policisė sė shtetit me tė gjithė faktorėt dhe aktorėt pėrfaqėsues tė
kėtij komuniteti.
Abedin Kaja