Editoriali i "Lajmetarit"
kronika e numrit 160 date 30 tetor2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

Yzedin HimaY. Hima

 

 

HOME NEWS EDITORIALE

Tregu informal vret ēdo ditė tregun ligjor

Nė Shqipėri ka dy jetė paralele: njė ligjore dhe njė e paligjshme

Flitet se Shqipėria noton nė tregun informal. Ndonėse ka njė pėrpjekje nga organet tatimore pėr tė vjelė tatimet dhe taksat e ndryshme, infomaliteti duhet tė jetė nė njė shkallė mjaft tė lartė. Pohimet e qeverisė shqiptare dhe tė organizmave ndėrkombėtare flasin pėr njė pjesė tė rėndėsishme tė ekonomisė qė zhvillohet jashtė rrugėve ligjore. Organet e tatimeve dhe tė taksave, qoftė ato tė pushtetit vendor, qoftė ato me varėsi vertikale mjaftohen qė tė vjelin taksa te biznesi i ligjshėm, i cili nė fakt nuk ka fare nevojė pėr presionin e kėtij shėrbimi, sepse faturat i paguan rregullisht dhe nė kohėn e duhur. Biznesi i ligjshėm ka mjaft nevojė pėr organet tatimore pėr tė siguruar rregulla loje brenda tregut. Ka nevojė pėr tė shmangur konkurencėn e pandershme tė tregut informal qė lulėzon mu nėn hundėn e tatimorėve dhe taksidarėve qė varen nga pushteti lokal dhe ata qė varen nga pushteti qendror. Hidhni njė sy tezgave qė kanė pushtuar lagjen “30 vjetori”! Ata tregtarė qė zėnė sipėrfaqe sa dy apo trefishi i dyqaneve tė tjerė nuk paguajnė asnjė tatim, nuk paguajnė taksa (me pėrjashtim tė ndonjė 20 lekėshi). Ndėrsa dyqanet me liēencė tė rregullt qė i paguajnė shtetit vendor dhe shtetit qendror qindra mijė lekė tatime dhe taksa, qė u paguajnė shpesh edhe qera tė rėnda pronarėve tė lokaleve, qė paguajnė siguracione pėr punonjėsit, konkurohen pandershmėrisht nga ky lloj tregu, pa folur pastaj pėr ndotjen dhe mjerimin e kulturės sė tregtimit trė mallrave. Tatimorėt qė kėrkojnė tatimet dhe taksat nga biznesi ligjor bėjnė njė sy qorr dhe tė dy veshėt shurdh para kėtij informaliteti gjigand. Nė fakt nuk e pėsojnė vetėm tregtarėt e ligjshėm nga ky informalitet, por e gjithė ekonomia shqiptare. Dhe, kur ndėrkombėtarėt tė japin shifra alarmante tė tregut informal, tatimorėt tanė me kostum lokal dhe kostum qendror hapin gojėn dhe mendohen se ku gjendet ky informalitet, ndėrkohė qė i kanė vjelė taksat dhe tatimet deri nė groshin e fundit nga tė gjithė dyqanet. Po kėta tatimorė dhe taksidarė harrojnė ato tezga mallrash nė ēdo shesh tė qytetit, nė ēdo trotuar, nė ēdo portė shkolle, nė ēdo sofat shtėpie. Aty shitet gjithēka: ushqime, veshje pėr ēdo moshė, enė kuzhine, paisje pėr ndėrtim, paisje elektrike, kanceleri etj. etj. etj. Tregtarėt e ligjshėm luten e luten se mos ndonjė blerėsi i merr Perėndia mendjen dhe kthehet nė dyqanin e tyre pėr tė blerė diēka.
Tė gjithė qytetarėt e shohin kėtė skenė qė pėrsėritet ēdo ditė, ēdo javė, ēdo muaj, ēdo vit, me pėrjashtim tė tatimorėve dhe taksidarėve tanė syshqiponjė.
Nė Shqipėri ėshtė e dukshme, qartėsisht e dukshme se ka njė jetė paralele: njerėz qė jetojnė ligjėrisht dhe individė qė nuk e njohin dhe nuk e pėrfillin ligjin. Disa i paguajnė faturat e energjisė elektrike, disa nuk i kanė paguar qė nga viti 1991 dhe presin qė nė ndonjė prag fushate elektorale tua falė qeveria. Disa i paguajnė taksat, tė tjerėt nuk e dinė se ēfarė do tė thotė taksė. Disa presin lejen pėr tė ndėrtuar, tė tjerėt ngrenė dhjetra kate. Ky dyzim e lodh dhe varfėron qytetarin qė respekton ligjin dhe rregullin dhe e argėton dhe e pasuron atė qė preferon tė jetojė si i paligjshėm. Biznesi i ligjshėm ka mjaft nevojė pėr tatimorėt dhe taksidarėt. Jo pėr t’i kujtuar atij (biznesit) se erdhi data e pagesės sė tatimeve dhe taksave, por pėr tė albitruar, gjykuar lojėn e tregut, e cila kėshtu siē po zhvillohet nuk ėshtė as lojė e tregut tė lirė, nuk sjell as begati ekonomike. Pėrkundrazi. Po vret biznesin e ndershėm, po shkatėrron vendet e punės, po ul tė ardhurat nga biznesi pėr shoqėrinė. Shpesh qytetarėt gjenden para dilemės hamletiane: tė jetojnė ligjėrisht apo tė jetojnė nė mėnyrė tė paligjshme?!
Yzedin Hima

Lajmetari: 30.10..2006. |top | Commente | Printo