Kronika e Beratit
kronika e numrit 159 date 22 tetor 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

Makina me katėr persona ėshtė rrotulluar disa herė nė rrugė dhe mė pas ka pėrfunduar nė kanal

 

HOME NEWS KRONIKA

Kronika

Aksident tragjik, tre persona humbin jetėn nė Kuēovė


Qyteza e Kuēovės ėshtė tronditur edhe nga njė tjetėr ngjarje e rėndė. Tre persona kanė humbur jetėn pas njė aksidenti automobilistik. Aksidenti ndodhi nė afėrsi tė qytetit tė Kuēovės dhe bilanci ishte tragjik: tre tė vdekur dhe njė tjetėr i plagosur.
Si pasojė e rėnies sė njė automjeti nė njė kanal kanė humbur jetėn: 26-vjeēari, Altin Tumani, 27-vjeēari, Erald Dauti dhe 25-vjeēari, Elton Dauti, ndėrsa i plagosur ėshtė, Elton Kėrri. Makina mercedes-benz me targa BR 8254 A, e drejtuar nga Altin Tumani, ka pėrfunduar nė njė kanal nė aksin rrugor, Kuēovė-Ura Vajgurore. Udhėtar tė rastit u kanė dhėnė ndihmėn e parė viktimave tė aksidentit, por pėrveē Elton Kėrrit, i cili ndodhet jashtė rrezikut pėr jetėn, tre personat e tjerė nuk kanė mundur tė shpėtojnė. Ekspertėt e policisė qė mbėrritėn nė vendin e ngjarjes thanė se aksidenti ka ndodhur pėr shkak tė shpejtėsisė sė lartė. Tė rinjtė udhėtonin pėr nė qytetin e Kuēovės pas njė darke mes tyre. Sapo kanė dalė nė rrugė tė drejtė, kanė filluar tė ecin me shpejtėsi. Pėr njė moment, drejtuesit i ka humbur kontrolli i automjetit dhe pėr pasojė makina ka bėrė disa salto nė asfalt dhe mė pas nė anė e rrugės pėr rreth 30 metra. Mjeti ka goditur njė kosh plehrash dhe njė bordurė qė ka qenė nė anė tė rrugės dhe mė pas ka pėrfunduar nė njė kanal tri metra tė thellė. Policia po heton pėr shkaqet e ngjarjes, ndėrsa trupat e pajetė tė viktimave i kanė marrė familjarėt. Policia nuk ka dalė ende nė njė konkluzion, por nga hetimet paraprake, faji i ėshtė lėnė shpejtėsisė sė madhe. Ky ėshtė njė ndėr aksidentet mė tragjike qė kanė ndodhur nė kėtė aks rrugor, i cili ėshtė shumė i rrezikshėm, sidomos pėrgjatė natės, kur nuk ka lėvizje makinash. Nė kėtė rrugė ka edhe probleme sinjalistike dhe tė kufizimit tė shpejtėsisė. Tashmė ėshtė bėrė e modės qė policia t’ia faturojė pėrgjegjėsinė e aksidenteve “gabimeve njerėzore”, ndėrsa asnjėherė problemi nuk shihet tek rrugėt e shkatėrruara dhe mungesa domethėnėse e sinjalistikės.
Lajmetari

Lajmetari:22.10.2006. |top | Commente | Printo