Kultura e Beratit
kronika e numrit 155 date 25 shtator 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

.

 

 

HOME NEWS KULTURE

“SIXHILATI I SHERIJES SĖ BERATIT” NJĖ THESAR I RRALLĖ ENCIKLOPEDIK

 

Berati ėshtė njė ndėr qytetet e rralla jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė Evropėn Jugėlindore, qytet ku janė tė dokumentuara periudha nga mė interesante tė historisė. Kėto periudha fillojnė me krishtėrimit e hershėm, periudha tė cilat Beratin e nxjerin si njė prej qyteteve qė i ka dhėnė botės shqiptare, por edhe kulturės botėrore jo njė emėr, por njė mbiemėr, pra, Beratinus-Beratini. Nuk ka ndonjė qytet tjetėr nė Shqipėri qė tė ketė dhėnė mbiemra pėrveē Beratit. Kjo ėshtė e lidhur me faktin se Berati ka qenė njė nga kryeqendrat kishtare, kronologjikisht mbas Bylisit dhe Gllavinicės si kryeqendėr, sepse si qendėr ipeshkvnore Berati del qė nė shek.IV, kur nuk e kishte kėtė emėr, por kishte emrin Pulheriopolis. Berati e ka ndryshuar disa herė emrin nga Antipatrea, Pulheriopolis, Beligrado dhe mė nė fund Berat, emėr me tė cilin njihet edhe sot. Berati ka qenė kryeqendėr e krishtėrimit nė Shqipėri, rol qė filloi tė zbehej mbas mėkėmbjes sė arkipeshkvisė sė Ohrit. Kodikėt e Beratit dėshmojnė se nė Shqipėri ka pasur njė shkollė tradicionale shkruesish nė gjuhėn perandorake, nė radhė tė parė nė gjuhėn greke, pasi Berati bėnte pjesė dhe ishte nėn juridiksionin e Patriarkanės sė Stambollit. Pra, Shqipėria kishte njė shkollė shkrimesh dhe Berati ishte kryeqendra e kėsaj shkolle. Kanė ekzistuar zeje, shkolla tė vėrteta ku nxėnėsit mėsonin bukur-shkrim, pėr t’u pėrgatitur si kopjues tė letėrsisė ungjillore dhe biblike. Qyteti plak thuaj se nė tė njėjtėn moshė me Romėn, kandidat pėr t’u pranuar nė vlerat e kulturės botėrore UNESCO, tashmė e ka dėrguar pėrfaqėsuesin e vet nė kėtė tempull tė kulturės.Me “Kodikun e Purpurt” Bera-tinus1 ose Beratinus, Berati zė njė vend nė hapėsirėn shpirtėrore tė njerėzimit. I shkruar me ar dhe argjend ai ėshtė dėshmi e njė shkolle vendase e kopjimit tė teksteve tė shenjta. Dėshmi e Beratit si qytet i skriptorėve nė shek. IV-V ose i shkruesve tė fjalės sė shenjtė “skriberėve” qė ishin “mjeshtėr tė njė prej arteve mė tė vjetėr tė zbatuar, artit tė bukurshkrimit”.Jo vetėm nė periudhat e hershme tė krishtėrimit, por edhe nė ato tė mėpasme tė Bizantit dhe tė periudhes sė pushtimit otoman Berati do tė ngelet qyteti ku janė zhvilluar dhe kryqėzuar kultura dhe ngjarje nga mė interesantet. Krahas kodikėve qė flasin pėr periudhėn e hershme tė shkrimit nė Berat, ky qytet ka edhe njė regjistėr tė rrallė tė quajtur “Sixhilati i Sherijes sė Beratit”.
Sixhilet e sherijeve janė burime arkivore ku krahas tė tjerave flasin edhe pėr kalimin e qytetėrimeve nga Lindja drejt Evropės.Sipas prof.Shaban Sinani, Berati ose “Beligradi shqiptar” ka sixhilatin mė tė plot. “Sixhilati i sherijes sė Beratit” ėshtė njė burim tė dhėnash tė pazė-vendėsueshme pėr popullsinė, pėr pronat, pėr zhvillimin dhe dhėnien e sė drejtės, pėr emėrimet dhe lirimet e funksionarve tė administratės, dėnimet dhe gradimet, ndėshkimet dhe shpėrblimet, gjendjen kulturore dhe fetare, raportet e sė drejtės shtetėrore me ato etno-zakonore, luftrat dhe paqen, kryengritjet dhe nėnėshtrimet, ndodhitė e natyrės, epidemitė, vitet e urisė, vitet e bollėkut, mbrekullitė dhe ēuditė e botės etj. “Sixhilati i sheries sė Beratit” pėrmban tė dhėnė jo vetėm pėr botėn shqiptare, por pėr njė hapėsirė mjaft tė gjerė, prej Besarabisė(Moldavi), Polonisė, Rusisė, Venetikut, deri nė Gjibraltar. Rreth vlerave tė kėtij regjistri janė botuar njė sėrė studimesh nga prof. Sh.Sinani, prof, S.Pulaha, prof, G. Shpuza dhe E.Duka.”Sixhilati i sherijes sė Beratit”ėshtė mbajtur prej qindra duarėsh, me kaligrafi nga mė tė ndryshmet, nė vazhdimėsi kronalogjike tė pandėrprerė, duke filluar nga viti 1603 dhe duke u mbyllur nė vitin 1913.

Rėndėsia e ketij arkivi ėshtė e jashtezakonshme pėr tė studiuar funksionimin e nje qeverisje me sinkretizėm tė theksuar pushtetesh, jo vetem tė pushtetit laik me atė fetar, por edhe te pushteteve laike brenda pėrbrenda tyre. Dhjetėra e dhjetėra fermane qė kanė prurė nė kėtė pjesė tė perandorisė kumtet e qendrės gėrshetojnė pushtetin ligjvėnės me atė zbatues dhe me dhėnien e sė drejtės. Fermani ishte njeheresh dekret-ligj, urdhėr pėr t’u zbatuar dhe vendim i formės sė prerė nga pikpamja e pushtetit tė sė drejtės. Nė kushtet e sotme, kur rajone tė tėra tė globit po shkojnė me ritėm tė shpejtė drejt bashkimit nė struktura tė federuara, nė shtete shumekombėshe, me karakter multikulturor, multi-fetar e multialfabetik, “Sixhilati i sheries sė Beratit”, duke qenė integral nė shtrirje kohore e hapėsinore, merr nje rėndėsi tjetėr, jo vetėm pėr njohjen e historisė. Dėshmitė qė janė regjistruar nė kėtė sixhil tregojnė se si kanė mundur tė jetojnė nėn njė strehė, nėn tė njėjtin pushtet absolut tė centralizuar, popuj jo vetem etnikisht, gjuhėsisht e gjenetikisht tė ndryshėm, por tė tillė po aq tė ndryshėm edhe nga pėrbėrja demofetare, demorajonale dhe demo-kulturore.

Me nje vlere specifike janė aktet administrative tė qėndrės sė perandorisė kopjuar nė “Sixhilatin e sherijes sė Beratit” mbi tė drejtat e bashkėsive tė krishtera, mbi mbrojtjen qė u ofron atyre ligji. Nė njė dekret sulltanor tė vitit 1680 caktohen taksat qė ka pėr tė mbledhur mitropoliti Ignatios nė rajonin kishtar nėn autoritetin e tij. Nė njė dekret tjetėr afėrsisht tė sė njėjtės kohė urdhėrohen autoritetet vendore tė lirojnė shtėpitė e zaptuara tė tė krishterėve tė lagjeve Mangalem e Goricė dhe tė bėhėn meremetime nė kishat e vjetra tė qytetit, duke i lejuar priftėrinjtė t’i rindėrtojnė ato sikurse kanė qėnė mė parė.Njė numėr i madh urdhėresash tė pushtetit perandorak konfirmojnė nė detyrė hierarkėt e lartė tė kishės ortodokse, emėruar mė parė nga autoriteti kishėtar, siē ėshtė rasti i zėvėndėsimit tė patrikut tė Beratit Ignatios me Dionisin (1845); i emėrimit tė priftit Jermanos patrik i Ohrit (1647) e tė tjera tė ngjashme. Kumtet perandorake qė janė kopjuar nė “Sixhilatin e sherijes sė Beratit” janė me njė larmi tė jashtė-zakonshme. Fermanėt, beratėt, hyxhetėt dhe ilamėt, urdhėrat dhe bujurullditė, mund tė sjellin kumte qė kanė tė bėjnė me gjithė ballkanin, por mund tė sjellin edhe kumte fare tė zakonshme, pėr shembull, pėr mėnyrėn e ndarjes sė pasurisė nė njė familje me konflikt tė brendshėm ose per caktimin e pjesės sė prikės sė vajzės sė njė dyqanxhiu. Kjo lidhet me faktin se nė Perandorinė Osmane ēdo shtetas , pavaresisht nga rajoni ku banonte, besimi qė kishte dhe shkalla e pasurisė vetjake, kishte tė drejtė t’i ankohej drejtpėrdrejt sulltanit.

Administrata qėndrore e Perandorisė e kishte pėr detyrė tė vlerėsonte ankimet e shtetasve dhe sulltani urdhėronte pėr zgjidhjen e njė konflikti nė familje me tė njėjtin autoritet si dhe pėr zgjidhjen e njė sherri midis institucioneve ose funksionarėve tė pushtetit vendor. Pėr kėtė arsye, nė “Sixhilatin e sherijes sė Beratit”, sikurse dhe nė sixhile tė qyteteve tė tjerė tė Shqipėrisė, ka akte tė panumėrta sulltanore,qė urdherojnė rregullimin e marrėdhenieve tė brendshme nė familje, jo vetėm ato midis institucioneve tė shtetit; sidomos tė familjeve tė mėdha dhe tė pasura, por madje edhe tė varfanjakėve. Nė kėtė arkiv gjenden sistematikisht dhe me pėrsėritje tė rregullt akte urdhėruese, qė kanė tė bėjnė me ndėrhyrjen e pushtetit perandorak nė funksione qė normalisht do t’i takonin sė drejtės etno-zakonore: pėr zgjidhjen e ankesės sė njė gruaje qė i mungon interesimi i burrit (1646); pėr lidhjen e njė martese me prikė tė zakonshme prej 8 mijė akēe (1647); pėr venie kurore dhe zgjidhje martesash me kurorė midis tė krishterėve e myslimanėve dhe nė ēifte me pėrbėrje fetare heterogjene (1676,1681); pėr martesa dhe shkurorėzime me vullnet tė deklaruar tė gruas (1678); pėr kthim paje dhe caktim haku tė kurorės grave tė divorcuara (1678,1679); pėr caktim kushtesh tė kurorėzimit tė myslimanėve me tė krishterėt (1682,1701,1706); pėr kthim pronash trashgimtarėve tė ligjshėm, tashmė nė moshė madhore dhe me zotėsi pėr administrimin e tyre (1682).
Nje kategori aktesh doku-mentare qė pėrmban ky sixhil nė njė anė ngjajnė si vendime gjykate, nė njė anė si vendime pleqnarėsh qė mbėshteten nė kanunet e vendit dhe vetėm sė fundmi mund tė konsiderohen si akte zyrtare tė pushtetit perandorak:njė grua e krishterė deklaron se nuk duhet t’i lidhet kurora pa qėnė vetė e pranishme (1684, 1695, 1701, 1687, 1752); pėr zgjidhjen e njė konflikti nuse-vjehrrė, duke qėnė se kjo e fundit nuk i njeh tė drejtėn e trashėgimit tė pasurisė lėnė nga i shoqi i vdekur (1701); pėr martesat nėn moshė dhe martesat me kusht nė rastet kur ēifti nuk ėshtė i tė njėjtit besim, dokument nė latinisht dhe osmanisht (1707, 1749); pėr miratimin e kėrkesės sė njė gruaje nga njė fshat i Beratit, qė ankohet se i shoqi e ka rrahur (1812); pėr marrje haku tė jashtėzakonshėm pėr prishje tė kurorės deri nė 108 mijė akēe (1696,1750); pėr caktimin e prikės sė njė vajze tė klasės sė lartė, bijės sė Mahmud pashė Velabishtit , qė do tė martohet me Sulejman pashė Elbasanin ,me njė prikė prej 120 mijė akēe (1739); njė vajzė refuzon fejesėn dhe deklaron se do tė martohet me djalin qė do (1831); tė krishterėt kėrkojnė tė celebrojnė martesėn para kadiut (1680); caktohet 1001 flori Stambolli haku i kurorės sė martesės sė Islam bej Kėrcyrės me tė bijėn e Ymer beut (1874);pėr dėmet e jashtė-zakonshme qė bėri murtaja e viteve 1814-1816 nė fshatrat e Shqipėrisė dhe ndihmėn qė u duhet dhėnė familjeve tė shka-tėrruara.Ndėrthurja e sė drejtės shtetėrore perandorake me tė drejtėn etnozakonore ven-dėse,deri nė krijimin e njė ekulibri dhe komunikimi tė vijueshėm midis tyre, shprehet nė mėnyrė mė tė qartė nė normat qė pėrmbajnė aktet administrative tė ruajtura nė “Sixhilatin e sherijes sė Beratit” pėr gjakmarrjen dhe hakmarrjen. Dokumenti mė i hershėm pėr caktim gjobe pėr vrasje e plagosje ėshtė i vitit 1606. Janė me dhjetėra aktet e urdhėruara nga pushteti pėr caktim dėmshpėrblimi a gjobe pėr vėllain e vrarė (1678); pėr caktim dėmshpėrblimi gruas sė ve pėr burrin e vrarė, dėmshpėrblim qė duhet ta shpaguajė vrasėsi(1679); caktim dėmshpėrblimi pėr vrasjen e njė robi (1686); pėr mosmarrje gjobe a dėmshpėr-blimi nė rastet e fatkeqėsive aksidentale (1688); pėr falje gjaku pas pagimit tė njė gjobe prej 125 mijė akēedh familjes nė gjak (1815).

Kryeqendra e Perandorisė ishte e vėmendshme ndaj ēdo sinjali qė merrte prej shtetasve tė vet. Ajo arrinte tė merrte informacion dhe tė ndėrhynte nė kohėn e duhur edhe nė diskutimet me karakter kulturor e letrar, nėse kėto diskutime ktheheshin nė ēėshtje publike. Sikurse dihet, Berati lulėzoi si qendėr kulture edhe nė periudhėn e “alhamiada-s” shqipėtare, letėrsisė me alfabet rrokjesor. Bejtet e Nazimit tė Frakullės dhe rivaliteti i tij me myftiun e vendit mulla Aliun bėnė qė qyteti tė ndahej nė dy pjesė dhe tė hynte nė ethet e garės. Shqetėsimi u pėrcoll deri nė qėndėr tė ish-Perandorisė osmane, prej nga sheh-ul-islami i shkroi administratės vėndėse kėtė letėr:
“I ndershmi zoti gjykatės i Beligradit shqipėtar, Mbas selamit, ju bėjmė tė ditur se myftiu i Beligradit shqipėtar Aliu ėshtė hequr nga detyra e fetvasė, meqėnėse jemi lajmėruar qė me sjelljet e tij tė kėqija ėshtė pėrzier nė disa ēėshtje ,duke shkaktuar anarkinė e qytetit. Duhet ta porisitni, nė mėnyrė tė pėrsėritur, qė prej ditės sė sotme tė rrijė nė punė tė vet e tė mos pėrzihet mė nė ēėshtje tė fetvasė. Vesselam” (“Haki Sharofi dhe vepra e tij”.
Me dėshminė e tij tė rėndėsishme tė kronikės politike, shoqėrorė, zakonore dhe natyrore, “Sixhilati i sherijes sė Beratit” ka rėndėsinė e njė banke tė dhėnash. Kronika qė pėrmban ky sixhilat, duke qėnė jo vetėm zyrtare, jo vetėm etnografike, jo vetėm informuese, por edhe kulturore e shkencore, bėn tė mundur tė ndriēohen nyje nga mė tė pasigurtat nė historinė e kėtij qyteti dhe nė njė hapsirė mjaft tė gjerė, thuajse nė tėrė Shqipėrinė. Janė mbajtur shėnime tė hollėsishme pėr vitet me ngjarje natyrore tė papritura ose tė habitshme, vitet e tėrmeteve dhe tė epidemive, tė eklipseve diellore e hėnore, vitet e varfėrisė dhe tė urisė, vitet kur prodhimi ėshtė zhdukur prej “reve tė karkalecave”, viteve me prodhim tė pėrkohshėm, vitet me ngatėrrime tė jashtė-zakonshme tė fenomeneve stinore (borė nė verė, prodhim bujqėsor nė tė lashtat gjatė pranverės).

Ka akte zyrtare qė duket sikur pėrmbajnė infor-macion tė padobishėm pėr historinė, por, nė fakt, qysh nė pikėnisje informojnė pėr ekzistencėn e njė shqetėsimi nė jetėn e shoqėrisė, siē ėshtė njė urdhėr i vitit 1828, sipas tė cilit ndalohet mbajtja nė publik e rrobave tė ēmuara, tė qėndisura me ar e argjend. Vetė ky dokument mund tė ketė buruar ose nga vullneti qeverisės pėr tė mos lejuar dallime tė dukshme nė jetesėn e popullit, ose nga pėrhapja e madhe e veshjes sė kushtueshme aristokratike dhe tė pėrdorimit tė metaleve tė ēmuara pėr to.Vetėm nė njė regjistėr tė sherijes sė Beratit, me tė dhėna pėr tarikatet dhe tregėtinė, mbajtur qė nga viti 1170 hixhri dhe pėr rreth 30 vjet nė vijim , gjenden shėnime pėr 454 argumente, tema ngjarjesh qė i pėrkasin kėtij qyteti.

Pėrgatiti
Abedin KAJA

Lajmetari i Beratit

 

Lajmetari:25.09.2006. |top | Commente | Printo