Nėpėr faqet e gazetės Lajmėtari
Kur analizat bėhen gjysmake
Nė shkrimin e radhės opinionisti i gazetės, qė merret me tema tė mėdha,
kėtė herė analizon dy tipare, qė sipas tij karakterizojnė politikėn shqiptare
(vetėm tė dy partive tė mėdha PD, PS). Mbase kėtu ka tė drejtė, se partitė
e tjera janė inekzistente, janė sa pėr kolor politik, sa pėr tė plotėsuar
ngjyrat politike, pėr tė pasur jo sistem njė partiak, por njė me shumė parti,
ose multipartiak, siē i thonė politologėt, qė kanė qejf fjalėt e huaja,
pėr tė treguar kulturėn e tyre. Analisti thotė, pas pėrkufizimeve teorike
se ējanė partitė e politika, futet nė temė dhe ...direkt nė vitin 1990
(qė gabimisht e quan si vit qė PD erdhi nė pushtet), kur nė fakt ėshtė krejt
ndryshe, mė 1990 u formua si forcė e re politike PD, ndėrsa PS nė qershor
tė vitit 1991, kapėrceu Ylberin (qė sot Edvini e ka bėrė simbol tė partisė
qė ia mori Nanos), PD nė pushtet erdhi pas fitores plebishitare tė vitit
1992.
Nuk pati kurrėfarė prepotence dhe as brutaliteti qeverisja e PD, jo. Analisti
harron tė thotė se pėr pėrpos fanatikėve tė PP dhe tė polibyroistėve, tė
cilėt u ligėshtuan me tė drejtė se e ndienin se do tė humbisnin privilegjet
dhe kolltukėt, qenė dhe jeniēerėt e tyre, ata qė u quajtėn Vullnetarė
tė Enverit, qė u printe njė oficer i pėrjashtuar nga PP, pėr arsye politike.
Qenė pikėrisht kėta vullnetarė, qė ata qė nuk u arratisėn jashtė atdheut,
u futėn nė radhėt e partisė qė kapėrceu ylberin dhe u bė Parti, nga komuniste
nė socialiste. Nga viti 1992 deri nė vitin 1996 qeveria e PD-sė ndėrmori
njė varg tė tėrė reformash, nga mė tė rėndėsishmet, e deri mė tė vėshtirat.
Nuk po i zėmė me gojė tė tjerat, vetėm tė bėjė bukėn nga 40 lekė tė vjetėr,
nė 400 lekė tė vjetėr, duhet tė pyesje veten mirė. Kėtė e bėri PD, Sali
Berisha dhe Aleksandėr Meksi duke u ndeshur ēdo ditė me propagandėn e poshtėr
tė PS-sė. Le tė pranojmė vetėm pėr njė ēast se PD-ja gaboi, qeveria Meksi
gaboi, presidenti Bersiha gaboi, u treguan brutalė, megjithėse gjėkundi
nuk duken shenja tė tilla. Nėse ėshtė fjala se u pėrdor forca e ligjit kundėr
njė deputeti qė bėnte thirrje pėr thyerje kafkash, atėherė, kėta deputetė
paqėsorė dhe kjo parti qengjash tė urtė e tė kulturuar, pėrse nuk pėrdorėn
tribunėn e kuvendit, tė shkaktonin krizė kuvendore a politike dhe tė ēonin
vendin nė zgjedhjet e reja? Jo, jo, bijtė, nipėrit dhe dhėndurėt e byroistėve
i kishin marrė masat me kohė. Ata me kapterėt e gardės Vehbi Alimuēa e Rrapush
Xhaferri, me konsulent Arben Malajn dhe avokat firmash Bujar Himēi, me drejtorė
filialesh, kryetarė komitetesh e sekretarė partishė si Xhemal Dauti me shokė,
kishin pėrgatitur dhe shtėmbėn dhe vegjėn. Atė qė deshėn, e bėnė mė 1997.
Analisti pėr tia adresuar PD-nė gjėmėn e vitit 97 thotė: Pikėrisht ky
brutalitet qė bėri PD-ja, nuk tregon asnjė rast brutaliteti) tė ēojė vendin
drejt greminės dhe vazhdon mė poshtė: Pavarėsisht se ēfaktorė tė tjerė
ndikuan qė pėrshpejtuan ngjarjet e vitit 97, pėrgjegjėsia kryesore bie
mbi PD-nė, kryeministrin Meksi (ėshtė i pari qė e pėrmend kėtė gjė) dhe
Presidenti Berisha. Pikėrisht ata , faktorėt e tjerė, qė ndikuan nė pėrshpejtimin
e fakteve nuk pėrmend analisti, por u largohet si djalli temjanit. Dhe nė
60 rreshta qė vazhdojnė mė poshtė analisti bėn ēmos tė fajėsojė ata qė akoma
kėrkush nuk i ka gjetur, madje nuk i gjetėn as vetė socialistėt qė u torturuan
nga 92 deri nė 97, kur ishin vetė nė pushtet pėr tetė vjet me radhė.
Rreziku i kėsaj analize ėshtė se analisti duke bėrė krahasim, apo duke u
rrekur tė bėjė analiza filozofike, bėn krahasim me prepotencėn, ose me
brutalitetin e vitit 97, me atė brutalitet qė ngelėn duke pėrtypur si
ēamēakiz nėpėr dhėmbė liderėt e sė majtės. Analisti i bie pragut tė dėgjojė
dera, se po vazhduat kėshtu me brutalitet, populli do revoltohet (ēudi
deri mė sot nuk kemi parė popull tė revoltuar), pėrpos atyre qė u premtuan
vetė pėr 8 vjet me radhė e nuk mbajtėn asnjė premtim. Skujtoni familjet
qė kanė hyrė nė grevė urie pėr pallatin qė po i zė poshtė? Nė sa kronika
e kemi parė 8 vjet me radhė? Kujtoni shkollat e Edvin Ramės nėpėr fshatra,
por brenda nė Tiranė se si janė sot nė ditėn e parė tė shkollės. Ėshtė mirė
qė analistėt, qė tu shkojė dhe kostumi i paanshmėrisė tė jenė konkretė
e tė drejtė. Kjo pėr brutalitetin politik. Sa pėr servilizmin politik nuk
dua tė zgjatem, vetėm se dua tė them, ku qe nė tė tilla analiza pėr ish-pozitėn
dhe lidierin e saj gjatė tetė vjetėve? Cilėt janė deputetėt servilė qė i
lėpiheshin Nanos dhe sot po i lėpihen Ramės. Deputetėt nuk kanė pse ti
lėpihen elektoratit, ata vetėm se e gėnjejnė atė, sa pėr tu lėpitur ata
i lėpihen dhe paguajnė vetėm partinė. Ne i dimė se ēfarė premtuan, e ēfarė
bėnė pėr tetė vjet deputetėt rozė. Ku janė, pse nuk duken? Pse nuk vijnė
tė thonė se tetė vjet ata bėnė namin me punė e vepra? Ndėrsa tani, nuk kanė
se ētė bėjnė, se nuk i lė Saliu!!! Dua ta mbyll me njė paragraf qė mė bėn
pėrshtypje jo tė mirė, tė shahs atė qė ke lėvduar dikur me tėrė superlativat,
nuk ėshtė gjė tjetėr vetėm se servilizėm politik nė favor o tė njė njeriu
tjetėr, o tė njė force tjetėr politike, ose tė ka hyrė vetja nė qejf.
Zgjedhja e Presidentit do transparencė tė madhe
Tomori pėsoi humbjen tjetėr tė pritshme. Tomori ska pse tė gjėmojė
e bubullojė, as tė vetėtijė e tė shkretėtijė rrufe e zjarr. Duhej jo tani
nė fund tė shtatorit tė binin kėmbanat, por qė nė gusht nga njė grusht.
Diku lexova se po ēel dielli pėr Tomorin. Po afrohet njė zemėrbardhė.
Pėrpara se ta mburrim e ta ngremė nė qiell, ata qė
e kanė pėr detyrė, dhe ai vetė, pėr popullindueht tė tregojė xhepat.
Ēfarė duhet tė dinė qytetarėt, por dhe futbollistėt dhe drejtuesit, jo vetėm
tė klubit, por dhe tė bashkisė, tė federatės. Ējanė kėto qė duhet tė dimė?
1. Nga e kanė burimin tė ardhurat e tija?
2. Sa janė kėto tė ardhura nė muaj?
3. A i ka paguar detyrimet ndaj shtetit?
4. A i ka borxhe kujt tjetėr?
5. Ēfarė mendon se do tė bėjė pėr skuadrėn?
6. Ēfarė kėrkon ai nga shteti?
Mua mė vjen mirė qė njė pinjoll i njė familje sportistėsh (mundėsish) i
afrohet futbollit, por mė habit fakti, pėrse nuk sponsorizon sportin e mundjes
qė ka mė shumė arritje, nuk bije kurrė nga vendi i parė, i dytė dhe i tretė
qė ka disa kampionė kombėtarė, por dhe disa mundėsa qė kanė fituar medalje
ari nė veprimtari ndėrkombėtare. Jo, tė mos keqkuptohemi, nuk kam asgjė
pėrse sponsori i ri qė vjen nga njė familje mundėsish ( nė mos ka qenė dhe
vetė mundės), i largohet mundjes dhe zgjedh futbollin, kur pėr tė mbajtur
futbollin duhen paguar tė paktėn 20 futbollistė, dy e tre trainerė, duhet
ēdo dy javė tė udhėtosh nėpėr qytete tė tjera? Kur mundja ka vetėm 8 vetė
dhe nuk kėrkojnė qiqra nė hell, siē duan ēunat qė luajnė me top, qė pėr
hir tė sė vėrtetės do thėnė se pėrpos punėve qė (nuk) bėjnė nėpėr ndėrmarrje
qė varen nga bashkia, marrin rrogė, por duan dhe nga njė thelė mbi bisht.
Nejse, kjo ėshtė ēėshtje tifozllėku e gustoje. Kam pesė lekė dhe do ti
jap pėr x sport, se mė pėlqen. Por, ėshtė dhe e drejta
jonė si sportdashės tė Tomori qė e ndjekim nė tė mirė e nė tė keq, qė
tė dimė se ku i ke gjetur paratė. Kėto para pėr sa kohė dalin qė
tė paguash sportistėt, trainerėt? Ke hyrė me idenė se sa do tė fitoj unė
nga sporti? Sa do tė mė teprojnė mua nga ndonjė tender qė do tė merret pėr
tė rregulluar stadiumin qė po bije? Shkurt fjala, halli i futbollit ėshtė
ky: sponsori i ri, a i ka lekė kujt borxh, siē kishte i ndjeri Malollari?
Pėr fat tė keq, skuadra e Tomorit ka patur eksperiencė tė hidhur me presidentėt
paraardhės. Ėshtė njė para e madhe qė duhet tė mbahet njė skuadėr futbolli.
Puna ėshtė qė skuadra tė mos ngelė pa e mbyllur sezonin e tė thotė: Kaq
kisha, kaq dhashė. Kėto gjėra bashkia dhe kryesia e klubit duhet ti sqarojė
mirė.
Jashtė faqeve tė gazetės pėr gazetėn
U bėnė vite qė e ndiej veten tė privilegjuar qė nė kėtė gazetė prestigjoze,
qė po jeton me njė heroizėm, ėshtė pėr patur zili. Ekipi drejtues i saj,
ose mė mirė ata qė bėjnė tė mundur daljen e kėsaj gazete, gjithė e gjithė
katėr vetė janė, njė kryeredaktor prestigjoz, njė punonjėse grafike e talentuar,
njė drejtues me autoritet dhe kompetent si dhe njė menazher i papėrtuar.
Disa tė tjerė qė bėnin, por qė bėjnė dhe tani be e rrufe se pėr Beratin,
pėr emrin e tij tė mirė janė gati tė falin dhe xhanin, pasi hodhėn lumin,
e harruan kalin (ata nuk e shanė, nuk e shanė se kali nuk ka noksanllėk).
Po a e meriton kjo gazetė kėtė indiferencė jo vetėm nga bashkėqytetarėt
e vetė, por dhe nga institucionet qė kryejnė aktivitet nė Berat? Kam tre
kėrkesa pėr mbarėvajtjen e gazetės. Ėshtė gjynah qė nė njė gazetė qė shkruajnė
firma si ajo e Balil Gjinit, Simon Vrushos, Agim Mehqemesė, Yzedin Himės,
gazetarėve dhe tė shtypit qendrorė si Kaja dhe Xhelili, por dhe analistė
si Pjetri e Kuka, gazetarė sportivė si Pambuku e Buda, gazetarėt pa diploma
si Vrapi, Bobo, Jorgji Bendi e Mishaxhiu, Usta Josif Mio, e humoristin Troka,
por pa harruar mėsuesin dhe shkrimtarin Namik Selmani, por mė vjen keq se
disa firma nuk po duken mė, kjo mė duket se e ka njė shpjegim. Ata, ma do
mendja qė nuk po shkruajnė, sepse nuk po paguhen! Ta
dinė ata dhe tėrė beratasit, se nė kėtė gazetė pėrpos asaj qė pėrpunon artin
grafik, qė paguhet modestisht sa ska ku tė vejė mė, tė tėrė janė bashkėpunėtorė
vullnetarė. Tė paktėn kėshtu na ėshtė thėnė, por nėse kjo nuk ėshtė
e vėrtetė deh janė bėrė diferencime, atėherė gazeta nuk do ta kishte besueshmėrinė.
Kjo gazetė vullnetarėsh duhet tė gjejė pėrkrahjen
nė radhė tė parė nga qytetarėt e saj, qė kanė lokale me tavolina si bare,
kafene, restorante, tė marrin ēdo javė, ēdo tė hėnė, nga 5 gazeta.
Tė marrin nga njė gazetė ēdo person qė ka njė biznes si shitės buke ushqimoreje,
fruta-perime, mishshitės. Kėto janė me qindra dhe sikur vetėm kėta ti blinin
gazetat, nuk do tė ngelte kopje pa shitur. Nė ēdo shkollė tė qytetit, por
dhe tė fshatit tė dėrgohen ēdo tė hėnė, tė paktėn nga 5-6 gazeta. Gjithashtu
njė ndihmesė do tė jepnin dhe dėrgimi i gazetave nė zyrat shtetėrore si
nė tatim- taksa, KESH, DSHPSH, spital. Kėrkesėn e dytė e kam pėr tėrė ato
filiale bankash dhe filiale tė AMC dhe Vodafonit e Albtelekom tė bėnin tė
mundur sponsorizimin e daljes sė gazetės dhe me disa faqe mė tepėr dhe tė
paktėn tė dilte dy herė nė javė.
Kėrkesė pėr gazetėn, stafin drejtues: tė mos harrojė
se gazeta ėshtė si puna e kafesė sė mėngjesit, po e pive sapo ngrihesh tė
shijon, mė vonė nuk tė vete mendja mė. Ėshtė gjynah qė gazeta disa
herė vjen mė shpejt nga Tirana nė Berat, se sa nga Berati nė Berat. Dhe
e fundit nuk do tė jetė pa interes qė tė paktėn njė herė, nuk po themi ēdo
muaj, kjo do tė ishte mė e mira, por tė paktėn njė herė nė dy muaj, tė mblidhen
tėrė ata qė shkruajnė bashkė e tė flasin pėr hallet e planet e tyre.
