Kronika e Beratit
kronika e numrit 157 date 9 tetor 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

Besnik Shuka

 

HOME NEWS KRONIKA

Kronika

Vritet Besnik Shuka


Dėshmitari kyē i procesit gjyqėsor nė ngarkim tė ish- drejtorit tė policisė sė Beratit, Ilirjan Dida, ėshtė ekzekutuar nga bashkėshortja e tij. Besnik Shuka ėshtė vrarė nė dhomėn e gjumit nė orėt e para tė mėngjesit dhe pėrgjegjėsinė pėr kėtė vrasje e ka marrė bashkėshortja e tij, Lindita Shuka. Ajo ėshtė dorėzuar nė polici dhe tha se e ka vrarė bashkėshortin pėr motive xhelozie. Besnik Shuka, nga i akuzuar pėr vrasjen e Gjergj Gushalit nė nėntor tė vitit 2001, ėshtė shndėrruar nė dėshmitarin kryesor, pėr kėtė vrasje, pėr tė cilėn akuzohet ish- drejtori i policisė sė Beratit, Ilirjan Dida. Sipas tė dhėnave tė policisė, Lindita Shuka ka vrarė bashkėshortin me njė automatik Skorpions, me njė tek tė shtėnė nė kokė, ndėrsa ishte prezent edhe fėmija i vogėl i ēiftit. Gruaja ka njoftuar policinė me telefon, ndėrsa viktima ėshtė transportuar pėr nė spital, por ka ndėrruar jetė. Shuka u arrestua mė shumė se njė muaj mė parė, por mungesa e provave bėri qė ai tė lirohet nga akuza pėr vrasjen e Gushalit. Njė muaj mė parė ai ka dėshmuar nė gjykatė, dėshmi e cila indirekt implikonte Ilirjan Didėn.
Vrasja
Sipas tė dhėnave paraprake tė policisė, vrasja ėshtė kryer rreth orės 02:30 minuta tė mėngjesit nė hotel “Belinda”, pronė e Besnik Shukės. Policia thotė se 35- vjeēarja, Lindita Shuka, nėnė e tre fėmijėve, ėshtė ndaluar pėr vrasjen e kryer. Sipas policisė, Lindita e ka qėlluar Besnik Shukėn, me njė automatik Skorpions. Ajo ka qėlluar vetėm njė herė nė kokė, ndėrsa bashkėshorti i saj po flinte. Ndėrkohė, rreth orės 04:00 tė mėngjesit, Lindita ka bėrė njė telefonatė nė polici dhe ka njoftuar pėr vrasjen. Drejt hotelit kanė shkuar me dhjetėra forca policie. Viktima ėshtė marrė nga urgjenca dhe ėshtė dėrguar nė spital i gjallė, por atje ka ndėrruar jetė. Policia ka ndaluar Lindita Shukėn, 35-vjeēare, lindur nė Laprakė tė Tiranės dhe banuese nė Berat. Ajo ka pranuar vrasjen e kryer.
Dėshmia
Policia ka shoqėruar nė komisariat Lindita Shukėn ku e ka marrė nė pyetje nė lidhje me ngjarjen. Bashkėshortja e viktimės ka pohuar se ajo ėshtė autore e vrasjes. Ajo ka thėnė se e ka kryer krimin pėr motive xhelozie. Gjatė marrjes nė pyetje, Lindita Shuka, ka refuzuar tė japė pėrgjigje tė tjera tė detajuara. Ajo u ka thėnė policėve se do tė tregonte edhe pėr gjėra tė tjera, por pasi tė ketė folur me avokatin e saj. Pėr policinė, kjo vrasje ėshtė enigmatike. Besnik Shuka ėshtė protagonist kryesor nė gjyqin qė zhvillohet nė ngarkim tė ish -drejtorit tė policisė sė Beratit, Ilirjan Dida. Shuka ėshtė shpallur nė kėrkim nga Dida kur ishte drejtor policie, pėr njė vrasje, pėr tė cilėn tashmė akuzohet Dida. Bėhet fjalė pėr vrasjen e Gjergj Gushalit nė Berat, nė nėntor tė vitit 2001. Dida tha se ėshtė gjetur arma e krimit nė shtėpinė e Besnik Shukes, ndėrsa ky i fundit u arratis jashtė vendit. Ai ėshtė kthyer nė Shqipėri, pasi provat u kthyen kundėr Didės, dhe nė favor tė tij. Ai ka dėshmuar nė Gjykatė pak kohė mė parė se nuk ka dijeni pėr vrasjen e Gushalit, ndėrsa atė e kishte parė pėr herė tė fundit nė shoqėrinė e Ilirjan Didės.

 

 

Lajmetari:9.10.2006. |top | Commente | Printo