Kronika e Beratit
kronika e numrit 152 date 4 shtator 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

.

HOME NEWS KRONIKA


Projektprogram pėr aftėsimin e tė verbėrve


Shoqata e pėrgjithshme me seli nė Tiranė me president profesor doktor z. Sinan Tafaj, i cili ėshtė dhe avokat sh.u.sh., ka mbajtur kontakte tė vazhdueshme me shoqatat si motra tė botės prej tė cilave ka sjellė pėrvojėn mė tė pėrparuar tė shoqatave amerikane pėr trajnimin e tė verbėrve, me qėllim qė edhe kėta tė aftėsohen pėr t’i shėrbyer vetvetes sidomos nė mėnyrėn e gatimeve.
Nė kėtė mėnyrė kryesia e pėrgjithshme e kryesuar nga z. Tafaj ka hartuar njė program shumė tė pėrshtatur qė do tė aplikohet nė qytetin tonė nėpėrmjet njė kursi dymujor me pjesėmarrjen e tė verbėrve, i financuar nga shoqata bamirėse amerikane.
Pėr zbatimin nė praktikė tė kėtij projektprogrami shumė tė studiuar, dega e shoqatės nė Berat me kryetar z. Gėzim Lavdari, mė ka ngarkuar mua qė tė zhvilloj temat pėrkatėse mėsimore, mbasi dhe profesioni im i pėrket kėsaj fushe.
Nė bashkėpunim me shoqatėn bamirėse amerikane e cila do tė bėj tė mundur zbatimin e kėtij programi pėr aftėsimin e tė verbėrve, i cili ka si qėllim qė edhe kjo pjesė e shoqėrisė tė mos mbetet nė monotoni e tė presi nga tė tjerėt, por tė bėjė nėj jetė aktive ku nėpėrmejt njė kursi 3 -mujor tė mėsoj si tė gatuaj njė omletė, si tė skuqi njė vezė, si tė gatuaj makarona, si tė bėj njė kafe, si tė rregulloj krevatin, si tė fshijė shtėpinė e tė mbajė pastėr tualetin apo ambjentin pėrreth tij etj. Me aplikimin e kėtij programi ata do tė ndihen mė tė zotė e mė tė pavarur. Ėshtė parashikuar qė si fillim nė kėtė kurs do tė marrin pjesė katėr djem e katėr vajza.
kursi kėrkohet njė ambjent (hyrje 1+1) guzhina me paisjet e saj, dhomė gjumi e mobiluar, banjo e kompletuar, etj.
Vetėm kėshtu realizohet me sukses ky program
Qėllimi kryesor i kėtij programi ėshtė qė tė verbėrit tė thellojnė mė tepėr njohuritė e tyre teorike e praktike nė menazhimin sa mė efikas tė mikroambjentit ku banojnė pėr tė bėrė njė jetė sa mė aktive e tė vazhdueshme.
E dyta, tė marrin pjesė direkt nė tė gjitha aktivitetet qė do tė organizohen me kėtė rast duke kryer nė mėnyrė krejt tė pavarur disa procese punė, tė cilat kėrkojnė saktėsi dhe cilėsi. Tė praktikojnė sa mė shpesh hartimin e disa modeleve qė i pėrkasin ambienteve nė kushte shtėpiake.
E treta, tė arrihet njė formim sa mė i thellė teorik e praktik tė tė verbėrve nėpėrmjet shkėmbimit tė eksperiencės me njėri-tjetrin dhe tė rritin aftėsitė e duhura nė vetėveprim dhe vlerėsim nė mėnyrė tė pavarur nga njėri-tjetri.
E katėrta, tė verbėrit duhet qė me vetė aftėsitė e tyre tė vlerėsojnė saktė situatėn me tė cilėn ndodhen gjithashtu ata duhet tė jenė tė lirė e tė pavarur pėr tė zgjedhur mėnyrėn mė efikase prej tė cilės presin dhe rezultatin e dėshiruar.
Nė pėrgjtihėsi qėllimi i kėtij programi ėshtė qė t’i pėrgatisė tė verbėrit me aftėsitė e nevojshme pėr tė pėrballuar ato vėshtirėsi qė i shkakton mungesa e shikimit.

Josif Mio

 

Lajmetari:4 09.2006. |top | Commente | Printo