Lajme shkurt
Akisident i rėndė nė Zhitom
Luftė pėr gardhin
Toponimet e Beratit nga Ajet Nallbanin
Ndalohet maniaku
Ushqime tė skaduara shiten edhe nė Berat
Akisident i rėndė nė Zhitom
Bie traktori dhe gjen vdekjen drejtuesi i tijė. Aksidenti ka ndodhur rreth
orės 12 nė fshatin Zhitom tė Beratit. Traktorist Sazan Hoxha 48 vjeē nga
fshati Bilēė, komuna Velabisht e Beratit, nė njė tokė tė pjerrėt ka pėsuar
aksident me traktorin e tij dhe gjatė rrokullisjes mjeti e ka zėnė poshtė
tij.
Edhe pse aty afėr ka pasur banorė, tokat e tė cilėve po punonte me mjetin
qė drejtonte, Sazan Hoxha nuk ka mbijetuar. Pavarsisht se ėshtė transportuar
shpejt pėr nė spitalin rajonal tė Beratit 48- vjeēari ka mbėrritur i pajetė
nė spital. Sazan Hoxha ishte i martuar dhe kishte tre fėmijė.
Luftė pėr gardhin
Grinden pėr gardhin e shtėpisė dhe rrihen me mjete tė forta. Arjan Vreto
29 vjeē nga lagja 4 Shkurti e Urės vajgurore ka pėrfunduar nė spital me
fraktura tė shumta nė trup. Shkak ka qėnė njė grindje me komshiun pėr njė
gardh. Askush nuk ka dashur qė tė lėshojė pe pėr gardhin dhe tė dyja palėt
janė konfliktuar duke pėrdorur forcėn qė tė vinin nė vend pretendimet e
tyre.
Avdyl Janxhiu 18 vjeē ka pėrdorur njė dru pėr tė pėrballuar forcėn fizike
tė 29-vjeēarit e pas kėsaj e ka mposhtur kundėrshtarin duke e dėrguar nė
spitalin e Beratit.
Policia, e cila ka shkuar nė vendin e ngjarjes, ka arrestuar 18 -vjeēarin
Avdyl Janxhiu, i cili do tė pėrballet para gjykatės pėr plagosjen e rėndė
qė i ka bėrė komshiut 29 -vjeēar me mjete tė forta.
Toponimet e Beratit nga Ajet Nallbanin
Kėto ditė doli nė qarkullim libri Toponimet e Beratit me autor Ajet Nallbanin,
botuar nga shtėpia botuese UEGEN.
Ėshtė njė botim tepėr i veēantė. Nė tė janė rendititur rreth 240 toponime,
emėrtime vendesh, shoqėruar me shpjegime tė veēanta dhe me 102 fotografi
pėr ilustrim, duke e kthyer kėtė libėr qė, nė llojin e vet botohet pėr herė
tė parė, edhe nė njė album.
Nė kėto fotografi, shumica tė pabotuara, autori na sjell pamje tepėr interesante
nga Beratit i dikurdhėm.
Botimi shoqėrohet edhe me njė parathėnie tė hartuar nga studiuesi Agim Mehqemeja.
Lajmėtari
Ndalohet maniaku
Ndalohet 42- vjeēari Agim Lleshi, banor i lagjes 1 Maj nė Kuēovė. Lleshi
ėshtė ndaluar sepse sipas policisė ėshtė denoncuar nga shtetėsja Enkeleda
Doko. Doko banore e lagjes Llukan Prifti e ka akuzuar 38 -vjeēarin se
ka tentuar tė kryejė marrėdhėnie seksuale me dhunė me kėtė tė fundit.
Ngjarja sipas Dokos ka ndodhur nė shtėpinė e saj, ku 42- vjeēari ka shkuar
pėr tė pirė njė kafe ndėrsa ka qėnė i ftuar nga 38 -vjeēarja pėr miqėsi.
Mirėpo, duket se biseda dhe ngjarja nuk duhet tė ketė rrjedhur sipas parashikimeve
dhe llogarive qė kishte bėrė qė mė parė ndaj, pas largimit tė Lleshit, ajo
i ėshtė drejtuar organit tė policisė, qė i ka shkuar nė ndihmė dhe ka bėrė
ndalimin e tij.
Ėshtė prokuroria ajo qė pas hetimeve do tė kėrkojė masėn e arrestit pėr
42- vjeēarin dhe mė pas gjykata e cila do tė vendos pėr shkallėn e fajit
tė tij pas denoncimit qė i ėshtė bėrė nga njė femėr qė e ka thirrur vetė
nė shtėpi.
Ushqime tė skaduara shiten edhe nė Berat
Sekuestrohen dhe asgjėsohen 20 tonė ushqime tė skaduara. Inspektoriati
i drejtorisė sė bujqėsisė dhe ushqimit nė Berat, i cili ka dalė nė njė kontroll
kėto ditė tek subjektet private ka sekuestruar rreth 20 tonė prodhime ushqimore
si biskota, ēokollata, e prodhime tė tjera me bazė miellin e ėmbėlsirat,
tė cilat ishin kryesisht mall tregu pėr tu konsumuar nga fėmijėt.
Sasia e mallrave tė skaduar janė gjetur nė Berat nė disa njėsi tregtare
me pakicė, ndėrsa mė tepėr se gjysma e sasisė sė sekuestruar dhe tė asgjėsuar
ėshtė gjetur nė njėsi tregtare me shumicė, e destinuar pėr tu shpėrndarė
nė treg.
Sipas drejtorit tė Drejtorisė Rajonale tė Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes
sė Konsumatorit z. Piro Bica, kontrolli ka nisur fillimisht si rutinė, por
ka gjetur mjaft tė meta dhe probleme nė subjektet tregtare dhe prodhuese
tė nėnprodukteve bujqėsore e blegtorale.
Ka disa subjekte tė cilat tregtojnė kryesisht afėr territoreve tė shkollave
pėr tė cilat rrallė bėhet kontroll duke menduar se janė subjekte tė vogla,
por qė nė fakt tregtojnė shumė dhe nė rast pakujdesie sjellin pasoja nė
shėndetin e fėmijėve, ka thėnė z. Bica, ndėrsa ka shtuar se pas kėsaj janė
gjetur shumicė produktesh tė skaduar nė disa njėsi.
Pavarsisht se sasi e mallit tė skaduar ėshtė asgjėsuar pas sekuestrimit,
kontrolli ka qėnė vetėm nė qytet, ndėrsa po vazhdohet edhe nė zona e fshatra
sepse destinacioni i mallrave tė skaduara ėshtė kryesisht ai lloji konsumatori
duke pasur parasysh edhe nivelin e tij ekonomik e kulturor pėr tė kontrolluar
vetė dhe pėr tė kundėrshtuar prodhimin skarco qė i afrohet, ka sqaruar
Piro Bica.
Nga kontrollet e deritanishme javėn e fundit janė vendosur edhe 21 gjoba
nė subjekte tė ndryshme, sidomos ato pėrpunuese, tė cilat janė gjetur me
mangėsi nė mjediset e pėrpunimit tė produkteve bujqėsore dhe blegtorale
sidomos nėpėr baxho. Gjobat kanė variuar nga 50 mijė deri nė 300 mijė pėr
subject. Objekt i kontrollit tė inspektoriatit tė bujqėsisė ushqimit dhe
mbrojtjes sė konsumatorit kanė qėnė edhe baxhot qė pėrpunojnė qumėshtin
nėpėr zona, ku janė vrejtur edhe aty shkelje tė shumta, tė higjenės edhe
mėnyrės sė pėrpunimit, ruajtjes dhe tregtimit tė produkteve. Si rezultat
janė bllokuar dy baxho qė kishin shkelje mė tė mėdha, njė nė fshatin Pronovik
tė Skraparit dhe njė tjetėr nė Lumas tė Beratit.
