Kronika e Beratit
kronika e numrit 152 date 4 shtator 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

.

 

 

 

HOME NEWS KRONIKA

Fshatarėt e Vodzės shkatėrrojnė autobusin e linjės

Ėshtė dėmtuar nga autorė ende tė paidentifikuar njė autobus tip Mercedez  qė i pėrkiste kryetarit tė shoqatės Sineci Bedri Kajo. Autobusi i parkuar pas punės nė sheshin qendror tė fshatit Vodėz ka rėnė pre e disa personave tė cilėt kanė derdhur breshėri gurėsh nė drejtim tė tij. Ngjarja sipas banorėve tė fshatit qė kanė dėgjuar zhurmėn, ka ndodhur reth orės 03:00 tė mėngjesit dhe si pasojė janė thyer tė gjitha xhamat dhe janė shqyer dyertė duke e nxjerė jashtė pune mjetin. Pronari i automjetit Bedri Kajo kur ėshtė ngritur nė mėngjes reth orės 06 e 30 minuta, ėshtė njoftuar pėr atė ēka kishte ndodhur. Ai mė pas ka njoftuar nė komisariatin e policisė Berat. Sipas Bedri Kajos ky ėshtė rast i pėrsėritur gjatė 8 viteve tė punės qė ai kryen kėtė intinerar, por, sipas tij asnjėherė nuk janė zbuluar autorėt. Kajo ėshtė shprehur se veē konkurencės nuk ka asnjė arsye qė t’i shkaktohen dėme tė tilla nė mjetin e punės me tė cilin siguron tė ardhura pėr familjen.
”Paguajmė tė gjitha detyrimet ndaj shtetit dhe nuk kemi sigurinė nė punė”, ėshtė shprehur pronari i mjetit.
Burime nga komisariati i policisė Berat janė shprehur se po punohet nė dy pista, nė atė tė dėmtimit pėr shkak tė konkurencės, por dhe nė pistėn tjetėr pėr ndonjė grindje tė mundėshme qė mund tė ketė pasur pronari i mjetit me keqbėrėsit.
Shoqata e autobusėve Sineci operon vetėm nė aksin rrugor Berat –Lumas nė njė distancė prej rreth 20 km dhe ka reth 8 vjet qė kryen kėtė interar duke u ardhur nė ndihmė komunitetit tė kėsaj zone prej reth 12 mijė banorėsh, qė pėrfshin reth 12 fshatra tė dy komunave, asaj tė Otllakut dhe Lumasit nė rethin e Beratit.

 

Lajmetari04.09.2006. |top | Commente | Printo