Kronika
Ushqime tė skaduara shiten edhe nė Berat
Sekuestrohen dhe asgjėsohen 20 tonė ushqime tė skaduara. Inspektoriati
i drejtorisė sė bujqėsisė dhe ushqimit nė Berat, i cili ka dalė nė njė kontroll
kėto ditė tek subjektet private ka sekuestruar rreth 20 tonė prodhime ushqimore
si biskota, ēokollata, e prodhime tė tjera me bazė miellin e ėmbėlsirat,
tė cilat ishin kryesisht mall tregu pėr tu konsumuar nga fėmijėt.
Sasia e mallrave tė skaduar janė gjetur nė Berat nė disa njėsi tregtare
me pakicė, ndėrsa mė tepėr se gjysma e sasisė sė sekuestruar dhe tė asgjėsuar
ėshtė gjetur nė njėsi tregtare me shumicė, e destinuar pėr tu shpėrndarė
nė treg.
Sipas drejtorit tė Drejtorisė Rajonale tė Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes
sė Konsumatorit z. Piro Bica, kontrolli ka nisur fillimisht si rutinė, por
ka gjetur mjaft tė meta dhe probleme nė subjektet tregtare dhe prodhuese
tė nėnprodukteve bujqėsore e blegtorale.
Ka disa subjekte tė cilat tregtojnė kryesisht afėr territoreve tė shkollave
pėr tė cilat rrallė bėhet kontroll duke menduar se janė subjekte tė vogla,
por qė nė fakt tregtojnė shumė dhe nė rast pakujdesie sjellin pasoja nė
shėndetin e fėmijėve, ka thėnė z. Bica, ndėrsa ka shtuar se pas kėsaj janė
gjetur shumicė produktesh tė skaduar nė disa njėsi.
Pavarsisht se sasi e mallit tė skaduar ėshtė asgjėsuar pas sekuestrimit,
kontrolli ka qėnė vetėm nė qytet, ndėrsa po vazhdohet edhe nė zona e fshatra
sepse destinacioni i mallrave tė skaduara ėshtė kryesisht ai lloji konsumatori
duke pasur parasysh edhe nivelin e tij ekonomik e kulturor pėr tė kontrolluar
vetė dhe pėr tė kundėrshtuar prodhimin skarco qė i afrohet, ka sqaruar
Piro Bica.
Nga kontrollet e deritanishme javėn e fundit janė vendosur edhe 21 gjoba
nė subjekte tė ndryshme, sidomos ato pėrpunuese, tė cilat janė gjetur me
mangėsi nė mjediset e pėrpunimit tė produkteve bujqėsore dhe blegtorale
sidomos nėpėr baxho. Gjobat kanė variuar nga 50 mijė deri nė 300 mijė pėr
subject. Objekt i kontrollit tė inspektoriatit tė bujqėsisė ushqimit dhe
mbrojtjes sė konsumatorit kanė qėnė edhe baxhot qė pėrpunojnė qumėshtin
nėpėr zona, ku janė vrejtur edhe aty shkelje tė shumta, tė higjenės edhe
mėnyrės sė pėrpunimit, ruajtjes dhe tregtimit tė produkteve. Si rezultat
janė bllokuar dy baxho qė kishin shkelje mė tė mėdha, njė nė fshatin Pronovik
tė Skraparit dhe njė tjetėr nė Lumas tė Beratit.