Editoriali i "Lajmetarit"
kronika e numrit 152 date 4 shtator 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

Yzedin HimaY. Hima

 

 

HOME NEWS EDITORIALE

Lepuj tė zinj, lepuj tė bardhė.Ose bardhė e zi.

 

“Kur u lind vėllai mė i vogėl, dy lepujt qumėsht tė bardhė u tronditėn. Ai ishtė skrop i zi. Tė tre shėtitnin nė lėndinėn me bar e lėpjeta tė menduar. Kush mund tė tregojė se ēfarė mendonte njėri e ēfarė mendonte tjetri? Si mund tė rrjedhė mė tej kjo ngjarje?”
Kjo qe njė nga situatat qė paraqiti para edukatoreve tė kopshteve tė qytetit tė Beratit njė nga mėsuesėt e ardhura nga Italia nė njė trajnim tė organizuar nga kopshti “Ylli i Mėngjesit” te Motrat Filipine. Kjo situatė ishte e shoqėruar edhe me pamjet e dy lepujve tė bardhė dhe atė tė lepurit tė zi. Kjo pyetje e shtruar nė mjedisin shqiptar nuk mund tė ketė njė pėrgjigje tė njėjtė me atė tė njė mjedisi italian. Arsyet janė tė shumta. Ato kanė tė bėjnė me mentalitetin, historinė, fatin e qytetrimeve etj. etj.
Atėherė le tė shohim se cilat do tė qenė pėrgjigjet e mundshme nė mjediset tona.
“Dy lepujt e bardhė do ta mbytnin lepurin e zi nė pellgun mė tė afėrt, sepse do t’u vinte turp nga ngjyra e vėllait tė tyre”, do tė qe njė pėrgjigje nė njė mjedis tipik shqiptar, sidomos para shumė viteve. “Do ta braktisnin nė fatin e tij”, do tė pėrgjigjej njė tjetėr. “Do ta dėbonin (internonin) larg fermės ku banonin”, mund tė pėrgjigjej dikush. “Do ta mbanin si shėrbetor, siē ka ndodhur e ndodh jo rrallė nė historinė njerėzore “, mund tė shtonte njė tjetėr. Nuk pėrjashtohet edhe pėrgjigjja me zemėr tė thyer: “Do ta donin sepse e kishin vėllanė e tyre.”
Nuk po komentojmė pėrgjigjet e dhėna nga pjesėmarrėsit e kėtij trajnimi, tė cilat kurrsesi nuk iu afruan surprizės qė paraqitėn Xhovana dhe Piera, dy mėsueset italiane. Nė vazhdim tė rrjedhės sė ngjarjes ato paraqitėn dy lepujt e bardhė tė ndryshuar nė gri dhe i ziu gjithashtu pėr shkak tė ngjyrimit e kishte humbur tė zezėn e thellė. Tė gjithė qenė pėrpjekur me sukses pėr tė ndryshuar. Pėr tė ndryshuar me tė vetmin qėllim qė t’i afroheshin njeri-tjetrit. Me tė vetmen arsye pėr tė zbutur sadopak diferencat midis tyre, me tė vetmin synim pėr tė bashkėjetuar nė harmoni, paqe e dashuri midis tyre.
Nuk e lodhėm pa arsye lexuesin me kėtė tregim pėr kopshte. Se fare mirė kjo fabul mund tė zhvillohej mu nė mes tė Parlamentit Shqiptar dhe do qe mjaft e dobishme se do tė shėrbente pėr edukimin e deputetėve tanė, qė aq shumė na ngjajnė (krejt si ne janė), pėr tė zgjidhur situatat e ngjashme qė pėrsėriten ēdo ditė nė kėtė qė duhej tė qe tempulli i demokracisė. Kjo fabul mund tė zhvillohej me mjaft interes edhe nė partitė tona politike, ku ai qė mendon ndryshe (lepuri i zi), do tė linēohej, pa dyshim. Kjo fabul mund tė tregohej nė sheshet e qyteteve dhe tė katundeve tona, ku toleranca ( i ziu lepur) mė sė shumti mungon.Tė vėshtruarit bardh e zi ėshtė tipar i mjediseve tona: nė rrugė , nė institucione, nė kėshillin bashkiak, nėpėr parti. Lepuri fatzi do ta pėsonte kudo qė ai tė ishte nė minorancė. Tė lyhesh me gri pėr t’iu afruar tė zezės, tė lyhesh me gri pėr t’iu afruar tė bardhės ėshtė , pa dyshim sakrificė, ėshtė faturė qė paguhet nė emėr tė bashkėjetesės nė harmoni, paqe e begati. Duke sulmuar tjetrin pėr ta ndryshuar me dhunė e pėr ta bėrė si veten, ky ėshtė mesazh lufte, ky ėshtė mesazh diktature, ky ėshtė mesazh pėr ndarje. Atėhere nga duhet t’ia fillojmė? Pa dyshim nga vetja.
Yzedin Hima

 

 

Lajmetari: 4.09.2006. |top | Commente | Printo