Trupa e teatrit tė kukullave nė takimin evropian tė Pogradecit
Pak kush kėtu nė Berat ma do mendja e di se prej datės 17-26 qershor nė
qytetin e Pogradecit u zhvillua takimi evropian i teatrove tė kukullave
Xinxifilo dhe se nė kėtė eveniment u paraqit dhe trupa e teatrit tė Beratit
dhe me shumė sukses. I kisha dhėnė fjalėn vajzės sime 5- vjeēare qė do ta
ēoja nė Pogradec dhe e mbajta. Ishte e vetmja fėmijė nga qyteti ynė qė pa
disa shfaqje nga ai takim dhe pėrditė u tregon fėmijėve nė lulishte magjinė
e kukullave qė flasin. Ajo u flet dhe pėr shfaqjen e xhaxhi Mėnit, regjisorit
tė talentuar qė fėmijėt e kopshteve e kanė idhull, por qė vajza ime e ka
privilegj ta takojė dhe tė puthet prej tij. Ndoshta shumė prej qytetarėve
nuk e njohin fare kėtė xhaxhi Mėnin qė i lumturon dhe i kėnaq aq shumė fėmijėt
e tyre me kukullat e mrekullueshme qė flasin. Sepse ai ėshtė njeri mėse
i zakonshėm, por qė fsheh dhe mban brenda vetes pasionin e fuqishėm tė artit
tė kukullave qė nė qytetin tonė muze ka ngelur pa shtėpi, pa skenė, me njė
triēikėl qė transporton sė bashku me dekoret dhe foninė dhe talentin e rrallė
tė xhaxhi Mėnit qė endet si nė kohėn e Pinokut tė drunjtė tė Xhepetos nga
kopshti nė kopsht. Dhe dėgjojmė shpesh qė e quajnė Beratin tonė xhep, tė
humbur, tė mbaruar etj, Beratin tonė 2400-vjeēar qė ka gjeneruar dritė,
urtėsi, art, kulturė e pse jo prosperitet.
Ndoshta jemi vetė ne tė rėnė nė dėshpėrim dhe panik nga koha qė jetojmė
qė i zmadhojmė tė kėqijat qė solli mė vete tranzicioni dhe mes gjėrave tė
kėqija qė hodhėm prapa njėherė e pėrgjithmonė hodhėm pa dashje dhe ca perla
tė vyera qė ishin dhe duhet tė jenė krenaria e qytetit tonė. E pra, midis
kėtyre gjėrave tė mira qė kemi hedhur ishte dhe arti nė pėrgjithėsi, por
kinemanė dhe teatrin e kukullave e zhdukėm fare. Dhe gjithēka njerėzimi
e bėn nė emėr tė sė ardhmes, nė emėr tė fėmijėve tė tij. Po ne ēbėmė? Kinemanė
e kemi kthyer nė gėrmadhė dhe hollin e saj nė ambient stėrvitje pėr ekipin
tonė kampion tė ping-pongut qė meriton shumė, por shumė mė tepėr pėr medaliet
qė arkivon ēdo vit nė ēdo aktivitet, kurse ish-tetarin e kukullave nė zyrė
me njė ndalesė.
Po fėmijėt, fėmijėt ēu bėnė vallė? I harruam mė duket! Po ne pėr ta punojmė.
Mos ndoshta... po, po i paskemi harruar fare me siguri, pėrderisa digjet
dhe sektori i librit pėr fėmijė nė bibliotekėn e qytetit. Por ėshtė kujtuar
dikush qė me aq sa mundet u ofron artin e tij sa tė vjetėr nė moshė, por
aq tė ri nė gjetje dhe nė personazhe, u ofron artin e tij tė mrekullueshėm,
shpirtin e tij, talentin e tij tė fuqishėm, por si e thashė dhe mė lart
nuk ka ku tė shfaqet ēdo javė, sepse i mungon njė nga ato ambientet qė shkatėrrohen
dhe degradohen tė harruara, por qė edhe digjen.
Askush nuk e di qė ky xhaxhi Mėni i bėn vetė tė gjitha, askush nuk e di
qė ai kishte kukullat mė tė bukura nė festivalin e Pogradecit, qė u duartrokitėn
aq shumė nga ata qindra fėmijė qė kishin dy salla pėr tė parė teatėr, askush
nuk e di qė atė e pėrshėndeti nė mėnyrė tė veēantė kryetari i bashkisė sė
Pogradecit dhe njėherėsh President i Festivalit Xinxifilo, askush nuk
e di... Ah, sa inat mė vjen qė e njohin kaq pak kėtė xhaxhi Mėnin! Por po
ti japin njė ambient, keni pėr ta njohur tė gjithė dhe ju siguroj qė do
tu pėlqejė aq shumė sa do ta ndiqni nė fillim tė detyruar nga fėmijėt,
por mė vonė do ta shikoni dhe pėr qefin tuaj sepse teatri i kukullave nuk
ėshtė veē pėr fėmijėt, por, pėr tė gjithė ne, sepse tetari i kukullave ėshtė,
ėshtė ... fantastik. Njė ambient tė vogėl nga ato qė sot janė tė bashkisė
dhe e rrjetave tė merimangave, e tjegullave tė thyera dhe e erės sė mykut
dhe do ta shihni sa shpejt xhaxhi Mėni do ta kthejė nė pronė tė fėmijėve,
nė pasuri tė tyren. Njė ambient modest ku tė vendos dekorin, perdet, foninė,
ndriēimin dhe kukullat dhe keni pėr ta parė pastaj kėtė xhaxhi Mėnin sa
bukur di tė luajė dhe sa tė zgjuara i ka kukullat, llahtar fare. Po spaska
mė duket! Dikush duhet ta vrasė mendjen qė tė gjendet ky vend, dhe xhaxhi
Mėni tė mos lodhet aq shumė duke vajtur nga njė kopsht nė tjetrin dhe ne
tė mos presim radhėn kur do tė vijė nė kopshtin tonė, mė tha vajza ime
5-vjeēare. Se ja fėmijėt e Pogradecit e kishin sallėn dhe skenėn e kukullave,
po fėmijėt e Beratit pse nuk e kanė? Kjo ėshtė logjika e ftohtė, e thjeshtė,
por dhe e kthjellėt e vajzės sime qė nuk do ta shikojė teatrin e kukullave
pa shoqen e saj Jonėn dhe pa shokėt e saj tė grupit. Nuk dija ēfarė ti
thosha dhe si u mundova gjatė, thashė tė pyes se mos pėr kėtė vit partitė
politike qė do kandidojnė nė zgjedhjet lokale do ta fusin nė programet elektorale
dhe teatrin e kukullave dmth dhe xhaxhi Mėnin qė i bėn tė kėnaqen fėmijėt
e tė gjithė politikanėve.
Leonard Gjoka
