Kronika e Beratit
kronika e numrit 151 date 31 korrik 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

. Bujar Orizaj

Bujar Orizaj

Kėtė nuk kuptoj, si ka mundėsi qė aderon nė Partinė Demokratike qė nga viti 2001 dhe tė kandidojė pėr njė parti tjetėr dhe aq mė shumė tė bėjė thirrje qė nėse nuk votohej pėr tė, tė votohej pėr kandidatin socialist!

HOME NEWS KRONIKA


Nėpėr faqet e gazetės “Lajmėtari”




Jo vetėm si bashkėpunėtor i gazetės, por nė radhė tė parė si lexues i rregullt dhe si qytetar i Beratit, kam tė drejtėn tė shfaq mendimet e mia, jo vetėm pėr hallet dhe problemet e tija, por dhe pėr shkrimet e shkruara nė kėtė gazetė. Nė asnjė mėnyrė pėr tė bėrė vlersimin e tyre, por pėr tė shtjelluar e pėr tė sqaruar mė tej mendimin apo idetė e autorėve tė shkrimeve tė ndryshme, jo vetėm pėr vete, por nė radhė tė parė pėr qytetarėt dhe lexuesin e gjerė tė gazetės. Si ide e re qė mė erdhi pėr tė hapur kėtė rubrikė, qė, po gjet miratimin e redaksisė, tė vazhdojė deri sa tė jetė i gatshėm dhe nė gjendje autori i kėtij shkrimi ta mbajė hapur.
Po e filloj me intervistėn e dhėnė nga kryetari i komanduar i PD-sė, doktor Shkėlqim Hysi. Nuk e di ėshtė harresė e gazetarit, apo ėshtė dėshirė e kryetarit tė komanduar tė PD-sė z. Hysi, pėr tė mos zbuluar qenien e tij kryetar dhe kandidat i njė partie tjetėr nė zgjedhjet 2001-shit. Kjo, nuk ėshtė gjė e re qė ndodh nėpėr partitė tona, qė ndėrrojnė ngjyrė si kameleoni, por tė paktėn ta pyeste kryetarin e komanduar, ēfarė e shtyu qė ndėrroi partinė qė pėrfaqėsoi nė zgjedhjet e tjera, qė tani tė aderojė te Partia Demokratike? Nga ajo kohė, mua mė ka ngelur mendja nė njė nga mitingjet, apo takimet qė bėnte z. Hysi me lektoratin e tij, kur tha: “Nėse nuk votoni pėr mua, votoni pėr shokun Flamur Rogu!” Kėtė nuk kuptoj, si ka mundėsi qė aderon nė Partinė Demokratike qė nga viti 2001 dhe tė kandidojė pėr njė parti tjetėr dhe aq mė shumė tė bėjė thirrje qė nėse nuk votohej pėr tė, tė votohej pėr kandidatin socialist!

II

Refleksionin tjetėr e kam pėr shkrimin e kronikanit, tė gazetarit tė njohur Dilaver Xhelili, i cili ngre shqetėsimin e tij tė drejtė pėr rrugėt e shkatėrruara tė Beratit. Pėr kėtė qėllim, gazetari Xhelili na bėn tė njohur shqetėsimin e vetė tė kryetarit tė bashkisė, zotit Fadil Nasufi, i cili thotė se bashkia ka 10 projekte tė pėrgatitura qė prej njė viti. Pra, qė nga koha kur erdhi nė fuqi PD-ja, qė kėto projekte u hartuan me shpejtėsi nga specialistėt, projektet e tė cilėve iu pėrcollėn me shpejtėsi qeverisė (ministrisė pėrkatėse) qė t’i dėrgojnė paratė bashkisė, qė pėr ēudi, qeveria (ministria) ka jo “pak”, por 7 muaj qė nuk ėshtė bėrė e “gjallė!”
Kam njė pyetje pėr gazetarin e nderuar Xhelili, pėrse nuk e pyeti kryetarin e bashkisė se cilat rrugė i kanė kėto projekte tė gatshme qė kėrkokan 800 milionė lekė (qė i bie tė jenė 8 miliardė me tė vjetra)? Mos vallė ka ndonjė nga ato rrugė qė janė shtruar brenda 8 vjetėve nga 3-4 herė dhe paratė e tyre kanė shkuar pėr lesh bubi? Kėto gjėra duhen sqaruar. Jo gjithnjė e ka fajin “nusja”. Jo gjithnjė e bėn tė shtrembėr kulaēin “nusja” (qeveria). T’i japim Ēezarit ē’i takon, po tė mos harrojmė t’i japim edhe Zotit pjesėn e vet!

III

Jam plotėsisht dakort me mendimet dhe shqetėsimet e djaloshit Evis Plaku. Qe njė mbrėmje e bukur, qė nuk u la tė shijohet nga ata, qė duan tė bėhen pa tė drejtė protagonistė tė shfaqjeve. Artikullshkruesi ia ka gjetur dhe shkaqet e kėtij “protagonizmi” tė padėshirueshėm tė turmės, qė vetėm di tė gėrthasė e tė ulėrijė, por qė nuk lejon dhe tė tjerėt tė shijojnė atė pėr tė cilėn kanė ardhur duke paguar. Pse ndodh kjo? Ndodh sepse shfaqje tė tilla nė qytet janė harruar prej kohėsh. Nuk ėshtė mirė qė qendra kulturore tė ndjekė thėnien e vjetėr popullore: “Njė herė nė mot del e kullot” (si puna e draprit). Kjo qendėr kulturore dhe kur bėn vaki qė tė organizojė ndonjė aktivitet (shfaqje artistike), nuk shqetėsohet dhe nuk punon qė tė edukojė dhe tė kėrkojė llogari, madje dhe ti “ndėshkojė” ata qė e prishin rregullin elementar gjatė shfaqjes, si psh lėvizjet sa herė qė t’u dojė qejfi teraqinjve tė duhanit, qė hynė e dalin mbi 7-8 herė gjatė njė shfaqjeje. Po tė ketė shfaqje mė tė shpeshta, po t’u kėrkohet llogari atyre qė i prishin kėto rregulla dhe spektatorėt beratas do tė kthehen nė “identitet” ku kishin qejf e dėshirė tė jepnin shfaqje tėrė trupat e teatrove profesioniste, qoftė tė dramės, qoftė tė estradės. Spektatori beratas ėshtė shquar gjithnjė pėr kulturė dhe edukatė. Kėto cilėsi ia prishėn shfaqjet e dobėta dhe heshtjet e drejtuesve pėr tė mos pakėsuar numrin e shikuesve qė vijnė pėr gallatė e jo pėr tė parė shfaqjet. Ky mentalitet duhet tė ndryshojė. Sikur vetėm kėtė tė arrijė tė bėjė qendra kulturore, qė tė bindė (brenda nė sallė) spektatorėt tė rrinė urtė, e ka bėrė tėrė punėn edukative e kulturore.

IV

Janė dy shkrimet mė tė bukura tė kėtij numri. Ndėrsa nė shkrimin e z. Elham Pasha, mėsues, studiues e publicist i njohur shkrimi e ka dhe hallin (shqetėsimin) qytetar si mėsues, por ka dhe rrugėn pėr t’u zgjidhur ky hall, jo vetėm pėr ish-nxėnėsin e tij nga Vokopola e Tėrpanit tė Beratit, por dhe mė gjerė. Ngado qė ta “kapėsh” e ta lėshosh kėtė shkrim tė bėn tė mendosh se ēfarė poshtėrsish bėhen nga ata qė kanė dhėnė e japin “drejtėsi”. A e vret ndopak ndėrgjegjja prokurorin, qė kėrkoi miliona pėr tė ndryshuar cilėsimin e tė akuzuarit si “kapobandė?” A e pyeti ndonjėherė veten prokurori a gjyqtari se kush i polli e kriminalizoi kėta adoleshentė? A e dinė prokurorėt e gjyqtarėt se pas vitit ’97 shumė banditė u bėnė shefa e komisarė policie, madje dhe vrasės, ishin pikėrisht kėta dhe partitė qė i drejtonin qė i frynin sqetullat dhe nė fund pasi i shtrydhėn sot po kalben. Po ata qė nuk kishin faj, po vuajnė vite tė gjata dėnimi pėr faj tė shpirtit tė zi e tė makutėrisė sė prokurorėve, gjykatėsve e tė avokatėrve fallsifikatorė e tė korruptuar qė kanė bėrė e bėjnė sot e gjithė ditėn sekserin, midis treshes gjyqtar, prokuror, avokat. Pėr kėta adoleshentė, qė nuk duhet kurrėsesi tė burrėrohen nėpėr burgje (sigurisht kur pėr ta ka falje pėr tė cilat janė dėnuar), duhet qė komuniteti ku kanė jetuar, nė rastin konkret komuna, shkolla e pse jo dhe drejtoria arsimore, pėr nxėnės tė dėnuar me pa tė drejtė, tė ngrejnė zėrin e tė bėjnė ēmos qė drejtėsia tė vihet nė vend. Po kjo ėshtė e zorshme, kur vetė prokurorėt qė do ta rishqyrtojnė kėtė ēėshtje, mund tė kenė qenė ata qė kanė kėrkuar lekėt. Megjithatė pėrpjekjet pėr tė mos i lėnė tė burrėrohen burgjeve duhen bėrė.

V

Pėr shkrimin e publicistit por dhe specialistit tė administratės, z. Kadri Kuka, dua tė shkėpus kėtė fragment nga shkrimi i tij me vlerė: “Pra, nė thelb kjo kategori njerėzish qė po i frynė mė shumė nga ē’duhet imoralitetit rinor, nuk merr pėrsipėr tė gjykojė sa i kemi krijuar ne rinisė kushte pėr argėtim, sa mjedise rinore kemi ne pėr rininė, sa veprimtari rinore ne organizojmė, sa projekte rinore ne organizojmė!” Tė tėra kėto janė tė vėrteta, tė drejta e tė arsyeshme dhe shqetėsuese. Pyetja ėshtė kjo pėr gazetarin, publicistin dhe zyrtarin Kuka:
-Kujt ia kėrkon tė tėra kėto qė parashtrove mė lart? Cilėt janė ata qė duhet t’i bėnin e tė kujdeseshin pėr kėtė infrastrukturė, qė nė rastet mė tė shumta nuk u shfrytėzua si e sa duhet dhe nė rastet mė tė kėqija nuk u ruajt pėr tė grumbulluar tė rinjtė? Zoti Kuke pėrmend vetėm diskotekat e pabet, por nuk thotė njė gjysmė fjale pėr ambientet sportive si kėndet e lojėrave nėpėr sheshe pallatesh, mungesėn e fushave tė futbollit ku tė stėrviten sportistėt (megjithėqė nga monizmi dhe qeverisja demokratike 1992-1997 i trashėguam kėto palestra), sot nuk kemi asnjė pėr tė qenė qė tė funksionojė pėr qėllimin qė ėshtė ngritur. Vėrtetė qė nga viti 1998 e deri nė vitin 2004 u dhanė disa fonde pėr rehabilitimin e tyre, por zoti Kuka megjithėse ka qenė vetė nė drejtim tė sporteve nė bashki pėr disa vite radhazi, nuk thotė kush i shpėrdoroi, qė tė mos themi fjalėn e keqe i vodhi. Kėto duhet tė kritojė z. Kuka e jo tė bėjė teori pse po e pėrgojojmė rininė, atė rini qė sulmon natėn urgjencėn pėr tė marrė qetėsues, sepse pinė drogė nė vend qė tė stėrviten nė palestrat qė mungojnė. Z. Kuka duhet tė thotė pėrse hesht pallati i kulturės “Tekstilisti”? Pse nuk bėhet merak bashkia ta kthejė nė identitet e tė ngrejė njė trupė amatore qė tė japė shfaqje siē bėn trupa e portokallisė? Po tė organizohet njė trupė e tillė, keni pėr tė parė se harxhet do t’i nxjerrė vetė me shfaqjet e saja. Por fillimisht do ndihmėn e bashkisė e jo tė qeverisė sė madhe e tė ministrisė. Ne nuk na mungojnė mjediset, por kujdesi pėr t’i mirėmbajtur ato, sepse janė vjedhur 8 vjet me radhė.
Dhe pėr shkrimin e fundit tė z Nezir Vrapi, i cili trajton njė problem tė rėndėsishėm me njė titull e formė intersante e tė gjetur kur deklaron solemnisht se kėtė vit gati njė vit pas ardhjes nė pushtet tė demokratėve, Andon Ledhėt kanė “ikur refugjatė” nuk janė mė tė pranishėm nėpėr shkolla e nė drejtori arsimore apo nė Ministri. Z. Nezir duhet tė shkruante me tė mėdha se merita pėr kėtė ėshtė e ministrit tė arsimit z. Pollo. Ėshtė meritė e kryeministrit Berisha, qė ia ka caktuar zero tolerancėn korrupsionit nė ēdo fushė, midis tyre dhe nė arsim. Me kėtė shkrim z. Vrapi kushdo e kupton se Andon Ledhėt e parė u zhdukėn nėpėr ministri, ishin kėta tė mėdhenjtė qė kishin pjellė Andonėt e vegjėl. Ngeli shterpė “nėna” e Andon Ledhit se nuk u mbars mė qė nga ministria e deri nė drejtoritė asimore e drejtoritė e shkollave. Sa tė jetė PD-ja nė qeverisje dhe nė drejtim tė qeverisė burri i papėrlyer Sali Berisha, Andon Ledhė nuk do tė ketė.

Bujar Orizaj

Lajmetari:31 07.2006. |top | Commente | Printo