Kronika e Beratit
kronika e numrit 151 date 31 korrik 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

Lybeshe Vrasėsi thotė se viktima i kishte djegur shtėpinė.

 

 

HOME NEWS KRONIKA

Kronika

Pensionisti masakron kushėririn


Pensionisti nga fshati Lybeshė i Beratit ka masakruar herėt nė mėngjes kushėririn e tij tė dytė, me motivin se ai i ka djegur shtėpinė tre vjet mė parė. Kadri Ēili, 73-vjeēar, baba i shtatė fėmijėve, ka masakruar me sopatė, kushėririn e tij tė dytė, 68-vjeēarin, Bedri Ēili, baba i tetė fėmijėve. Ngjarja e rėndė ndodhi nė fshatin Lybeshė tė komunės Vėrtop tė Beratit, ndėrsa policia ka arrestuar autorin e ngjarjes.
Dėshmitarja e ngjarjes, nusja e djalit tė autorit tė vrasjes, Fiqirete Ēili, thotė se ėshtė tronditur kur ka parė Bedri Ēilin tė pėrgjakur.
“Sapo dola nė oborr, erdhi vjehrri me nxitim me njė sopatė nė dorė. E pashė qė ishte i shqetėsuar dhe nga sopata po i kullonte gjak. Sapo dola tek gardhi pashė njė burrė tė shtrirė e tė pėrgjakur. U tmerrova dhe nuk dija se ēfarė tė bėja. Shkova pėrsėri tek viktima dhe e njoha qė ishte xha Bedriu. Shkova dhe i thashė gruas sė Bedriut, e cila vuri kujėn dhe u mblodh e gjithė lagjja. Mė pas burrat lajmėruan policinė”,- tregon Fiqirete Ēili. Ndėrsa bashkėshortja e viktimės ndihej e tronditur me ngjarjen e rėndė. “ Plakun e pėrcolla nė mėngjes qė tė shkonte me dhentė nė mal, po pas 10 minutash erdhi nusja e nipit dhe mė tregoi se ēfarė kishte ndodhur. M’u kėputėn gjunjėt dhe rashė. Mė pas nė shtėpi erdhėn tė gjitha kunatat dhe gratė e lagjes”,- thotė nė vaj Xhezmie Ēili, bashkėshortja e viktimės. “Jam betuar mbi trupin e burrit, qė Kadriun do ta vras me duart e mia, pasi mė mbylli derėn. Nuk e di qė burri im nė kėtė moshė t’ia ketė bėrė kaq borxh Kadriut. Ne si familje, kur i dogjėn shtėpinė Kadriut, e morėm dhe e mbajtėm tre muaj nė shtėpinė tonė tamam si vėlla. Edhe kur gruaja i vdiq tek shkėmbi, burri im e ndihmoi dhe i qėndroi pranė. Ne nuk i kemi bėrė keq kėtij burri vrasės, ndaj dua ta vras me duart e mia se mė mbylli derėn e shtėpisė tani nė kėtė moshė”,- thotė e irrituar Xhezmie Ēili. Ndėrkohė qė njė bashkėfshatar i tyre, Brahim Lumi, thotė se dyshimet pėr kėtė vrasje lidhen me vdekjen e gruas sė Kadriut para tre vjetėsh. “Kur gruaja e Kadriut, Avushja, ra nga shkėmbi nė lumė para tre vjetėsh, Kadriun e mori policia dhe mė pas e lėshoi. Tani askush se di tė vėrtetėn e vdekjes sė Avushes, pėrveē Bedriut qė e vranė”,- thotė Brahim Lumi. Ndėrsa i akuzuari, Kadri Ēili, ėshtė shprehur para gazetarėve nė momentin e arrestimit nga policia se “e vrava Bedriun se donte tė mė vriste. Ai mė ka djegur shtėpinė”. Ndėrsa kryeplaku i fshatit tregon momentin e arrestimit tė pensionistit nga policia. “Ai iu drejtua njėrit prej policėve me sopatė duke i thėnė qė tė mos afrohej. Nė kėtė moment shefi i policisė porositi policėt e tjerė qė tė kenė kujdes. Njėri prej policėve i tėrhoqi vėmendjen duke i drejtuar armėn, pastaj polici tjetėr iu hodh sipėr dhe i hoqi sopatėn nga duart”,- thotė kryeplaku i fshatit, Asqeri Tare. Ai i ka bėrė thirrje policisė qė tė ketė kujdes nė zhvillimin e kėsaj ngjarjeje, pasi familjet kanė nga shtatė dhe tetė fėmijė tė rritur, tė cilėt mund tė futen nė njė konflikt tė pėrgjakshėm.
“Duhet tė na ndihmoni edhe ju tė policisė qė tė mos ketė ndezje tė ndonjė konflikti tė ri, pasi familja e vrasėsit dhe e viktimės janė familje tė mėdha”,- ėshtė shprehur kryeplaku. Shefi i Komisariatit, Vatnika, ka deleguar edhe dy punonjės policie qė tė kenė kujdes pėr disa ditė nė kėtė fshat, deri nė momentin qė tė qetėsohen dhe tė qartėsohen gjėrat.
Sulo Gozhina

 

 

Lajmetari:31.07.2006. |top | Commente | Printo