Kur ajri bėhet pis nga zhurma dhe vulgariteti
Ka disa javė qė ka nisur stina e dasmave nė qytetin e Beratit. Kėto festa
familjare qė gjithmonė marrin pėrmasat e gėzimit tė rrugicės dhe mė gjerė
nuk mund tė kalojnė thjesht si gėzim i tė sapomartuarėve dhe i familjeve
tė tyre. Vargu i makinave luksoze kalon mespėrmes qytetit me drita tė ndezura
dhe bori tė takuara. I gjithė qyteti njoftohet pėr dasmėn dhe ēiftin e ri.
Duhet tė jetė njė ritual i vjetėr. Mbaj mend kur kam qenė fėmijė, nė kulm
tė haresė nė dasma, njė burrė nxirrte pistoletėn nga brezi dhe qėllonte
nė ajėr. Ende nuk e kam fort tė qartė arsyen. Kalimi nėpėr rrugė me zhurmė
e potere ėshtė i durueshėm, megjithėse pakėz qesharak. E padurueshme ėshtė
ajo qė nis nė muzg dhe mbaron nė agim, ahengu. Orkestrat, nėse mund tė formojnė
orkestėr ca sazexhinj pa asnjė dhunti e talent pėr muzikėn, krijojnė njė
zhurmė tė tmerrshme me instrumentat elektronikė duke ndotur keqas ajrin
dhe duke torturuar njė qytet tė tėrė.. Pėr banorėt e gjithė kjo muzikė
i ngjet piskamės qė lėshon prerja e njė llamarine tė ndryshkur.
Nėse nė pėrputhje me shijet e tij dhe shijet e tė ftuarve tė tij, i zoti
i dasmės do ti ngrinte tonet e bokseve, nuk do tė kishte asgjė tė keqe.
Por zėri i altoparlantėve ēohet deri nė fund ( Do e marrė vesh gjithė qyteti
se kėtu bėhet dasėm, apo jo?) Kur ka dasėm te lokali pėrballė qėndrės sė
qytetit, nė Goricė, ka dasėm i gjithė qyteti. Ėshtė e pamundur tė flesh,
tė lexosh, tė ndjekėsh njė film. Je nėn trysninė e zhurmės elektronike,
shoqėruar me klithma orientale qė tė gėrvishin jo thjesht veshin, por tė
gėrvishin shpirtin dhe mėndjen. O Mari, Maria, faqegurabija, apo O Mari
Marjana faqet me nishana e gjithfarė tekste baltė qė ndotin ajrin, por
tė bėjnė pis edhe njė mbrėmje tė bukur, ndėrsa ke nevojė tė meditosh apo
edhe tė dėgjosh melodinė e mrekullueshme tė rrjedhjes sė lumit apo muzikėn
e vėrtetė tė zogjve tė natės. Tė gjithė ankohen, por askush nuk merr njė
nismė pėr tia kursyer torturėn qytetit dhe qytetarėve. Edhe anėtarėt e
nderuar tė kėshillit tė bashkisė, herė pėr arsye estetike e herė pėr arsye
tė pagjumėsisė ankohen nėpėr kafene, apo duke shėtitur, por nuk nxjerrin
vendimet pėrkatėse nė pėrputhje me ligjet qė egzistojnė pėr ndotjen akustike
tė mjedisit dhe prishjen e qetėsisė publike.
Njė ftesė dasme tani ėshtė mė e urryer se njė fletė zbori. Por zbori kalonte
mė lehtė se sa 5 orėshi i dasmės shqiptare, ku shkon me veshė dhe kthehesh
shurdh. Ku je i detyruar tė dėgjosh atė zhurmėn kriminale qė quhet muzikė,
shoqėruar me zhargonin mė tė ulėt qė prodhon njė mendje e palarė (siē thotė
dikush). Tė mos shkoje nė zbor tė fusnin nė burg, ndėrsa nė dasėm e ke nė
dorė vetė tė shkosh apo tė mos tė shkosh. Po me dasmėn e tė tjerėve ēfarė
tė bėsh?
Mendoj se ka ardhur koha qė bashkia, kėshilli i nderuar i bashkisė, duke
patur edhe ndihmėn e ligjit, tė na i ulė ca dėnimin kolektiv tė torturės
qė vjen nga dasma qytetare moderne nga 5-6 orė nė natė nė 3 orė dhe tė marrė
mundimin ti detyrojė klubaxhinjtė kėtej e andej Osumit tė mos lejojnė tė
ngrihen altoparlantėt deri nė qiell.
Yzedin Hima
Y.
Hima