Shkėmbi mbi lagjen Goricė rrezikon 280 familje
Shkeputja e nje masivi rrezikon nga ēasti ne ēast familjet e lagjes qindravjecare
te Gorices. Rreth 280 familje ne lagjen Gorice te Beratit, rrezikohen nga
shkembi i madh qe ndodhet ne malin e Gorices, nje pjese e te cilit rrezikohet
te shkeputet nga ēasti ne ēast. Burime nga bashkia e Beratit bejne te ditur
se gjendja eshte shume serioze per keta banore qe jetojne ne kete lagje
qindravjecare.
Shenjat e para te shkarjes se shkembit jane dhene tri jave me pare, kur
nje pjese e tij u shkeput dhe demtoi rende dy familje. Banoret e lagjes
Gorice, perveē amortizimit te banesave 300- vjeēare, tashme po ndeshen me
nje fenomen tjeter teper te rrezikshem, ate te shkembit masiv qe u rri mbi
koke si shpata e demokleut.
Burimet nga bashkia thane per gazeten se nje masiv i dimensioneve te medha
te shkembit eshte bere gati per tu shkeputur dhe rrezikon seriozisht jeten
e 280 familjeve te lagjes Gorice. Nderkaq, banoret te trembur, per te shmangur
ndonje tragjedi, kane kerkuar ndihmen nga bashkia e Beratit, per te marre
masa sa me shpejt per eleminimin e shkembit te malit te Gorices, ashtu si
u veprua me shkembin ne lagjen Mangalem, i cili prej 40 vjetesh u qėndronte
si xhebrail mbi kokė banorėve tė lagjes
Nderkaq, bashkia ka kerkuar ndihmen e Ministrise se Mbrojtjes, per te nderhyre
me repartin Xhenier per te therrmuar masivin shkembor, i cili ka vene ne
rrezik jeten e ketyre banoreve. Sipas Kukes, pas dergimit te materialeve
te bashkise ne Ministrine e Mbrojtjes, nuk ėshtė marre asnje pergjigje konkrete
se kur do te fillojne nga puna per eleminimin e shkembit.
