Kronika
Narkomanėt sulmojnė urgjencėn e spitalit nė Berat
Narkomanėt sulmojnė vazhdimisht natėn repartin e urgjencės nė qendrėn spitalore tė Beratit nė kėrkim tė medikamenteve qetėsuese, pasi iu mbarohet hashashi qė konsumojnė vazhdimisht. Lajmi bėhet i ditur nga mjekėt e repartit tė urgjencės nė Berat, tė cilėt thonė se tė rinj tė droguar shkojnė shpesh atje dhe duke kėrcėnuar mjekėt kėrkojnė medikamente qetėsuese. Mjekėt kanė njoftuar disa herė policinė, por sapo policia afrohet tek urgjenca, narkomanėt largohen pa lėnė gjurmė. Tė punosh nė repartin e urgjencės gjatė natės, pėr ne ėshtė shndėrruar nė makth, thotė njė mjek i cili nuk dėshiron tė identifikohet. Pothuajse ēdo natė, rreth 15 tė rinj vijnė pranė repartit tė urgjencės dhe na kėrcėnojnė duke kėrkuar medikamente qetėsuese, pasi iu ėshtė mbaruar droga qė konsumojnė, shton mė tej mjeku, qė punon shpesh nė turnin e natės nė urgjencė. Sipas mjekėve, morfina, petidoni, diozepani dhe pramadoli, janė preparatet mjekėsore qė tė rinjtė kėrkojnė tė marrin nė repartin e urgjencės gjatė orėve tė natės. Nė kėtė repart ėshtė nė shėrbim gjatė orėve tė natės vetėm njė mjek dhe njė deri nė dy infermiere, tė cilėt nuk mundet tė pėrballojnė presionin e tė rinjve narkomanė. Ata vijnė grupe-grupe dhe tė shoqėruar nga moshatarėt e tyre, duke bėrė presion mbi ne qė tė marrin qetėsuesit, dėshmojnė mjekėt. Mjekėt qė pėr shkak tė detyrės nuk mund tė identifikohen, shprehen se ndonėse nė kėtė spital ka dhe roje private, narkomanėt arrijnė tė futen nė mjediset e repartit tė urgjencės duke u prezantuar si tė sėmurė rėndė. Mjekėt qė po pėrballen me kėtė situatė tė vėshtirė prej ditėsh, kėrkojnė qė pranė kėtij spitali gjatė natės tė qarkullojnė uniformat blu. Sipas tyre vetėm dy ditė mė parė, disa tė rinj qė konsumojnė drogė kanė sulmuar dhe raftet ku mbahen kėto preparate. Ėshtė njoftuar menjėherė policia qė tė rinjtė tė largoheshin nga reparti i urgjencės. Burime tė komisariatit tė policisė sė Beratit bėjnė tė ditur se pėr tė gjitha rastet qė kėrkohet ndihma nė kėtė spital, uniformat blu janė nė gatishmėri tė plotė.
Dėshmia e mjekut
Mjeku Arben Hysko tha pėr gazetėn se janė gjendur disa herė nė vėshtirėsi
nga konsumatorėt e drogės. Jemi detyruar tė lajmėrojmė policinė, e cila
sapo ka mbėrritur nė ambientet e spitalit, tė rinjtė qė drogohen janė hedhur
nga muri rrethues i spitalit. Kjo nuk ėshtė zgjidhja pėrfundimtare, pasi
pėr mendimin tim personat ata qė janė pėrdorues tė rregullt tė drogave tė
forta apo tė lehta duhet tė trajtohen. Medikamentet qė marrin kėta tė rinj,
janė qetėsues thjesht pėr momentin, por nuk e zgjidhin problemin.
Sulo Gozhina
Reparti i Urgjencės nė spitalin e Beratit sulmohet ēdo natė nga tė rinj
tė droguar .