Editoriali i "Lajmetarit"
kronika e numrit 149 date 17 korrik 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

Y. Hima

 

 

HOME NEWS EDITORIALE

Vlera tė pėrkohshme, vlera tė pėrhershme

 

 

Mungesa e vlerave ėshtė mjerim. Vlerat krijohen gjatė shekujve dhe pėrcillen nga njė brez nė tjetrin. Bashkė me to pėrcillen edhe shprehi pėr ruajtjen e tyre dhe krijimin e vlerave tė tjera. Ēdo vend ka vlerat e tij. Disa prej kėtyre vlerave janė pasuri e njerėzimit, siē ėshtė nė Shqipėri Butrinti, Gjirokastra, Berati etj. Sistemi i vlerave gjatė shekujve ndryshon. Ajo ēka ishte vlerė themelore nė njė dekadė, shekull, mund tė pushojė sė qeni e tillė nė njė shekull apo dekadė tjetėr. Disa vlera mbeten. Kur shikon Romėn, e cila ėshtė e gjitha monument kulture, ku ēdo shesh ka njė histori, ka njė grup skulpturor, rrethohet me ndėrtesa tė mrekullueshme tė stileve tė ndryshme, kur shikon monumentet qė nga Roma e lavdishme perandorake, Rilindja e ndritshme europiane e deri tek arkitektura origjinale postmoderne, tė zė trishtimi kur vjen nė Tiranė. Vlerat e krijuara pėrfshijnė njė gamė tė gjerė siē janė: arti, letėrsia, arkitektura, filozofia, etj., tė cilat tė gjitha bashkė kthehen nė qytetėrim. Perėndimi ėshtė qendra e qytetėrimit tė sotėm se i ka ruajtur kėto vlera, i ka pasuruar ato gjatė shekujve. Njerėzit pėrpiqen ēdo ditė tė krijojnė vlera me punėn e tyre, me aftėsitė e tyre intelektuale e shpirtėrore. Shumica e njerėzve krijojnė vlera ditore, ndėrsa shumė pak krijojnė vlera tė pėrhershme. Koha ėshtė vlerėsuesi mė i mirė i tyre. Nė se vlerat e krijuara i qėndrojnė kohės, ato janė vlera tė pėrhershme. Arkitektura e Beratit, pikturat e Onufrit, Ura e Goricės, Kėshtjella, poezitė e Nazim Beratit, skulpturat e Dhimitėr Ēanit, prozat poetike tė Namik Mehqemesė, skicat letrare tė Kristaq Tutulanit, pėrkthimet dhe studimet e Vexhi Buharasė janė vlera tė pėrhershme tė kėtij qyteti.
Nuk po flas pėr vlerat qė pėrbėjnė qytetėrimin e sotėm tė Beratit, sepse koha ende nuk i ka provuar. Natyrisht ka dhe vlera tė tjera siē janė kėngėt, mentaliteti dhe sjellja qytetare.
Edhe atdhetarizmi, pėrpjekja pėr tė krijuar atdheun e denjė ėshtė konstante e vlerės sė pėrhershme njerėzore. Tek ne flitet shumė pėr atdhetarizėm, ndėrkohė qė kemi trashėguar njė atdhe tė rrudhur.
Pse?
Kjo pse-ja ėshtė njė labirinth ku mungon filli i Arianės. Ai qė hyn nė tė mbetet peng i territ tė tij.
Y. Hima

 

Lajmetari: 17.07.2006. |top | Commente | Printo