Kultura e Beratit
kronika e numrit 148 date 10 korrik 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

 

Familjarėt: vrasėsit janė gjallė dhe bėjnė pjesė nė jetėn politike

 

 

HOME NEWS KULTURE

Pėrurohet nė Librazhd memoriali kushtuar dy poetėve tė pushkatuar nga regjimi komunist, Genc Leka dhe Vilson Blloshmii


Bardha Nergjoni

Nderim pėr martirėt e demokracisė, por edhe
thirrje pėr vėnien nė vend tė drejtėsisė. Ky ishte
mesazhi i pėrcjellė nė Librazhd gjatė ceremonisė sė pėrurimit tė memorialit kushtuar dy poetėve tė pushkatuar nga regjimi komunist nė vitin 1977, Genc Leka dhe Vilson Blloshmi. Nė ceremoninė e prerjes sė shiritit mori pjesė Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Bujar Leskaj, por edhe tė afėrm tė poetėve. Kėta nuk kanė rreshtur tė kėrkojnė tė vėrtetėn prej shumė vitesh sidomos nė ditėt e demokracisė. Tė mallėngjyer nė ditėn e ceremonisė pėr pėrurimin e memorialit kanė vazhduar me akuzat e tyre. Ministri Leskaj u bėri njė thirrje tė hapur shkaktarėve tė tragjedisė sė 30 viteve mė parė, pėr tė dėshmuar.
“Unė sot dua t’ju kumtoj njė mesazh kumbarėve tė tragjedisė Blloshmi-Leka: Pranoni turpin! Natyrisht, sipas besimit sektant qė keni... rrėfehuni... qė bashkejetesa jonė e imponuar tė marrė njė kuptim”, - tha Leskaj.
Ndėrsa presidenti Moisiu shtoi: “Nderimi ynė nuk ėshtė ftesė pėr hakmarrje, pėrkundrazi, shėrben pėr tė vendosur nė vend njė tė drejtė tė mohuar historike. Pėrmes kėtij akti shtetėror qė simbolizon edhe dhėnien e drejtėsisė morale, ne u pėrcjellim brezave tė rinj mesazhin se e kaluara nuk duhet harruar”.
Vėllai i Vilsonit Blloshmit, Bedriu, kujtoi edhe njė herė se autorėt e kėtij krimi janė gjallė.
“Ata janė nė jetėn politike, nė parlament, nė insitucione. Nuk do tė rreshtim sė kėrkuari tė vėrtetėn”. Bedri Blloshmi kujtoi momentet kur trupat e dy tė rinjve u zhvarrosėn vite tė shkuara afėr pėrroit ku ishin ekzekutuar. “Tė dy nga Bėrzeshta, tė dy tė muajit mars, tė dy mėsues, tė dy poetė, tė dy u arrestuan, tė dy u gjykuan, tė dy lidhur dorė mė dorė u pushkatuan mė 17 korrik 1977, tė dy bashkė i vendosi dhe koha pėrjetėsisht. Bashkė i gjeta tek humnera qė quhet “Pėrroi i Firarit”, aty ishte dhe plumbi qė u mori jetėn. Aty pėrqafuar, me sa kuptova nga skeletet. I pari duhet tė ishte vrarė Vilsoni. Nė krah kishte kushėririn dhe kolegun e vet Gencin. Skeleti i dorės sė djathtė i Vilit ishte pėrmbi gjoksin e shkrirė tė Gencit dhe atje i gjeta duke biseduar bashkė tė sigurt qė askush nuk mund t’ua prishė qetėsinė. Koha ecėn dhe nuk harron, e vėrteta duhet tė triumfojė”. Babai i Vilson Blloshmit, Samiu, nė moshė tė thyer por mjaft i pėrmbajtur, falėnderonte duke e quajtur kėtė ditė njė ditė qė ka risjellė dhimbjen e 29 viteve tė shkuara.
Gjatė ceremonisė aktorė tė njohur tė skenės Tinka Kurti, Mirush Kabashi dhe Rajmonda Bulku interpretuan poezi nga Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, qė flasin pėr mendimin e lirė dhe kritik ndaj sistemit tė kaluar. Kėtyre poetėve iu akordua po dje nga autoritetet vendore titulli “Qytetar Nderi” tė Librazhdit. Memoriali kushtuar poetėve u realizua nga skulptori Sadik Spahija. Ėshtė vendosur nė njė lulishte pėrgjatė bulevardit tė qytetit. Nė njė sipėrfaqe 10m X 5m tė veshur me mermer ku janė stampuar vargje tė dy poetėve janė vendosur dy kokat nė bronz. Dy koka qė shprehin dhimbje, njėherėsh krenari. Njėra kokė ėshtė zgjuar, tjetra fle. Kjo mund tė jetė edhe gjendja se si janė gjetur tė varrosur trupat. Ky memorial ka kushtuar 700 mijė lekė tė reja dhe baza e dy kokave nė bronz ėshtė financuar nga bashkia e Librazhdit.

 

Lajmetari 10.07.2006. |top | Commente | Printo