Kultura e Beratit
kronika e numrit 148 date 10 korrik 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

.

Ēmenduri apo jo, pak rendesi ka. Gezhojat e Policanit u rrėzuan nga “froni” gjate mbremjes se 8 korrikut, per t’u shnderruar ne nje skene te madhe sipas fantazise se Gjergj Lekes. Kengetare te rinj dhe emrat me ne ze te muzikes se lehte shqiptare, prishin pergjate nates qetesine shurdhuese te Policanit, per te sjelle koncertin “Vallezim mbi gezhoja”

 

HOME NEWS KULTURE

Gezhojat e Policanit “shkelen” nga vallezim t

 

Nje koncert nuk eshte e thene te behet detyrimisht ne nje skene.
Sikunder edhe gezhojat, s’eshte e thene te rrine fare prane vendit ne te cilin jane zbrazur, ato mund te gjejne vend edhe ne ish-Bllok, mbi tavolinen e nje lokali ku te rinjte e kryeqytetit shijojne pasditet.
Gjergj Leka po tregon se edhe mbi gezhoja, fare mire mund te percjelle shume emocione apo te rijetesoje nje vend te lene “pas dore”, sic eshte edhe Uzina e Armeve ne Polican.
E pertej ketyre, mund te ndjelle me shume te rinj dhe jo vetem, per te ndjekur me nga prane “Dance mbi gezhoja”, i cili filloi sapo ranė hijet e nates se 8 korrikut. “Dance mbi gezhoja”, duket si fraze metaforike, pasi me pare askush s’mund te mendonte se edhe mund te kercehej e kendohej mbi gezhoja. Por ja qe per Gjergj Leken, mjafton nje vizite ne kete vend te larget, jo aq shume ne hapesire, sa ne mendime, dhe sa hap e mbyll syte, vendosi qe Uzina e Vdekjes apo Uzina e Armeve ne Polican te shfaqej ndryshe.
Te shfaqej si nje vend, i cili nuk sjell vetem vdekje, por edhe jete, gjalleri dhe levizje. Solli me vete ne Tirane edhe grushte me gezhoja, per percjelle sadopak atmosferen e nje vendi te mbuluar prej tyre. Vetem 2 dite para, Gjergj Leka, pas “eksplorimit” te Shqiperise shprehet: “Keto tunele me mahniten, megjithe tmerrin qe kishin dhe ajo qe ishte me shume mbreselenese, ishte fusha ne dalje te tuneleve, e cila ishte e mbuluar me gezhoja”.
Ato kane marre shume jete, ndaj Gjergjit i “shkrepi” te bente te kunderten, te bente nje koncert shume te madh dhe fale nje telefonate gjithcka u be e mundur. Fatmir Mediu, ministri i Mbrojtjes pas frazes “Eshte nje cmenduri, por cmenduri e bukur”, i ka dhene “OK” dhe u tha e u be. Por s’do mbetet vetem me nje mbremje vere koncerti, dhe jo vetem per kete vit. “Dance mbi gezhoja” synon te kthehet ne tradite.
Cdo vit, kengetare te rinj e te vjeter pritet te shkelin mbi to, dhe mbi qytetin e harruar. “Vallezim mbi gezhoja” me rreth 57 kenge Gezhojat ranė nga “froni” ne oren 20.00 te mbremjes ne Polican. Aty mbizoteroi kenga, duartrokitjet dhe perkundjet e te rinjve. Edhe qetesia shurdhuese e ketij qyteti lene ne harrese, u prish, per te mbeshtjelle nder vete per ca dite jehonen e muzikes, jetes qe te rinj thuajse nga e gjithe Shqiperia, sollėn ne qytetin qe eshte lene ne skaj te mendjeve njerezor nisi me kenge popullore, te rinjte vijuan me hite boterore qe kane ndezur shpirtrat e njerezve ne mbare boten.
Bashke me nje kolazh, kengetaret e rinj qėndruan ne skene perreth 80 minuta. Radha filloi me kengetaret me ne ze te muzikes se lehte shqiptare dhe hitet e tyre nder vite, per te sjelle me pas kolazhe dhe, ne fund, te gjithe se bashku kenduan nje prej kengeve me te njohura dhe me te dashura shqiptare, “Lule bore”. “Gezhojat” qene deshmitare te rreth 57 kengeve te kenduar prej te rinjve dhe kengetareve te ftuar, ndersa nje disko verore fton te rinjte te shijojne festen e “papritur” ne Polican, e cila zgjati deri ne oret e para te mengjesit.
Te ftuar, kengetaret e muzikes se lehte shqiptare “Dance mbi gezhoja”, vec nje feste te madhe rinore,qenė tė ftuar edhe kengetare qe, pavaresisht moshes se tyre te re, kane vite ne skenen shqiptare. Rovena Dilo eshte jo vetem kengetare ne kete projekt, por edhe prezantuesja e ketij manifestimi te madh.
Ndersa te tjere kengetare te ftuar qene Eranda Libohova e Redon Makashi, Eneda Tarifa e Orinda Huta, e krahas ketyre, ne skene u ngjiten edhe disa talente te rinj, si Ronela, Orgesa, Erga, Denisi apo Floriana me Emin dhe Klodjanen. Rreth 10 mije te rinj ne Polican per “gezhojat” Ajo cka nuk i mungoi aspak kesaj feste te madhe, qene te rinjte, numri i te cileve qe ne rreth 10 mije.
Gjithkush qe pati deshire, udhetoi prej qytetit ku jeton apo fshatrave perreth me nje autobus, pasi ne pak kohe, entuziazmi nuk ka mungoi per te organizuar cdo detaj ne menyre perfekte. Mbremja qe shume e gjate, deri ne oret e para te mengjesit.
Ndertesa me e madhe, e cila pas pak do t’u sherbeje si strehe femijeve te ngujuar, ne 8 korrik qe e tyre.

Anisa YMERI

Lajmetari:10.07.2006. |top | Commente | Printo