Pėrshpirtje pėr vėllezėrit Pambuku nė Kishėn e Shėn Spiridhonit
Todian dhe Elton Pambuku, 24 dhe 21 vjeē dhe banorė tė qytetit tė Beratit, tė cilėt dy ditė mė parė janė shkrumbuar nė banesėn e tyre nė kryeqytetin Helen, janė pėrcjellė pėr nė banesėn e fundit dje nė orėn 17.00. Burime pranė familjes sė tyre nė Berat, kanė thėnė se ky ka qenė edhe amaneti i tyre, nė tė gjallė, por edhe dėshira e prindėrve tė tyre. Vėllezėrit Pambuku, kishin vite qė jetonin dhe punonin atje dhe kishin bėrė shumė miq bashkatdhetarė tė tyre dhe grekė. Ka qenė njė ceremoni madhėshtore ajo qė kanė organizuar pasditen e djeshme, emigrantėt shqiptarė nė Athinė, pėr varrimin e dy vėllezėrve fatkeqė, qė humbėn jetėn e tyre nė kėtė moshė kaq tė re, nga njė zjarr i madh, i rėnė nė mesnatėn e dy ditėve mė parė, pėr tė cilin autoritetet e policisė helene kanė nisur tė hetojnė pėr zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave tė tij. Por, njė tė njėjtėn kohė me varrimin e djemve tė rinj beratas nė varrezat e Athinės, nė Berat, prindėr dhe tė afėrm tė dy viktimave kanė organizuar e marrė pjesė nė njė ceremoni fetare pėrshpirtje, ose faljeje, nė Kishėn e Shėn Spiridhonit, nė lagjen Goricė. Nė kėtė ceremoni pėrshpirtjeje, nė kishėn e vjetėr tė qytetit, kanė marrė pjesė edhe disa qindra qytetarė beratas, nė shenjė respekti pėr dy viktimat e radhės sė emigracionit ekonomik nė shtetin grek. Vėllezėrit Pambuku, e ēojnė nė 5 numrin e tė vdekurve pėr arsye tė ndryshme, nė vendet perėndimore, pėr vitin 2006, nė rrethin e Beratit, ndėrkohė qė pėr 15 vjetėt e fundit, numri i tyre shkon mbi 135 persona.