Marrėveshje me Co-Plan pėr hartimin e Planit tė Pėrgjithshėm Rregullues tė qytetit tė Beratit
Para disa ditėsh Bashkia Berat organizoi njė takim pėr prezantimin e marrėveshjes sė pėrbashkėt me Co-Plan pėr hartimin e Planit tė Pėrgjithshėm Rregullues tė qytetit. Nė takim merrnin pjesė pėrfaqėsues nga institucione tė ndryshme, shoqėria civile, komuniteti, specialistė, intelektualė etj.
Kryetari i Bashkisė z. Fadil Nasufi prezantoi marrėveshjen e pėrbashkėt me Co-Plan pėr planin rregullues tė qytetit. Pas diskutimesh 1-vjeēare, do tė fillojė puna pėr hartimin e planit rregullues tė qytetit. Kjo ėshtė njė arritje pozitive, pasi i jep rrugė studimeve tė planifikuara pėr qytetin, ndalon informalitetin dhe studimet e pabazuara nė plane afatgjata. Nė bazė tė kėsaj marrėveshje Co-Plan do tė financojė me 80% tė kostove, ndėrsa Bashkia Berat me 20%. Harta aerofotogrametrike e sapo pėrfunduar do ti paraprijė hartimit tė PP rregullues, dhe i hap rrugė pėrdorimit tė metodave moderne pėr studimet urbane.
Drejtori i Co- Plan, Dritan Shutina, prezantoi Co-plan si njė organizatė serioze dhe me eksperiencė nė fushėn e planifikimit urban dhe zhvillimin e Habitatit, kjo organizatė ka pėrgatitur ndėrkohė PP Rregullues nė Fier dhe Elbasan, dhe nė Berat do tė sjellė ekspertet mė tė mirė nė kėtė fushė, tė cilėt do tė punojnė ngushtė me specialistėt lokale pėr pėrmbushjen e studimit.
Ai theksoi se pjesėmarrja qytetare ėshtė shumė e rėndėsishme nė tė gjithė procesin e hartimit tė planit dhe kjo i jep rrugė thithjes sė mendimeve pėr kėtė plan afatgjatė.
Specialistėt e Co-Plan Sotir Dhamo dhe Anila Gjika prezantuan mėnyrėn se si do tė kryhet organizimi i punėve dhe hapat qė do tė hidhen pėr arritjen e pikėsynimit. Me projektin Berati i njė mbi njė dritareve, i njė mijė mundėsive hapet drita jeshile pėr fillimin e punės pėr hartimin e Planit rregullues.
Aktorėt kryesore nė hartimin e PP rregullues do tė jenė: Bashkia Berat, Co- Plan (asistencė teknike), ekspertė nga Instituti i Monumenteve tė Kulturės, komuniteti, biznesi OJF-tė etj.
Nė Bashki peshėn mė tė madhe tė punės do ta mbajė Drejtoria e urbanistikės (grupi i punės). Do tė krijohen edhe grupet ndėrsektoriale, ku do tė jenė pėrfaqėsues nga isntitucione tė ndryshme, specialistė, ekspertė, etj. Tė dy grupet kanė vartėsi nga kryetari i bashkisė dhe grupi drejtues.
Nė fillim do tė kryhet detyra e projektimit (qershor 2006- shkurt 2007),
e cila pėrfshin:
- ngritja e grupeve tė punės nė bashki
- analizė institucionale
- plani i aktiviteteve
- krijimi i bazės sė tė dhėnave
- vėzhgim social-ekonomik (ēfarė mendojnė banorėt pėr zhvillimin e qytetit)
- analiza e situatės.
Plani rregullues ėshtė faza e dytė (mars 2007 -qershor 2007), pėrfshin :
- hartimin e draftit
- legjitimiteti nė nivel lokal dhe kombėtar
Plani rregullues do tė pėrfshijė tė gjithė elementėt: arkitektonike, urbane,
ekologjke, demografike etj.
Mė pas Prof. Emin Riza pėrshėndeti projektin e nisur duke theksuar se e
rėndėsishme ėshtė gjithė pėrfshirja dhe zbatimi i kėtij plani rregullues
nė nivele optimale.
Marrė nga gazeta Transparencė