Nderohen me tituj nderi
Gjatė muajve Maj-Qershor 2006 Kėshilli Bashkiak ka nderuar me tituj
nderi njė sėrė personalitetesh
nga fusha e Artit, e Shėndetėsisė dhe e Ndėrmarrjes sė Gjelbėrimit.
Nė ceremonitė e organizuara pėr dhėnien e titujve kanė marrė pjesė Prefekti
i Qarkut Berat, z. Roland Bejko, Kryetari i Bashkisė z. Fadil Nasufi, Kryetari
i Qarkut Pelivan Shatri, Kryetari i Kėshillit Bashkiak z. Vladimir Kumaraku,
kėshilltarė, pjesėtarė tė familjeve, drejtues tė institucioneve, tė ftuar
etj.
Qytetarė nderi tė qytetit tė Beratit:
Dr. Artin Burnaziani
Ka lindur nė prill tė vitit 1906. Nė vitin 1931 vjen nė Shqipėri. Nė vitet
1938-1939 punon nė Kuēovė, Elbasan dhe Tiranė. Mė 1948 vjen nė Berat dhe
krijon pėr herė tė parė klinikėn e parė dentare. U dallua pėr profesionalizėm,
pasion, korrektesė dhe shembull vetjak nė punė.
Dr. Lluka Muēo
Ka lindur nė 20.09.1908 nė fshatin Dhėrmi tė Himarės.
Nė vitet 1926- 1927 pėrfundoi liceun e Athinės. Nė vitin 1933 pėrfundoi
Universitetin KAPODISTRIA (Fakulteti i Mjeksisė nė Athinė). Nė vitin 1940
- 1967 ka punuar si drejtor i Spitalit tė Beratit. Ėshtė shquar si njė mjek
popullor, me njohuri tė thella nė fushėn e mjeksisė, organizator dhe drejtues
i spikatur.
Dr. Gani Strazimiri
Studiues i njohur nė historinė e artit shqiptar. Gjithė jetėn e tij ia kushtoi
trashėgimisė kulturore dhe nė veēanti asaj urbanistiko- kulturore. Mbrojti
me fanatizėm vlerat historiko- arkitekturore tė objekteve historike dhe
tė kultit.
Dr. Hėna Spahiu
Ka dhėnė njė ndihmesė tė shquar nė fushėn e arkeologjisė. Me pasionin dhe
pėrkushtimin e saj profesional la gjurmė tė thella nė memorien monumentale
tė qytetit tė Beratit.
Prof. Dr. Emin Riza
Ėshtė shquar pėr punėn e tij tė jashtėzakonshme pėr hartimin e dosjes sė
Qendrės Historike tė Beratit, si pasuri e UNESKO-s dhe si njė studiues i
spikatur nė fushėn e historisė urbane tė qytetit tė Beratit.
Nderi i qytetit
Dhimitėr e Kozma Dushi
Vėllezėrve kėngėtarė Dhimitėr e Kozma Dushi. Kanė kėnduar me nivel profesional
dhe pasion kėngėn qytetare beratase, duke kontribuar nė jetėn kulturore-artistike
tė qytetit. Kanė dhėnė njė ndihmesė tė ēmuar nė pėrkrahjen e talenteve tė
qytetit tė Beratit. Me pjesėmarrjen e tyre brenda dhe jashtė vendit kanė
pėrfaqėsuar denjėsisht kėngėn qytetare beratase.
Mjeshtėr i lulishteve
Dr. Ymer Berati
Njė personalitet i drejtėsisė shqiptare, i cili u bė i njohur edhe nė njė
fushė tjetėr atė tė gjelbėrimit. Ai u njoh nė mbarė vendin pėr kontributin
e tij nė kultivimin e luleve duke u vlerėsuar si njė Mjeshtėr i madh i gjelbėrimit.
Mjeshtre e luleve
Amalia Manestro
Amalia Manestro, do tė mbetet nė kujtesėn e qytetarėve si Gruaja e Luleve.
Punoi me njė pasion tė rrallė pėr rritjen e kultivimin e luleve.
Marrė nga gazeta Transparencė
