Piktorėt Dervishi e Polovina nė Ekspo Art Tirana 2006
Kryeministri Berisha viziton pavionin e artistėve tė Beratit
Ministri Leskaj ble Mangalemin e Dervishit
Piktorėt beratas Kastriot Dervishi dhe Agron Polovina morėn pjesė nė panairin
e parė tė artit bashkėkohor Tirana Ekspo Art 2006 qė u zhvillua nga 26
deri nė 30 qershor nė Qendrėn Ndėrkombėtare tė Kulturės nė Tiranė, ku morėn
pjesė 148 artistė nga Shqipėria, Kosova dhe Maqedonia. Ky panair u organizua
nga Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Galeria Kombėtare
e Arteve si dhe Qendra Ndėrkombėtare e Kulturės. Artistė, galeri arti nga
tė gjitha trojet shqiptare pėr here te tė pare finalizuan me sukses tė parin
panair tė artit pamor shqiptar. Panairi krijoi mundėsinė konkrete pėr publikun
e gjėrė tė kryeqytetit tė kontaktojė me vizionet, tendencat, dhe individualitetet
e artistėve bashkėkohorė shqiptarė qė jetojnė brenda dhe jashtė Shqipėrisė.
Artistėt beratas Dervishi e Polovina kishin pavionin e tyre ku ekspozuan
krijimet e tyre me motive nga qyteti i Beratit. Por ajo qė vlen tė theksohet
ėshtė suksesi i tyre nė kėtė panair. Pavionin e tyre e vizitoi edhe Kryeministri
i Shqipėrisė zoti Sali Berisha si dhe Ministri i TKRS zoti Bujar Leskaj,
cili njihet edhe si koleksionist veprash arti.
Qė nė orėn e pare tė panairit veprat e artistėve Dervishi e Polovina tėrhoqėn
vėmėndjen e koleksionistėve pėr ti pasur nė koleksionet e tyre. Ministri
Leskaj bleu veprėn e Kastriot Dervishit Mangalemi ndėrsa njė diplomat
amerikan veprėn e Agron Polovinės Rrugicė nė Mangalem
Lajmėtari
