Kronika e Beratit
kronika e numrit 147 date 3 korrik 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

.

Foto: Prefektura

HOME NEWS KRONIKA


Projekte dhe investime tė bashkisė Berat pėr vitin 2006


Ditėn e enjte, mė 29 qershor 2006, nė sallėn e mbledhjeve
tė kėshillit bashkiak, kryetari i bashkisė Berat, z. Fadil Nasufi, nė prani tė nėnkryetarėve, z. Fatmir Shehu dhe Stavėr Ceca, dhe tė gazetarėve dhe tė dy mediave vizive, zhvilloi njė konferencė shtypi pėr tė parashtruar projektet dhe investimet e bashkisė pėr vitin 2006.
Nė fjalėn e tij ai theksoi punėn e mirė qė ka bėrė dhe bėn stafi i bashkisė pėr hartimin e projekteve dhe zbatimin e tyre.
Qė nga viti 2001 bashkia Berat ka 11 projekte dhe vazhdon punėn pėr zbatimin e tyre. Midis kėtyre projekteve mund tė pėrmendim: argjinaturėn mbrojtėse tė lumit Osum; sistemimin dhe asfaltimin e dsa rrugėve nė pika tė ndryshme tė qytetit; ndėrtimin e tregut tė fruta-perimeve nė lagjen “Ēelepias”; hartimin e planit tė pėrgjithshėm urbanistik tė qytetit; rehabilitimin e rrjetit tė ujėsjellėsit nė segmentin rrugor shkolla “Zihni Toska”-Ara e Kullaut etj.
Ndėrsa bashkia ka gati 38 projekte tė tjera qė presin financimin e tyre. Disa nga mė tė rėndėsishmet janė: ndėrtimi i urės sė re mbi lumin Osum dhe i rrugės lidhėse me tė, sistemim i ujėrave sipėrfaqėsore nė lagjen “Ēlirim”, rehabilitim i infrastukturės nė hyrje tė qytetit, sistemin e asfaltim i disa rrugėve tė reja nė lagje tė ndryshme tė qytetit, ndriēimi i lagjes Mangalem, rikonstruksione tė disa shkollave, ndėrtimi i tregut unik industrial nė qytet, rikonstruksioni i bibliotekės “Vexhi Buharaja”, rikonstruksioni i kinemasė; studime urbanistike pėr qendrėn e qytetit etj. Tė gjitha kėto projekte kapin shumėn 1 536 611 186 lekėsh.
Pėr kėto projekte, tha kryetari i bashkisė, pritet aprovimi i fondeve nga qeveria ose lėvrimi i tyre si edhe nga donacionet e huaja.
“Bashkinė Berat e kanė kritikuar pėr mungesė projektesh,- theksoi kryetari,- por, kėto kritika nuk qėndrojnė. Ne i kemi gati projektet. Se stafi i bashkisė punon me pėrkushtim. Nuk na thyejnė keqdashjet e ndonjė gazetari. Ne kėrkojmė njė bashkėpunim mė tė fortė bashki-prefekturė, qė deri mė sot e kemi pėr t’u lavdėruar, por duhet ta kemi po nė kėtė nivel edhe bashkėpunimin me pushtetin qendror.”
Nė fund gazetarėt ngritėn nevojėn e mė shumė konferencave pėr shtyp, qė tė informohen qytetarėt mė mirė, kėrkuan tė dinin pėr punėn qė po bėn bashkia pėr rregullimin e rrugėve tė lėna hapur nga ndėrmarrja e qė punon pėr KESH-in, pėr domosdoshmėrinė e pėrgjigjeve zyrtare pėr vėrejtjet qė bėhen nė media, pėr domosdoshmėrinė e prishjes sė digės qė tė rregullohet shtrati iumit Osum etj.
Lajmėtari

Lajmetari:3 07.2006. |top | Commente | Printo