Editoriali i "Lajmetarit"
kronika e numrit 147 date 3 korrik 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

. Foto: Y. Hima

 

 

HOME NEWS EDITORIALE

Kujtesa, kjo mrekulli njerėzore!

 

Pėrfytyroni njė njeri qė ka humbur kujtesėn! Ai i ngjet njė objekti qė lėviz pėr inerci nė hapėsirė, pa qėllim e sens.
Nė raste tė tilla ai kėrkon pėrkujdesjen e njė njeriu normal, me kujtesė.
Kujtesa ėshtė virtyt njerėzor. Sa mė e fortė, sa mė e qartė tė jetė ajo, aq mė cilėsore ėshtė veprimtaria njerėzore nė njė fushė apo nė njė tjetėr. Kujtesa ėshtė eksperiencė e dobishme pėr tė ndėrtuar tė sotmen dhe tė ardhmen. Njė njeri me kujtesė tė dobėt ėshtė njė njeri me risk tė lartė dėshtimesh nė jetė.
Nė veprimtarinė njerėzore ndėrthuret mrekullisht kujtesa individuale me kujtesėn kolektive. Shpesh dominon njėra mbi tjetrėn.
Pėrfytyroni ēfarė ndodh kur njeriu humb apo zbeh kujtesėn! Edhe mė katastrofike bėhet ēėshtja kur turmat, popujt humbin kujtesėn. Aty ndėrpritet udha drejt sė ardhmes, aty ngrin edhe e sotmja. Qė nė lashtėsinė greke njihej mrekullia njerėzore e kujtesės dhe manipulimi i saj. Te vepra e Homerit Odiseut dhe miqve tė tij, pėr t’u shkulur kujtesėn dhe pėr t’u ndėrprerė rrugėn pėr nė Itakė, nė njė ishull misterioz u jepen farat e Latofagut. Pas pėrtypjes sė tyre grekėt e famshėm harruan nga ishin nisur, harruan nga kishin ardhur, harruan ku do tė mbėrrinin. Ata u kthyen nė robėr tė kohės sė tashme.
Harresa, e kundėrta e kujtesės, shpesh mbėrthen individė e turma tė tėra. Shpesh harrojmė se kemi jetuar nė diktaturėn mė tė egėr komuniste, shpesh harrojmė se individė me energji negative u kanė shkaktuar fatkeqėsi individėve dhe vendit nė diktaturė, ndonėse sėrish kėrkojnė protagonizėm edhe sot. Shpesh harrojmė se pėr ndėrtimin e njė institucioni ka meritė x-i apo y-i. Shpesh harrojmė se nė krijimin e fytyrės sė njė partie apo shoqate janė vlerat y-it apo x-it.
Ēdo organizėm politik apo shoqėror mbėshtetet mbi njė sistem vlerash. Ato vlera krijohen ditė pas dite, vit pas viti, jo nė njė ditė. Tė shpėrfillėsh kėto vlera tė krijuara do tė thotė tė kesh humbur kujtesėn.
Kur harresa pushton mendjen e njė njeriu dėmi ėshtė i madh, por kur harresa pėrfshin turma, parti politike, krahina tė tėra, atėherė dėmi ėshtė i pallogritshėm. Dhe nis anarkia e vlerave. Brenda njė partie,madje brenda njė shoqėrie ndodh qė kėmbėt shfaqen si kokė dhe kokat si kėmbė.
Brenda njė institucioni antivlerat shfaqen si vlera dhe vlerat si hedhurina. Kur kujtesa dėmtohet rėndė vjen njė kohė kur virtyti i kėrkon ndjesė vesit, siē thotė Shekspiri.
Individėt me kujtesė tė fortė e kanė detyrim t’u flasin atyre me kujtesė tė zbehtė. Kur nuk dėgjojnė, t’u bėrtasin. Kur nuk duan tė dėgjojnė, tė ulėrasin. Ndryshe le tė pėrtypim farat e Latofagut dhe tė sillemi nė hapėsirė si objekte pa sens e kuptim.
Y. Hima

 

Lajmetari: 03.07.2006. |top | Commente | Printo