Brenda korrikut 2006 dega e PD-sė me drejtues tė rinj
Njė mbledhje e selisė blu nė qendėr ka vendosur qė tė hapet fushata pėr
zgjedhjet brenda degėve tė PD-sė, ku kryetarėt e tyre janė dorėhequr.
Organizimi i degėve tė Partisė Demokratike do tė fillojė nga nėndegėt. Pėr
tė realizuar kėtė proces ėshtė ngritur edhe njė grup pune qė pritet tė vijė
sė shpejti edhe nė qytetin e Beratit, njė nga qytetet ku kreu lokal i PD-sė
ėshtė dorėhequr.
Grupi i punės i ngritur nga selia blu nė qendėr do tė shpallė nė qytetin
e Beratit fushatėn pėr zgjedhjen nė strukturat e degės sė PD-sė, fushatė
qė do tė fillojė te zgjedhja e shefave partiakė tė nėndegėve dhe kryesive
tė tyre.
Me statusin e ri tė PD-sė mandati politik i strukturave tė zgjedhura bėhet
4 vjet, qė do tė thotė se tė zgjedhurit e korrikut 2006 nė degėn e PD-sė
Berat do tė udhėheqin dy fushata elektorale tė rėndėsishme, fushatėn pėr
zgjedhjet vendore dhe ato politike nė vitin 2009. Kandidatėt pėr lidershipin
e dėgės sė PD-sė Berat janė ende tė pashpallur, ndonėse janė shfaqur.
Lajmėtari
