Kronika e Beratit
kronika e numrit 144 date 12 qershor 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

.

Foto: Prefektura

HOME NEWS KRONIKA


Prefekti Bejko u tėrheq veshin komunarėve


Prefekti i Beratit, Roland Bejko, u ka terhequr vemendjen kryetareve te komunave te ketij qarku, per mosseriozitetin e treguar nga ana e tyre ne shperndarjen e naftes pa akcize.
Ne nje takim urgjent me kryetaret e 22 komunave te ketij qarku, Bejko eshte ndalur ne menyre te veēante ne vendimin e qeverise “Per furnizimin me nafte pa akcize per fermeret”, per zbatimin e te cilit ai shprehu rezervat e tij.
Prefekti Bejko evidentoi mungesen e regjistrave perkates, sipas udhezimit te qeverise, perqindjen e ulet te naftes pa akcize qe eshte marre nga fermeret gjate shperndarjes se kestit te pare dhe rastet e shperdorimit te kesaj nafte, te konstatuara gjer tani.
Bejko urdheroi drejtuesit e organeve te qeverisjes vendore ne Berat, te fillojne menjehere plotesimin e kartelave te fermereve dhe ngritjen e grupeve te punes per ndjekjen e ketij problemi ne ēdo njesi te qeverisjes vendore.
Nje problem tjeter shqetesuas per Bejkon ka qene edhe zbatimi i ligjit “Per mbikqyrjen dhe kolaudimin e investimeve piblike”, ku u ka terhequr vemendjen 22 kryekomunareve te qarkut te Beratit per realizimin e planeve te hartuara per investimet publike, per zbatimin rigoroz te ligjit per prokurimet ne lidhje me perzgjedhjen e firmave ndertuese, per hartimin e akt kolaudimeve ne perputhje me gjendjen faktike dhe per hartimin e projekteve te reja, bazuar ne nevojat urgjente dhe kapacitetet investuese.
Prefekti Bejko tha se nga kontrollet e kryera gjer tani nga zyra rajonale e auditimit, jane verejtur mjaft shkelje te renda dhe ne shume raste keto shkelje perbejne ndjekje penale, nga drejtues te pushtetit vendor dhe nga firmat ndertuese. Me tej, ai u kerkoi kryetareve te komunave, te heqin dore nga praktikat e vjetra te ndertimeve.
Bejko kerkoi prej tyre zbatim korrekt te kerkesave te ligjit per urbanistiken, dhe nje bashkepunim me te mire me Institutin e Ndertimeve ne Tirane, per te rritur ndikimin e tyre mbi proceduren e dhenies se lejeve te ndertimit, qofshin keto ndertime private apo publike, per te rritur ndikimin e tyre mbi cilesine dhe sigurine e ketyre ndertimeve brenda territorit te tyre administrativ.
Prefekti Roland Bejko u kerkoi drejtuesve te komunave kujdes maksimal per dhenien e lejeve teknologjike per firmat e prodhimit te materialeve te ndertimit sipas standardeve bashkekohore, pajisjes me leje teknologjike e prova laboratorike te te gjitha produkteve te ndertimit, nga subjektet private qe ushtrojne aktivitetin e tyre ne kete qark.
Ai urdheroi mbrojtjen e tokave nga ndertimet pa leje dhe demtime te tjera jo natyrore dhe kerkoi prej tyre informim te vazhdueshem per kete problem.
Lajmėtari

Lajmetari:12 06.2006. |top | Commente | Printo