Editoriali i "Lajmetarit"
kronika e numrit 146 date 26 qershor 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

. Foto: Y. Hima

 

 

HOME NEWS EDITORIALE

Matura Shtetėrore, realitet i shkollės sonė

 

Kanė pėrfunduar dy provimet e detyruara tė Maturės Shtetėrore, letėrsia dhe matematika.
Ka qenė njė organizim shumė i mirė i kėtyre provimeve nga ana e Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės, gjė qė u pa gjatė gjithė procesit tė realizimit tė tyre.
Njė ndihmesė tė ēmuar dhanė edhe punonjėsit e policisė pėr sigurimin e testit dhe tė mjediseve ku u zhvillua Matura Shtetėrore. Interesimi i nxėnėsve, prindėrve dhe mėsuesve pėr Maturėn Shtetėrore ka qenė i madh dhe falė kėtij interesi pėrfunduan me sukses dy provimet e para. Them pėrfunduan me sukses sepse pėr tė gjithė grupet e interesit mė i rėndėsishėm nė realizimin e Maturės Shtetėrore ėshtė procesi sesa rezultati. Njė proces korrekt, ku informacioni nuk rrjedh, ku ēdo kandidat ėshtė nė start tė barabartė do tė sjellė njė rezultat real, pavarėsisht nivelit tė tij.
Tė gjithė grupet e interesit dhe vetė shoqėria kanė nevojė pikėrisht pėr njė rezultat real nė tė gjitha hallkat e shkollės sonė.
Ende nuk kanė dalė rezultatet e dy provimeve tė detyruara tė Maturės Shtetėrore, por tani janė tė vetėdijshėm tė gjithė se kjo formė duhej aplikuar vite e vite mė parė pėr tė mirėn e nxėnėsve, pėr tė mirėn e studentėve, pėr tė mirėn e shkollės e pėr rrjedhojė pėr tė mirėn e vendit.
Matura Shtetėrore do tė ndajė egjrin nga gruri. Nxėnėsit qė e meritojnė do tė shkojnė nė universitet. Prindėrit nuk do tė bėhen me dhimbje koke, pėr shkak tė merakut se fėmijėve mund t’iu bėhet ndonjė padrejtėsi. Nė shkollėn e lartė ata nuk do tė paraqiten mė pėr tė blerė njė tė drejtė studimi, pavarėsisht nėse fėmija i tyre e kishte apo s’e kishte formimin e duhur pėr tė qenė student. Nė auditore nuk do tė ulen mė ata qė nuk e meritojnė tė jenė studentė. Mjaft mėsues, tė cilėt zhvillojnė kurse private pas provimit me zgjedhje do tė shohin se cili ėshtė fryti i punės sė tyre. Ose do tė dėshtojnė e do tė mbyllin kurset e tyre, ose do tė marrin liēensėn dhe do tė vazhdojnė normalisht njė veprimtari.
Matura Shtetėrore do tė nxjerrė nė dritė tė diellit mashtrimin nė shkollėn tonė. Dhjetat do tė bėhen pesa, nėnta do tė bėhen katra, gjashtat do tė bėhen teta ose shtatat do tė bėhen dhjeta. Pas Maturės Shtetėrore do tė ketė njė analizė tė imėt tė procesit dhe tė rezultatit , ku do tė nxirren pėrfundime tė vlefshme pėr tė ndėrtuar tė gjithė punėn nė shkollat e mesme pėr vitin shkollor 2006-2007.
Matura Shtetėrore ėshtė njė test pėr mėsuesit e shkollave tė mesme pėr tė provuar aftėsinė apo paaftėsinė e tyre.

 

Lajmetari: 26 .06.2006. |top | Commente | Printo