Kush i vodhi 3534000 lekė nė kryesinė e shoqatės tė pensionistėve tė rrethit Berat
Po bėn disa muaj qė ky skandal
financiar ėshtė bėrė objekti kryesor
i bisedave te pensionistėt e kėtij rrethi. Pse kryesia e vjetėr nuk po i vė pikat mbi i? Themi kryesia e vjetėr, sepse faktikisht nė shoqatėn e pensionistėve nė Berat po bėn 5 vjet qė nuk janė bėrė zgjedhjet.
Po si qėndron e vėrteta e kėtij skandali?
Kryesia e shoqatės veē kuotave qė i merrte ēdo pensioni 2000 lekė nė vit, ėshtė marrė edhe me njė lloj aktiviteti tė paligjshėm. Kjo kryesi furnizohej me ushqime me shumicė nga njė firmė ushqimore nė Berat dhe jua shiste kėto ushqime pensionistėve, sigurisht qė kjo kryesi nga ky lloj biznesi ka patur fitimet e saj, pra nė vitin 2004-2005 me kėto ushqime nė kryesi nuk i bėnin hyrje paratė e fituara nga shitja e ushqimeve, por i fusnin nė xhepat e tyre, kėshtu qė kur u mbaruan ushqimet del njė diferencė e madhe me para qė duhej shlyer te firma ku u morėn kėto ushqime, pra 1900 000 lekė, dhe kėto para firma me tė drejtė po i kėrkon, sepse u ka dhėnė mallin. Logjikisht lind pyetja: Kush i vodhi kėto 1900 000 lekė? Nė kėtė kryesi ushqimet sipas tė dhėnave menazhoheshin nga sekretari i shoqatės
Skandali i dytė financiar fillon nė vitin 2005 nga tetori i kėtij viti, kur i nderuari kryetari i kėsaj shoqate akuzon publikisht sekretarin e shoqatės se i kishte vjedhur nė zyrė kryetarit njė sasi tė konsiderueshme parash dhe librezash qė njė librezė shitej 2000 lekė dhe ky sekretar kėtė akuzė nuk e ka kundėrshtuar nė asnjė mbledhje tė kryesisė dhe as publikisht, qė do tė thotė se akuza e kryetarit qėndron. Pėr dijeni pėr lexuesit, arkėn me para nė atė kohė e mbante ky sekretar, Pėllumb Hamdiu. Ēka ndodhur mė vonė fill mbas akuzave qė kryetari i shoqatės i bėri sekretarit? E urdhėron sekretarin qė pėr 15 ditė sa tė gjente arkėtar pėr ti dorėzuar arkėn, tia dorėzonte arkėn dhe paratė njė pensionisteje tė nderuar. Po qysh ia ka dorėzuar paratė kėsaj zonje, Pėllumb Hamdiu? Ai nuk ia ka dhėnė asaj qė ti numėronte. Ja si tregon vetė Pėllumbi: Mua nuk mė dha para qė ti numėroja, se sa shkroi nė procesverbalin qė mori pėr vete, se mua nuk mė dha kopje tė procesverbalit dhe se sa futi nė arkė unė nuk di gjė, sepse ai edhe ēelsin e arkės nuk ma dha mua. Nė procesverbalin e tij Pėllumb Hamdiu ka shkruar se i ka dorėzuar gjendjen e parave qė kishte nė ngarkim shumėn prej 2200 000 lekė pas 15 ditėve qė i janė bėrė paratė nė ngarkim. Kryetari gjen arkėtaren Emilia Rama dhe i jep urdhėr Pėllumb Hamdiut qė ti dorėzohen paratė Emilisė. Por ēndodh?! Nė procesverbalin qė ka bėrė vetė Pėllumbi me dorėn e tij i ka dorėzuar Emilisė vetėm 566000 lekė dhe jo 2 200 000 lekė sa ishte gjendja e arkės, pra nė arkė mungonin edhe 1 634 000 lekė. Kush i mori kėto para nga arka? Pėllumbi qė i dinte se i kishte dorėzuar vetė 2 200 000 lekė , pse si tha Emilia Ramės mos e merr arkėn se ty tė mungojnė 1 634 000 lekė ? Pse heshti kryetari i shoqatės, ku e ka burimin kjo heshtje? Me tė drejtė ēdo njeri thotė se Pėllumbi nuk i ka futur nė arkė 2 200 000 lekė por 566000 lekė dhe 1634000 lekė i ka futur nė xhepin e tij. Pse nxore dokumentin ti, Pėllumb, mbas vdekjes sė kryetarit duke u mburrur se je nė rregull, pse e mbulove vjedhjen kur kryetari ishte gjallė? Ti vend e pavend akuzon x-in pėr paratė. A mund ta pohosh publikisht kush i vodhi paratė? Pra, kush i vodhi 3 534 000 lekėt? Ata qė ty tė dalin krah, a janė tė pėrfshirė nė kėtė aferė tė vjedhjeve tė kėtyre parave, a e dinin ata qė paratė dolėn mangėt, pse se bėnė problem te kryetari apo nė kryesi?
Ėshtė pėr tu ēuditur me qėndrimin e Veiz Zaēes, president i shoqatės nga ku varet shoqata jonė qė ka marrė nė mbrojtje tė akuzuarit qė kanė vjedhur paratė. A jeton z. Veiz me situatėn? Nė vend qė shumė fenomene negative kanė mbėrthyer shoqrinė tonė siē ėshtė korrupsioni trafiqet dhe droga a duhet qė Veizi ti mbulojė kėto fenomene negative qė kanė mbėrthyer edhe shoqatėn e Beratit, apo duhet tė ngrejė peshė opinionin e tėrė pensionistėve pėr tė bėrė njė luftė tė ashpėr ndaj korrupsionit dhe fenomeneve dhe dukurive negative? Pse Veizi deri tani ka mbajtur anėn e kundėrt, atė qė nuk e dėshiron shoqėria shqiptare le ta analizojė vetė ai dhe tė mbajė qėndrimin e duhur. Ne si pensionistė jemi qė shoqėria jonė tė pastrohet nga fenomene dhe dukuri negative. Prandaj ne i kėrkojmė Veiz Zaēes nė qoftė se nuk ėshtė i pėrfshirė nė kėtė skandal financiar tė distancohet prej Pėllumb Hamdiut dhe ndonjėrit qė mbron atė nė tė njėjtėn kohė kėrkojmė qė urgjentisht tė mblidhen pensionistėt dhe nė Berat tė dėnojnė veprimet dhe mos veprimet e atyre qė ēuan nė vjedhjen e 3 534 000 lekėve dhe kėrkojmė qė tė bėhen zgjedhjet e reja nė kryesinė e shp tė Beratit me elemente tė rinj dhe tė papėrfolur.
Ndryshe, nė rast se Veiz Janēe do mbaj tė njėjtin qėndrim qė ka mbajtur deri tani ne, do ta akuzojmė atė si bashkėpunėtor me vjedhėsit e kėtyre parave dhe do tė bėjmė denoncimin nė prokurori dhe hetuesi jo vetėm pėr tė dyshuarit kėtu edhe mė lart gjithashtu po i themi publikisht Veizit nė rast se nuk distancohet nga ky skandal ne do shikojmė mundėsinė e shkėputjes prej tij dhe do tė kalojmė nė shoqatėn tjetėr.
Nga njė grup pensionistėsh tė rrethit Berat