Kronika e Beratit
kronika e numrit 144 date 12qershor 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

.

Kryebashkiaku Nasufi

 

HOME NEWS KRONIKA

Ēelet turizmi nė Berat


Bashkia e Beratit ka organizuar nje mori veprimtarish kulturore, artistike e sportive, shumica e te cilave ne sheshin “Kostandini i Madh”, prane kishes disashekullore ne kalane e lashte. Ceremonia zyrtare e kesaj dite u ēel me fjalen e kryetarit te bashkise, Fadil Nasufi, i cili u beri nje pėrmbledhje te shkurter vlerave historike, kulturore e turistike te qytetit te Beratit dhe ftoi komunitetin e ketij qyteti per nje angazhim me serioz ne zhvillimin e turizmit kulturor, ne ruajtjen e ketyre vlerave historike dhe tradites mikpritese qytetare, qe karakterizon veēanerisht lagjet muzeale Kala, Gorice e Mangalem.
Me tej, z. Nasufi foli per masat qe bashkia e qytetit ka marre per sensibilizimin e opinionit, per njohjen e vlerave dhe resurseve per zhvillimin e turizmit kulturor, per botimet dhe perhapjen e tyre ne vendet perendimore, per aktivitetet njohese, si dhe per pritjen dhe strehimin e turisteve te huaj qe deshirojne te vijne ne kete qytet. Nasufi tha se “Dita e turizmit kulturor” do te jete nje aktivitet i pervitshem, qė vit pas viti pritet te marre permasa edhe me te medha.
Me pas, “Dita e turizmit kulturor” vijoi me aktivitetet e parapergatitura me kete rast, te cilat nuk kane pasur nje radhe te caktuar kronologjike. Qindra qytetarė te pranishem ne kete dite festive ne Kala, kane ndjekur me interes nje koncert festiv, ekspoziten fotografike me pamje nga reliket historike te qytetit, panairin e luleve, nje ekspozite me prodhime artizanale te zejtarise e qendistarise, disa veprimtari te qendres kulturore te femijeve, konkursin e piktures dhe lojerat popullore, si dhe disa aktivitete sportive etj.
Autoritetet vendore, pjesė-marrese ne kete dite festive, kane vizituar muzeun etnografik “Onufri” dhe objekte te tjera muzeale te qytetit. “Dita e turizmit kulturor” ne qytetin e njembinjedritareve u mbyll me koncetin e mbremjes ne qendren kulturore “Margarita Tutulani” me kenget popullore qytetare beratase.
Abedin Kaja

Lajmetari:12.06.2006. |top | Commente | Printo