Qytetit po i kthehet identiteti
Vendimi i kryetarit tė bashkisė Berat, zotit Fadil Nasufi, ndonėse tepėr
i vonuar duhet pėrshėndetur.
Ėshtė fjala pėr largimin e tregut nga lagjja muzeale e Goricės. Mė nė fund
qyteti i Beratit shpėtoi nga pėrbaltja e fytyrės sė tij nė ditėn e shtunė
tė ēdo jave. Qytetarėt e Beratit, turistėt nga vendi dhe nga vende tė tjera
mund tė vizitojnė njė nga lagjet mė tė bukura tė qytetit, me monumente kulture
tė shumtė, ku monumenti kryesor ėshtė Ura e Goricės. Qyteti i Beratit shpėtoi
nga ato pamje qė nuk e nderonin: tregtimi i prodhimeve tė qumėshtit drejt
e nga pluhuri dhe balta, tregtimi i ushqimeve bashkė me kėpucėt e vjetra,
tregtimi i frutave bashkė me rrobat e pėrdorura etj. Kėto pamje kundėrshtojnė
ēdo traditė kulturore qytetare, pėrdhosin monumentet e kulturės kombėtare.
Ndaj duhet pėrshėndetur bashkia e Beratit pėr kėtė veprim civilizues.
Por ende Berati nuk ėshtė ēliruar nga tregtia e rrugės. Njė nga lagjet kryesore
mbetet e pushtuar nga tregu i lirė, qė po prangos tregun legal, tregun
e vėrtetė, tregun institucional. Ky treg po ia merr frymėn lagjes 30 vjetori,
ku qytetarėt mashtrojnė njėri-tjetrin. Ky treg po pengon zhvillimin e biznesit
tė vėrtetė. Bashkia e Beratit, kėshilli i nderuar i kėsaj bashkie, kryetari
Nasufi duhet tė guxojnė dhe ta zhvendosin kėtė pamje tė mjerė diku nė periferi.
Edhe vetė tregtarėt ambulantė janė tė vetėdijshėm se tregtimi nė kėtė lagje
ėshtė jashtė ēdo standarti. Ky treg funksionon nė ēdo ditė tė javės duke
shkatėrruar cilėsinė e jetės sė banorėve tė kėsaj lagjeje. Qytetarėt e Beratit
janė nė pritje tė njė vendimi tjetėr tė rėndėsishėm tė bashkisė sė Beratit,
vendimit pėr lirimin e lagjes 30 vjetori nga tregu i mallrave. Ėshtė detyrė
e kėshilltarėve bashkiakė, e kryetarit tė bashkisė qė, si pėrfaqėsues tė
vullnetit tė qytetarėve, tė ndėrhyjnė qė qytetit ti kthehet identiteti.
Y. Hima
.
Foto: Y. Hima