BASHKIA LE NE PERIFERI AUTOBUSET E FSHATIT
Ky urdher i dale pak dite me pare dhe firmosur nga kryebashkiaku Fadil Nasufi eshte bere fakt i kryer pa marre mendimin e pronareve te autobusėve.
Ne keto linja rurale punojne prej vitesh 30 autobusė ne perberje te dy shoqatave, te cilet stacionin e tyre te perhershem e kishin ne qender te qytetit, se bashku me autobusėt e trasportit interurban. Burime te bashkise bejne te ditur se bashkia ka mare kete vendim per largimin e autobusėve te fshatit per te vetmen arsye per te pastruar qendren e qytetit nga ngarkesa e madhe e makinave dhe e trasportit te udhetareve.
Madje ky veprim do te lehtesoje sado pak qarkullimin e trasportit rrugor ne kete qytet. Sipas drejtorit te trasporteve prane kesaj bashkie Staver Kallajxhi eshte e domosdoshme largimi i ketyre autobuseve te zonave rurale, pasi agjencia e trasporteve te qytetit eshte tejet e ngarkuar nga numeri i madh i autobusėve e taksive.
Me tej Kallajxhi ka thene se bashkia ka marre masa qe keta autobusė te strehohen ne hyrje te qytetit dhe ne dalje te tyre. Autobusėt e zonave te Kutallise Poshnjes, Cukalatit, Lumasit e Lapardhase do ta kene stacionin e tyre ne kombinat dhe udhetaret qe do te vijne nga keto linja pas zbritjes nga autobusi do te udhetojne per ne qytet me autobusėt e linjes kombinat-Uznovė.
Ndersa autubusėt e linjave te zonave malore Vertop, Tomor, Mbrakull, Karkanjos do ta kene stacionin e pushimit ne Uznove. Keta udhetare nga Uznova do te udhetojne per ne qytet me autobusėt e linjes Uznovė-Berat. Pronaret fill pas njohjes me vendimin e bashkise, kane protestuar. Ata kane thene se nuk e kuptojme kete diferencim qe bene bashkia. Kryetari i shoqates Sokol Saraēi eshte shprehur se ky vendim na bllokon punen dhe ekonomikisht ne deshtojme, pasi udhetaret do te largojne nga ne dhe do te udhetojne me fugona.
Ky veprim do te beje qe ne si shoqate te falimentojme se shume fugona qarkullojne pa licencė duke ulur dhe ēmimin e biletave.
30 pronaret e autobusėve i kane derguar njė peticion bashkise Berat, prefektures dhe qarkut, ku kerkojne anullimin e ketij urdheri nga drejtuesit e bashkise. Pronaret kete veprim e quajten dallim racial, ku ndahet qyteti nga fshati si ne kohen e monizmit. Pronaret thane se nese nuk do te kthehen ne stacionin e meparshem, do te bllokojme autobusėt ne qender te qytetit ne shenje proteste.
Lajmėtari