Kronika e Beratit
kronika e numrit 144 date 12 qershor 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

.

Sadik Bejko dhe Koēi Petriti

 

HOME NEWS KULTURE

Ministria e Kulturės sjell poetėt nė Berat

 

Ditėn e enjte, nė datėn 8 qershor kanė ardhur nė Berat poetėt Sadik Bejko dhe Koēi Petriti. Ata shoqėroheshin nga pėrfaqėsuesi i Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve Emir Nika. Tė dy poetėt e sjellė nga kjo Ministri qėndruan nė bibliotekėn e rrethit tė Beratit, ku para njė auditori tė vogėl folėn pėr letėrsinė, pėr raportet e poezisė moderne me atė tradicionale.
Poeti Sadik Bejko u ndal te poezia si proces i vijueshėm. Ai theksoi se nuk ekziston asnjė ndarje brezash nė poezi. Njė poet i mirė ėshtė i tillė edhe kur krijon nė diktaturė, edhe kur krijon nė liri. Dallimi ekziston midis poezisė sė vėrtetė dhe poezisė sė zbehtė, midis poetėve dhe atyre qė pretendojnė tė jenė tė tillė. Pati njė kuriozitet tė shtuar pėr Koēi Petritin nga tė pranishmit pėr arsyen e thjeshtė se shtypi lokal pati botuar para ca kohėsh ekspertizėn e plotė tė Koēi Petritit pėr poezinė “Sahara” tė poetit Vilson Blloshmi, i pushkatuar nga diktatura komuniste pėr arsye tė kėsaj poezie. Koēi Petriti, si spiun i sigurimit tė shtetit, sipas gazetės, pėrgatiti ekspertizėn pėr poezinė “Sahara”, ku e akuzoi poetin Vilson Blloshmi pėr modernizėm, errėsim dhe shkretim tė realitetit socialist tė asaj kohe. Mbi bazėn e ekspertizės sė Koēi Petritit u mor vendimi pėr pushkatimin e poetit dhe pėrkthyesit tė talentuar Vilson Blloshmi. Dikush nga tė pranishmit u shpreh se Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve sjell nė Berat njė poet dhe njė spiun pėr tė folur pėr poezinė. Poezia ėshtė tepėr delikate dhe e brishtė dhe kurrėsesi nuk mund tė qėndrojė bashkė me krimin, u shpreh njė krijues nė Berat.
Mė pas bashkia e Beratit shtroi njė drekė nė nderim tė poetėve dhe poezisė . Tė pranishėm nė kėtė veprimtari ishin edhe nėnkryetarėt e bashkisė Berat, Fatmir Shehu dhe Stavri Ceca.
Lajmėtari

Lajmetari:12.06.2006. |top | Commente | Printo