QĖ TĖ MERRESH VESH ME ZOTIN DUHET TĖ SULMOSH QIELLIN
nga Bedri Blloshmi Ish i burgosur politikė, vėllai i poetit tė pushkatuar
Vilson Blloshmi
Tani po bėrtasin tė gjithė pėr hapjen e dosjeve dhe janė dakord qė ata
tė hapen, por kėta qė bėrtasin dhe qurraviten, unė do ti ndaja nė dy grupe.
Grupi i parė, janė spiunėt, tė cilėt janė tė sigurtė se njė gjė e tillė
nuk do tė ndodhė kurrėn e kurrės dhe nga qė kanė kaq siguri bėrtasin mė
shumė nga tė tjerėt. Ata janė tė bindur pėr kėtė. Ndėrsa grupi i dytė, janė
ata qė janė tė sinqertė, tė ndershėm, qė e ndiejnė dhimbjen realisht dhe
duan qė kjo tė ndodhė, por kėtė e pengon forca e kartonit qė ėshtė shumicė
dhe siguron moshapjen e tyre. Kurse ata qė duan janė nė minorancė, janė
tė bindur qė nuk do tė hiqet pluhuri i kėtyre dosjeve. Sigurimsat dinė mirė
njė gjė, se sa vjet duhen tė deklasifikohen dokumentet e tyre.
Pėr kėtė janė tė qetė. Ndofta shekullin tjetėr, kur tė kenė vdekur tė dyja
palėt dhe krimet e shkatuara nga kėto do tė ngelen jetim. Tė shohim cili
do tė favorizohet, viktima apo xhelati. Ne po presim dhe po pėrpiqemi qė
tė gjejmė akoma tė tjerė qė janė pa gjetur se ku janė pushkatuar.
Eshtė e domosdoshme qė edhe ata tė humbur tė kenė njė varr, sepse janė shqiptarė
dhe marksizmi shqiptar i vrau. Tė shohim, se ėndėrrat dalin nganjėherė.
Unė besoj. Mirė pra, ne jemi kėtu rrugėve.
Nė njė nga numėrat e gazetės Albania, nė njė shkrim tė tij, Pjetėr Arbnori
shkruante, se paska pasur pėr dėshmitarė disa poetė. Po ashtu edhe Visar
Zhiti.
Po them dy fjalė fillimisht pėr tė parin. Pjetėr Arbnori, ishte jo pak,
por plot 5 vjet Kryetar Parlamenti, qė do tė thotė, se kishte maxhorancėn
absolute. Kush e pengoi? Pse se bėri? Ēfarė e pengonte, kur e dinte qė
forca e kartonit ishte absolute? Kur ne po shohim sot pėr ditė se ēfarė
mrekullie po bėjnė socialistėt. Pse e bėjnė? Sepse kanė mazhorancėn dhe
forcėn e kartonit. Ata po zgjidhin ēdo gjė siē duan vetė. Kėtė fuqi e ka
patur edhe z. Pjetėr, apo jo!
Le tė vazhdojmė me z. Zhiti, tė cilin unė e kam mik, kemi qenė bashkė nė
kampin famėkeq tė Spaēit, ku kemi nxjerrė vagona me shpirt nėpėr dhėmbė
pėr llogari tė diktatorit.
Me sa di unė, Visar Zhiti e ka falur dėshmitarin qė ėshtė poet. Kanė punuar
ca kohė bashkė me njeri-tjetrin pėr disa botime, qė pėr mua do tė thotė
se janė kompensuar me njeri-tjetrin. Visari ka shkrojtur disa romane dhe
emrin e dėshmitarit nuk e ka pėrmendur.
Pra, tė marrė sėbashku, lind pyetja, pse u doli gjumi kaq vonė? Kush ishte
shkaku qė u zgjuan nga letargjia 15-vjeēare?
Megjithėse, nėse do tė ndodhė qė do tė krijohet komision pėr tu hequr pluhurin
spiunėve tė dekoruar nga Arkivi i Sigurimit tė asaj bande qeverisėse, unė
kėrkoj me ēdo kusht, qė tė mos jenė mė ata, qė kanė qenė nė ato komisione.
E kam fjalėn pėr njė farė Uran Aliēka, sepse ky ka qenė dhe ka fshehur fakte
rrėnqethėse kur punonte nė Arkiva.
Ky e ka hequr, apo nuk e deklaroi, se kush e ka bėrė akt-ekspertizėn letrare
tė poezisė SAHARAJA, qė ka pėr autor poetin e pushkatuar, Vilson Blloshmi.
Nuk e di, se nė ēfarė pike lidhet, bashkohet ai me kėtė bashkėpuntor qė
quhet Koēi Petriti. Akt-ekspertiza ka firmėn e Koēi Petritit, por Uran Aliēka,
duhet tė ketė ndonjė detyrim shumė tė madh, qė e ka bėrė kėtė veprim, sepse
ishte i vetmi njeri qė u autorizua tė merrej me kontrollin e dosjeve.
Tė kundėrtėn ka bėrė me poezinė OXHAKU tė poetit tė pushkatuar, Genc Leka.
Urani ka thėnė nė librin e tij Ringjallja, qė unė do ta quaja Rivarrosja,
se akt-ekspertizėn pėr poezinė Oxhaku e ka bėrė Diana Ēuli, qė nė atė
kohė punonte nė Lidhjen e Shkrimtarėve. (Shih librin: Ringjallja, fq.194).
Uran Aliēka e ka fshehur akt-ekspertizėn, qė mban firmėn e tė famshmit
Myzafer Xhaxhiu, tė cilin Rexhep Mejdani, kur punonte nė Presidencė, nxitoi
dhe e dekoroi pėr 86 vjetorin e turpit si bashkėpunėtor tė Sigurimit.
Tek Ringjallja, mė del dhe njė emėr tjetėr, Uran Butka. Unė kėrkoj ndejsė,
nėqoftėse njeri nga kėto tė dy pėrmendet gabimisht. Ky Butka, ka bėrė shumė
pėrpjekje pėr bashkėpunėtorin e Sigurimit Koēi Petriti dhe e dekoroi Mėsues
i Merituar. Po, po! Bile nė njė ditė, kur kėtė titull do ta merrte edhe
Genci me Vilsonin. Dhe ku? Nė Librazhd, nė tė njėjtėn orė dhe nė tė njėjtėn
sallė. Kur vajtėm ne pjesėtarėt e familjes sė Gencit dhe Vilsonit nė sallėn,
ku do tė zhvillohej ceremonia, rreshtin e parė e kishte zėnė bashkėpunėtori
i Sigurimit, Koēi Petriti dhe anash kėtij qėndronte njė Zv/Ministėr i Arsimit,
si dhe deputeti i zonės.
Sapo u shfaqa unė te dera, deputeti dhe zv/ministri, mė bėri shenjė tė ulesha
pranė tyre. Por unė reagova menjėherė, duke dalė jashtė dhe u nisa pėr Tiranė.
Ceremonia nuk u zhvillua, por me sa di unė Koēi Petriti e ka marrė kėtė
titull fshehtas me ndėrhyrjen e Uran Butkės, jo Uran Aliēkės, tė mos i ngatėrrojmė.
Po ky Uran Butka, nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 2001 propozon dhe me
ndihmėn e disa tė tjerėve e caktojnė spiunin kandidat pėr deputet nė rrethin
e Korēės. Gazeta TemA, shkruante atėherė me shkronja tė mėdha: Korēa
zgjedh kandidat pėr deputet bijtė mė tė mirė e mė tė talentuar, Koēi Petritin.
Sapo e lexova nė gazetė, kėrkova takim me z. Berisha, i cili bėri atė qė
duhej bėrė. Por sot, gjaku i vėllait tim dhe vėllezėrve tė tjerė shqiptarė
qė u pushkatuan si ai, shkelėt sėrisht nga kėta Koēi Petritėt, qė kanė paturpsinė
dhe nxjerrin fytyrėn nėpėr ekrane pėr tu dhėnė kėshilla letrarėve tė rinj,
qė dikur tė rinjve tė talentuar u morėn jetėn.
Duhet tė jesh fare pa dinjitet, qė tė bėhesh kaq egoist pėr tė dalė ekraneve,
kur e di qė dy djem tė rinj, dy poet pėr shkakun tėnd nuk jetojnė mė.
Nėse do tė ndodh, qė do tė krijohet komision pėr hapjen e dosjeve, tė mos
caktohet Astrit Faqolli, i cili punon nė Ministrinė e Drejtėsisė, sepse
babai i tij, Hysen Faqolli ka qenė Kryetar i Komitetit Ekzekutiv tė rrethit
tė Librazhdit dhe ka ndikuar direkt nė pushkatimin e dy poetėve. Kuptohet,
qė nuk do tė caktohet edhe Selim Caka, i cili ka qenė shef hetuesie, nė
kohėn kur ne u hetuam dhe u denuam, sepse ai ka zgjedhė vetė veprimin kriminal
edhe pse me vonesė. Por, nuk duhet tė caktohet as Dhimitėr Beshiri, akovat
i Nexhmije Hoxhės, as Lulo Ymeri, qė ka qenė njė ndėr hetuesit e mi, as
Ligor Kondili, qė ka qenė hetues kryesor i vėllait, as Petrit Azemi, tė
cilin e ka punėsuar Avokati i Popullit, Emin Dobjani nė zyrėn e vet.
Ka dhe shumė tė tjerė, qė u vijnė duart era gjak
Mejdani, tė gjithė kėta
i ktheu nė punė, duke i vlerėsuar si punonjės me pėrvojė. Qeveria e Partisė
Demokratike i liroi nga detyra, disa mė kryesorėt, por tani ata janė nė
vendet e tyre tė mėparshme.
Tė gjithė ne tė pėrsekutuarit, qė ishim nė punė nė Qeverinė Demokratike
u liruam pėrnjėherė pas vitit 97 dhe 98 dhe jemi rrugėve pa rrogė, pa
pėrkrahje sociale pa asgjė. Pjesa qeverisėse e shoqėrisė, qė quhet socialkomuniste
nuk na pranon, se jemi tė dėnuar nga baballarėt e tyre, kėshtuqė ska si
tė ndodh ndryshe.
Lufta e klasave, vazhdon me tė gjitha format e saj. Kėshtu ndodhi edhe me
mua nė vitin 1998. Kur mė liruan nga detyra, qė isha nė Gardėn e Republikės,
Shefi i Pėrsonelit tė kėtij Insititucioni mė tha shprehimisht: Z. Blloshmi!
Mė kanė autorizuar tiu them, se pėr sistemin qė do tė ndėrtojmė ne fitimtarėt,
ju jeni i papėrshtatshėm.
Mirėpo, pėr merita tė veēanta, ky pėrson dėrgohet nė Portin e Vlorės me
punė dhe nė tragjedinė e 9-tė Janarit 2004 pezullohet nga puna gabimisht,
sepse mbas sqarimit fitoi pafajsinė dhe tani vazhdon pa asnjė shqetėsim
aty ku ishte.
Sot nuk ka asnjė sigurims pa punė, asnjė hetues, operativ, kryetar dege
apo bashkėpunėtor vullnetar tė kooperativave, pra ēdo gjė koordinohet si
mė parė, duke riaktivizuar lidhjet e vjetra.
Po e pėrfundoj kėtė shkrim duke cituar Hygoin: Se pėr njė nėnė qė ka humbur
djalin e saj, sado tė zeza tė jenė rrobat e zisė, koha dhe larja ato i zbardhė,
ndėrsa zemra e kėsaj nėne mbetet po aq e zezė sa nė ditėn e humbjes sė fėmijės.