Dora e ngrohtė e Partisė
Ėshtė me tė vėrtetė mbresėlėnės veprimi i Partisė Socialiste tė Beratit
pas zgjedhjeve tė 3 korrikut. Pas humbjes sė zgjedhjeve parlamentare, rrjedhimisht
qė disa drejtorė tė emėruar edhe pėr shkak tė militantizmit, (nė kuptimin
normal tė kėtij termi), nga PS-ja tė linin postet. Disa nga kėta ish-drejtues
tė institucioneve dhe ndėrmarrjeve tė varėsisė vertikale janė figura historike
tė sė majtės nė Berat. Ndonėse gjatė kėtyre viteve kur Partia Socialiste
ka qėnė nė pushtet midis tyre ka patur mjaft pėrplasje pėr poste tė ndryshme,
sherre qė kanė shkuar deri nė fyerje mjaft tė rėnda, ndonėse ka patur mėnjanime
nga strukturat partiake nėpėrmjet lobingjeve, ka patur akuza tė forta nė
forume dhe nė media, menjėherė pas humbjes nė 3 korrik u shfaq solidariteti
tipik i sė majtės: U lanė pas sherret, mėritė, rivalitetet, etja pėr pushtet,
u harruan fyerjet, dasitė, parimet. Mbi gjithēka triumfoi humanizmi rozė.
Drejtori i rrugėve Stavri Ceca, pas lirimit nga detyra u emėrua nėnkryetar
i bashkisė sė Beratit duke spostuar nėnkryetarin e bashkisė Artur Cepani,
i cili i zuri vendin drejtorit tė komunales Agim Nova, i ardhur si drejtues
jo nga strukturat e PS-sė. Po kėshtu ish-drejtori i Muzeut Etnografik dhe
Muzeut Onufri Vladimir Skėndo pas lėnies sė kėsaj detyre u emėrua nė postin
e drejtorit tė drejtorisė sė kulturės nė bashkinė e Beratit nė vend tė piktorit
Agron Polovina, aktualisht jashtė srukturave tė PS-sė, i cili u emėrua drejtor
i galerisė sė artit E. Lear, duke mbyllur qarkun. Pas lirimit nga detyra
e drejtorit tė ujėsjellėsit ing. Fatmir Shehut, u miratua njė organikė nga
kėshilli i bashkisė pėr njė nėnkryetar tė dytė tė bashkisė sė Beratit. Nė
kėtė post tė lartė u emėrua ing.Fatmir Shehu. Nė bashki u sistemua edhe
ish-drejtori i filialit te telekomit tė Beratit, Aleksandėr Bode dhe tė
tjerė. Tė gjitha kėto
lėvizje mikpritėse u bėnė nga kryetari aktual i bashkisė sė Beratit Fadil
Nasufi.
Nuk ngeli pas nė kėtė soldaritet partiak edhe kryetari i qarkut Pelivan
Shatri. Ai ftoi nė administratėn e tij nė njė post tė lartė Krenar Sukun,
pas lirimit tė tij nga detyra e kryetarit tė degės sė tatim-taksave tė Beratit.
Nuk janė vetėm kėta tė strehuarit e Partisė Socialiste tė Beratit pas
ndėrrimit tė qeverisjes qėndrore ne institucionet dhe ndėrmarrjet qė varen
nga pushteti vendor. Ka edhe mjaft tė tjerė
Ky soldaritet i pushtetarėve lokalė ka vėnė nė lėvizje dhe tė menduarit
dhe tė medituarit e mjaft drejtuesve tė partive tė djathta, Ka vėnė nė mendim
madje edhe grupet e militantėve tė partive tė djathta qė grinden dhe shajnė
tėrė ditėn e Perėndisė njeri-tjetrin. Kjo dorė e ngrohtė e partisė, zgjatur
pėr tė mbajtur tė sajtė, ka vėnė nė pozitė edhe mjaft drejtues tė institucioneve
dhe tė ndėrmarrjeve tė varėsisė vertikale, tė cilėt ende nuk kanė menduar
pėr tė gjithė tė tyret, nė emėr tė ruajtjes sė ekuilibrave politikė dhe
qytetarė dhe rritjes sė shėrbimit ndaj publikut. Por duhet pohuar se ky
soldaritet tipik partiak i sė majtės, qė nė analizė tė fundi ėshtė i dobishėm
pėr partinė , por jo dhe kaq i dobishėm pėr qytetarėt, mungon te partitė
e djathta. Aty aktualisht ka njė mjedis mjaft tė ngarkuar me mėri, shėrre,
letra dhe mesazhe dėrguar lart, ku goditen me tė drejtė dhe pa tė drejtė
drejtues partiakė dhe drejtues institucionesh, ardhur nga e djathta. Natyrisht,
ēdo pjesė e spektrit politik ka tiparet e saj, ka mėnyrėn e egzistencės
dhe tė sjelljes sė vet dhe kurrsesi nuk mund tė njėsohet me tjetrėn. Por
nė vėnd tė soldaritetit partiak tė sė majtės, ku intertesat partiake janė
mbi ato qytetare, pjesa tjetėr e spektrit duhet tė lėrė shėrret, mėritė,
sharjet qė nė fund tė fundit nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me sjelljen fisnike
tė sė djathtės, (pėrkundrazi), janė reminishencė dhe mentalitet i sė kaluarės
sė komuniste, ku rivali apo kundėrshtari politik ishte thjesht njė armik.
Lėvizjer e fundit nė qytetin e Beratit, kur edhe pas humbjes sė zgjedhjeve
partia nėnė nuk tė kėrkon llogari pėr mėnyrėn e qeverisjes, qė ėshtė arsyeeja
kryesore e humbjes sė kėtyre zgjedhjeve, por pėrkundrazi tė ngre nė poste
mė tė larta, tė shpėrblen me karrige tė tjera, pa tė lėnė asnjė minutė pa
post pėr tė medituar se ēfarė ndodhi dhe pse ndodhi, tregon se mesazhi i
3 korrikut 2005 i votuesve tė qytetit tė Beratit pėr tė majtėn nė Berat
ose nuk ėshtė kuptuar, ose ėshtė keqkuptuar, ose nuk pėrfillet nga kjo forcė
politike.
Lajmetari
.
Foto: Y. Hima