Politika e Beratit
kronika e numrit 143 date 5 qershor 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

.


Eduart Bejko dhe Lefter Maliqi kandidatė tė pėrbashkėt tė sė majtės
Lefter Maliqin do ta paraqesė si kandidat kundėrshtari i tij Braēe

 

HOME NEWS POLITIKA

LSI i kėrkon PS-sė Beratin dhe Otllakun



Burime tė brendshme tė LSI-sė bėjnė tė ditur pėr gazetėn “Lajmetari” se Lėvizja Socialiste pėr Integrim (LSI) ka pėrcaktuar tashmė hartėn elektorale ku do tė valojnė si flamuj kryesorė flamujt e kėsaj force politike. Nė hartė janė pėrcaktuar qartė dy njėsi nė rrethin e Beratit. Kėto njėsi janė bashkia e Beratit dhe komuna e Otllakut. Kėto dy njėsi janė gati- gati tė panegociushme me forcat e tjera aleate tė partive opozitare tė sė majtės. LSI-ja ka piketuar edhe kandidatėt pėr kryetarė bashkie dhe komune nė kėto dy njėsi. Ata janė mjeku kirurg Eduart Bejko kandidat pėr kryetar nė bashkinė e Beratit dhe njė nga kandidatėt mė simpatikė tė LSI-sė nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 2005, Lefter Maliqi, me arsim tė lartė ushtarak si kandidat pėr kryetar nė komunėn e Otllakut.
Burimi shton se LSI, me pėrkrahjen e tė majtėve nė Berat do ta fitojė bashkinė dhe komunėn e Otllakut. Aritmetika e LSI-sė ėshtė e thjeshtė : Po tė bashkosh votat e kandidatit tė LSI-sė nė Berat me ato tė socialistėve, shuma ėshtė mė e madhe se votat e koalicionit tė djathtė qė fitoi deputetin nė zgjedhjet parlamentare. Ndėrsa Lefter Maliqi fitoi i vetėm afro 4000 vota nė zonėn e tij pėrballė Erion Braēes dhe Haznedarit tė PD-sė. Madje me humor burimet e LSI-sė thonė se Lefter Maliqin do ta prezantojė nė komunėn e Otllakut pikėrisht deputeti Erion Braēe, nė emėr tė koalicionit tė majtė. Nė degėn e LSI-sė Berat ka patur edhe njė propozim mjaft interesant: Lefter Maliqi ka energji tė pashterrshme pėr tė realizuar njė fushatė tė egėr me shumė kundėrshtarė, ndaj edhe mund tė kandidojė si pėrfaqėsues i sė majtės edhe pėr bashkinė e Beratit. Vetė Maliqi nuk e ka pranuar kėtė privilegj me arsyetimin se zona e tij elektorale ėshtė ajo ku ėshtė deputet aktualisht Erion Braēe.
Ende nuk dihet se si do t’i pėrgjigjet PS-ja aleatit mė tė ri tė koalicionit opozitar. Aktualisht Partia Socialiste ka pothuajse tė gjithė pushtetin lokal nė rajonin e Beratit dhe do tė luftojė me fanatizmin qė e karakterizon pėr tė ruajtur kėtė pushtet pėr militantėt e saj qė nuk janė tė pakėt nė kėtė rajon. LSI-ja ka tė sigurta mjaft komuna nė Skrapar. Bashkinė e Corovodės e ka aktualisht, sepse kryetari i kėsaj bashkie, Abdyl Arra, ėshtė njė militant i saj.
Kreu i LSI-sė z.Ilir Meta e ka qytetin e Beratit njė prioritet. Ky fakt bėhet edhe mė i besueshėm po tė vėzhgosh vizitat e shumta qė ai ka realizuar herė pas here nė kėtė qytet.
Lajmetari Eduart Bejko dhe Lefter Maliqi kandidatė tė pėrbashkėt tė sė majtės
Lefter Maliqin do ta paraqesė si kandidat kundėrshtari i tij Braēe

 

Lajmetari: 5.06.2006. |top | Commente | Printo