Zotit Fadil Nasufi, kryetar i bashkisė Berat
Zotit Roland Bejko, prefekt i qarkut Berat
Gjatė viteve tė tranzicionit nė adresė tė bashkisė dhe shėndetėsisė, Berat janė bėrė kėrkesa pėr vėnien e emrit tė spitalit tė Beratit tė ish-drejtuesve tė vjetėr tė tij. Kjo kėrkesė u pėrsėrit edhe pardje, mė 29 maj 2006, kur nė gazetėn Lajmėtari u kėrkua qė spitalit ti vihet emri i mjekut, Dr. Hajdar Sula, me pretendimin se ai paska qenė drejtori i parė i spitalit tė Beratit. Ne mjekėt e kėtij spitali, si punonjės legjitim nė kėtė institucion, jemi kundėr kėsaj kėrkese dhe shprehim mendimin tonė se tė qenurit i njė mjeku drejtor spitali, i pari, i dyti apo i fundit nuk ėshtė argument pėr tiu vendosur emri i tij nė njė institucion shtetėror, publik pėr arsyet qė po i parashtrojmė mė poshtė:
1. Drejtori i njė spitali nuk simbolizon mjekun mė tė pėrkushtuar apo me mbingarkesė pune mė vetmohuese nė shėrbim tė tė sėmurėve. Drejtori i spitalit ėshtė emėruar nė kėtė post administrativ mbi bazėn e mirėbesimit dhe mbėshtetjes sė grupimit politik qė ka pushtetin pėr kohėn qė ai drejton.
2. Spitali, si ēdo institucion tjetėr publik, gjatė dhjetėvjeēarėve ka patur nė krye njė radhė tė gjatė drejtorėsh. Nė rastin e spitalit tė Beratit numėrohen 16 tė tillė, ku veē Hajdar Sulės, kanė drejtuar nė kohėra mė tė vėshtira mjekėt: Leon Gjini, Xhafer Kongoli, Jani Kona, Vangjel Ikonomi, Lluka Muēo, Mario Kona, Norma Kushi, Afrim Ēeēo, Pėrparim Ruzi, Flamur Milova, Kahreman Sulejmani, Mikail Miti, Fatmir Qama, Gjalliē Sino, Vladimir Kumaraku. Nė se emri i spitalit tė Beratit do tė personalizohej, atėherė ēdo familjar pasardhės i tyre ka tė drejtėn tė pretendojė qė tė vihet emri i njeriut tė tyre dhe deri tani kanė ardhur disa prej tyre, siē pėrmendėm mė lart.
3. Pronari i spitalit ka tė drejtėn legjitime ti vėrė emrin e tij kėtij institucioni, por drejtori i spitalit nuk ėshtė pronar dhe nuk ka si tė jetė i tillė. Pronarė tė vėrtetė tė spitalit kanė qenė, janė dhe do tė jenė taksapaguesit beratas, qė nga vitet 20 tė shekullit tė kaluar dhe nė vazhdim nė dhjetėvjeēarėt e shekullit XXI. Nėse nė Shqipėri, nė tė shkuarėn e largėt dhe tė afėrt, ka patur jo nė pak raste njė nonsens, marrėzi me emėrtime personale tė institucioneve publike, kjo tani duhet tė marrė fund sepse nuk ndodh nė Evropė, Amerikė, botėn e qytetėruar dhe demokratike, madje nuk ka ndodhur as nė shekujt e kaluar. Nė Spitalin e Rudolfit nė Vjenė ėshtė shkruar nė gurin e pėrurimit: Unė Perandori i Austrisė Franc Jozef, sot mė... tė vitit 1847, po i bėj dhuratė popullit kėtė spital... Meqėnėse kėtė spital e ngrita me shpenzimet e mia personale nė truallin pronėn time vetjake, i lutem Kėshillit Bashkiak tė Vjenės tė miratojė kėrkesėn time ti vendosė kėtij spitali emrin Spitali i Rudolfit, -pra emrin e atit dhe tė birit tė tij, perandorit paraardhės e pasardhės tė Austrisė.
Prandaj edhe ēdo pretenduesi pėr emrin e spitalit tė Beratit, apo tė njė institucioni tjetėr publik, ne i sugjerojmė tė ndjekė shembullin e Perandorit tė Austrisė, d.m.th tė blejnė truall nė Berat, tė ndėrtojnė godinėn dhe ta pajisin atė pėr spital dhe vetėm pas kėsaj ti drejtohen kėshillit bashkiak qė tė miratojė kėrkesėn pėr tė vendosur emrin e njeriut tė tyre nė kėtė spital tė ri. Pėrsa i pėrket spitalit tė Beratit, ai e ka dhe do ta ketė nė shekuj emrin e tij: Spitali i Qarkut Berat, ashtu si edhe homologėt e tij nė ēdo qytet tė Botės Demokratike, ku spitalet shtetėrorė, pronė publike, kanė emra tė pėrgjithshėm dhe jo tė personalizuar.
Mjekėt e spitalit tė Qarkut Berat