NDERIM NJERIUT QE NUK RRESHTA KURRE SE ADMIRUARIt
Kushtuar Pandi Ndreçkes, vjehrrit, babait, mikut …, dashuria dhe respekti per te cilin nuk do te me shterrojne asnjehere
E ulur ne ballkonin e shtepise sime (nje shtepi e thjeshte, ketu ne Montréal) veshtrimi me ka humbur ne gjelberimin e pafund te ketij qyteti te mrekullueshem. Perkrah meje ndodhet im shoq. Me duar te shtrenguara, me filxhanin e kafes qe na shoqeron pothuajse çdo moment, jemi duke perjetuar momente teper te veshtira.
Te perballur me strese te panumerta ne keto nente muaj emigrim,te frikesuar nga misteri i te panjohures, te pafuqishem perballe perplasjes se kulturave, ankthioze per ate çka do te ndertonim ne dhé te huaj, mberrin pameshirrshem lajmi i vdekjes tende.
I adhuruar nga te gjithe,i respektuar nga te gjithe, ti u largove dhe une ende nuk arrij ta besoj ,dhe une ende nuk arrij ta pranoj.
E perlotur dhe e brengosur degjoj klithma dhe ulerima brenda vetes. Ato nuk arrijne te dalin ne siperfaqe, duket sikur kane krijuar folene e tyre brenda meje.
Nje jete e tere, pune e palodhur, lufte, perpjekeje, humbje , fitore, dhe ja, sa hap e mbyll syte fundi mberrin.
Kthehem prapa ne vite dhe kujtoj momentin kur ti me hape deren dhe me urove mireseardhjen, kujtoj momentin kur ti hape krahet dhe me perqafove……
Une nuk e dija atehere qe do te lidhesha aq shume pas teje, une nuk e dija atehere qe do te vleresoja aq shume, une nuk e dija atehere qe do te doja kaq shume.
Si t’ia bej tani qe ta largoj kete dhimbje?
Si t’ia bej tani qe ta shuaj kete mall ?
Pse ndihesha aq e sigurt ne pranine tende ? Pse ndihesha aq e mbeshtetur nga ty ? Pse ndihem kaq vetem sot ?
E zhytur ne mendime ngre koken. Perballe meje eshte im shoq, yt bir. Syte i ka te shuar, lotet i rrokullisen…..
Si ta ngushelloj ? Ç’fare t’i them ? Ku ta gjej forcen qe t’i kthej gjallerine ?
Ti e jetove jeten ashtu si vetem ti dije ta jetoje, ti i more asaj gezimin, parimin, forcen, emocionin, gjithçka.
Telefoni bie pa pushim. Miq, shoke, te aferm na ngushellojne. Shume prej tyre me thone : ‘Mblidhe veten Nevila,dhimbja ka nje kufi, nena dhe babai yt jane gjalle .’
Po, eshte e vertete. Perulem deri ne gjunje perpara prinderve te mi. Jane ata qe me sollen ne jete, me rriten, me edukuan, me modeluan ne menyren me te mire te mundshme. Ata do te kene dashurine dhe mirenjohjen time deri sa te kem fryme.
Ti nuk ishe babai im biologjik, por une te ndjeja me shume se te tille. Une nuk isha bija jote, por ti me trajtove si te tille.
Oret me te qeta jane oret e nates. Sapo mbyll syte ti shfaqesh para meje. E shoh veten me ty, ulur ne klubin e zakonshen, te harruar ne bisedat tona; ti me goten tende tradicionale dhe une me birren time te preferuar.
Çuditshem zeri yt me tingellon ne vesh, çdo fjale e nxjerre nga goja jote eshte ne mendjen time, çdo mendim i yti ka zene vend tek une.
Une isha e etur te te degjoja , ti kishe kenaqesine te bisedoje me mua. Sa here qe largohesha pas bisedave te gjata mendoja me vehte : “Lufta e brezave”, nocion i pakuptimte, sepse ne e shperfillem ate; ne harruam vitet qe na ndanin. Ty te dha zoti mençurine, dijen, pjekurine, miresine, gjithçka, mua me dha zoti durimin ,maturine, deshiren e madhe te degjoja dhe te mesoja nga ty.
Sa shume mesova nga ty, sa shume besove tek une !
Sa shume dashuri me fale, sa shume te respektova, sa shume me vleresove !
…. Dhe si per ironi te fatit une nuk u gjenda me ty ne momentet e tua te fundit.
Oh, zot…………….
Shqiperi, vendi im, ti nena e madhe e shqiptareve kudo ne bote, ti qe ke bekimin e zotit, ti malli im, pse nuk dite ti mbaje bijte e tu? Dhe ja si gjendem sot : e larguar, e lodhur nga dhimbja, e sfilitur dhe e perlotur.
U kerkoj falje femijeve te tu, bashkeshortes tende. Dhimbja ime eshte e paperfillshme perpara dhimbjes se tyre. Femijet e tu humben babane, nje humbje qe nuk ka fjale ta pershkruaje. Ti le pas femije te mrekullueshem, ti ishe per ta babai ideal, babai qe cilido enderronte ta kishte. Jo çdo prind ka mundesine te transmetoje vlera si ato qe ti perçove tek femijet e tu.
Sot ndihem e privilegjuar por edhe e shkaterruar. E privilegjuar sepse pata fatin te te njihja, te jetoja me ty; e shkaterruar sepse une nuk isha ne fundin tend. Por sot ndihem e nderuar sepse nje pjese e jotja jeton me mua. Eshte yt bir, eshte jot mbese, floriri yt. Ata kane gjakun tend, kane mendimin tend. Une shoh tek ta vlerat e tua, te shoh ty.
Ti na le ne, femijeve te tu nje trashegimi te madhe, na le: traditen, kulturen, diturine, punen, vlera te paperseritshme. Eshte detyra jone t’i ruajme dhe ti persosim ato. Ne jemi sot me koken lart, ne ndihemi sot aq krenare per gjithe punen tende ne vite, per gjithçka qe ti posedoje dhe transmetoje tek te tjeret.
Sa shume do te na marre malli per ty, sa shume do ta ndjejme mungesen tende, sa shume do te na mungoje perqafimi yt, dashuria jote………
U prehsh ne paqe!
I paharruar qofte kujtimi yt!
Nevila Ndreçka (Mane)
Montréal
