Kronika e Beratit
kronika e numrit 143 date 5 qershor 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

.

 

 

 

HOME NEWS KRONIKA


POLICIA PRANGOS HAJDUTIN E PULAVE

Ka qenė ora 01.00 e pas natės kur shtetasi Roland Rama, vjeē 23, lindur dhe banues nė fshatin Allambrez tė komunės Cukalat, i divorcuar me arsim 8-klasė, i ėshtė afruar qymezit tė pulave, pronė e shtetasit 64 -vjeēar Muharrem Hakulli, banor i tė njėjtit fshat. Sapo dhelpra me dy kėmbė, Roland Hakulli, ka filluar qė tė fusė pulat nė thes, ato tė trembura kan nisur tė kakėrisin duke kėrkuar ndihmėn e tė zotit. Qymezi qe ndėrtuar fare pranė shtėpisė tė tė zotit, por duke qenė se ora shėnonte 00.1 e pasnatės edhe pse pulat kishin filluar tė jepnin sinjalin se po grabiteshin,vjedhėsi 23- vjeēar Rama kishte menduar se nuk do tė ndihej nga i zoti i pulave. Por i zoti i tyre, Muharremi, e ka ndjerė kakarisjen e pulave dhe nė fillim ka menduar se do tė ishte ndonjė dhelpėr ajo qė kishte shkuar nė qymez dhe kishte tmerruar pulat e tij, pa i shkuar kurrė nė mendje se dhelpra kėtė radhė kishte qenė bashkėfshatari i tij Roland Rama. Sapo M.Hakulli ka degjuar korin e pulave qė kėrkonte ndihmė, ėshtė ngritur dhe pėr ta kapur dhelprėn qė po bėnte kėrdinė, ka njoftuar edhe pjesėtarė tė tjerė tė familjes dhe ka dalė mengadalė me qėllim qė dhelpra tė mos i ndiente dhe mė pas ta vrisnin atė pėr tė shpėtuar njėherė e mirė nga halli qė i kishte zėnė. Por kur tė zotėt e shtėpisė i janė afruar qymezit, sipas porosisė njė fėmijė nga brenda ka ndezur dritėn pėr ta parė mė mirė kafshėn grabitqare qė po u mbyste pulat. Por ēuditėrisht nė vend tė dhelprės atyre iu ėshtė shfaqur te dera e qymezit njė lėmsh i zi qė ishte thesi i mbushur me pula dhe njė njeri qė vazhdonte tė nxirrte pulat nga qymezi duke i ngjeshur mė pas ato nė thesė. Rrethimi i shtėpisė pėr tė kapur dhelprėn ka rezultuar me kapjen e bashkėfshatarit tė tyre 23 -vjeēarin Roland Rama qė kėtė radhė kishtė zėvendėsuar kafshėn grabitqare,qė pėr pak minuta kishte futur nė thes 45 pula me njė vlerė 25 mijė lekė. Pasi Rolandi e ka parė qė ishte i rrethuar dhe njohur, ka ēarė rrethimin duke e goditur bashkėfshatarin e tij Muharremin me njė dru nė dorė. Mė pas familjarėt nuk e kanė ndjekur mė bashkėfshatarin e tyre “dhelpėr”, por janė marrė me Muharremin qė nga goditja kishte pėsuar njė frakturė nė dorė. Pas ngjarjes, pjesėtarė tė familjes Hakulli me anė tė telefonit kanė njoftuar nė komisariatin e policisė prej nga ėshtė nisur njė grup policėsh qė mė pasė ka bėrė prangosjen e 23- vjeēarit Roland Rama dhe e kanė shoqėruar atė nė komisariatin e policisė. Shtetasi R.Rama akuzohet pėr veprėn penale “Vjedhje e pasurisė”nė kėtė rast “hajdut pulash”, e parashikuar nga neni 134 i K.Penal.Materialet i kaluan Prokurorisė pėr pėr hetime tė mė tejshme.

A.Kaja

 

Lajmetari:5 .06.2006. |top | Commente | Printo