Rritja e menjehereshme e temperaturave ka shkaktuar probleme
Percillet per ne banesen e fundit 5 vjecarjat
Dėnohet me 5 muaj armėmbajtėsi
Kosovarėt i ngrenė njė bust dėshmorit Astrit Sula
Rritja e menjehereshme e temperaturave ka shkaktuar probleme
Rritja e menjehereshme e temperaturave ka shkaktuar probleme per shendetin e njerezve, veēanerisht te te moshuarit dhe femijet. Vetem ne spitalin e Kuēoves ditet e fundit jane shtruar me viroze, 30 femije te moshes nga 0 deri 5 vjeē.
Femijet kane pasur te vjella, temperature dhe keputje trupore. Sipas drejtoreshes, Natasha Kurethi, personeli i spitalit te Kucoves eshte angazhuar maksimalisht, per te perballuar kete situate viroze, e cila eshte shfaqur ditet e fundit ne rrethin e Kuēoves.
Te gjitha qendrat shendetėsore te 5 lagjeve te qytetit dhe qendrat shendetėsore te fshatrave tashme jane kompletuar me te gjitha mendikamentet e duhura per tu ardhur ne ndihme te shpejte femijeve te moshave te ndryshme, te cilet paraqiten me shqetesime te tilla.
Percillet per ne banesen e fundit 5 vjecarjat
***
Percillet per ne banesen e fundit 5 vjecarjat qe humbi jeten ne Greqi. Vogelushja,
Dajana Cura, eshte varrosur dy dite me pare ne varrezat e Ures Vajgurore,
pasi humbi aksidentalisht jeten ne Patra te Greqise. Familja Cura jetonte
prej 5 vitesh jashte Shqiperise.
Teksa ka qene duke luajtur ne ballkon me te atin, vogelushja papritur ka
rene jashte, ku ka gjetur vdekjen e menjehereshme. Pasi ka pare fatkeqesine
qe i ka ndodhur se bijes, Shpetim Cura eshte hedhur edhe vete nga ballkoni.
Per pasoje ky i fundit ka marre plage te renda ne trup dhe momentalisht
po kurohet ne spitalin e Patras, ne Greqi.
Dėnohet me 5 muaj armėmbajtėsi
Ndryshe nga gjyqet e tjera, nė mesditėn e djeshme nė gjykatėn e Beratit
ėshtė zhvilluar me dyer tė hapura gjyqi pėr dėnimin e 24-vjeēarit Armando
Mara, banor i fshatit Kozare (Havaleas). Sipas burimeve tė gjykatės, Mara
ka qenė i dyshuari pėr vrasjen e bujshme tė Kozares por dosja e tij nė gjykatė
ka ardhur me akuzėn armėmbajtje pa leje, akuzė kjo e mbėshtetur nė nenin
278 / 2 tė kodit penal. Po tė njėjtat burime thanė pėr gazetėn se gjyqtari
A. Vavla ka vendosur nė mesditėn e djeshme pesė muaj burg pėr 24-vjeēarin
Mara, i cili ėshtė arrestuar nė datėn 20 shkurt tė kėtij viti, ditėn qė
vetė ai ėshtė kthyer nga Greqia dhe ėshtė dorėzuar nė komisariatin e rrethit
tė Kuēovės.Po tė njėjtat burime thanė pėr gazetėn se Mara ėshtė detyruar
tė dorėzohet vullnetarisht pėr arsye se gjatė kontrollit qė policia bėnte
nė shtėpitė e fshatit Havaleas, pas ngjarjes tė bujshme tė 10 shkurtit tė
kėtij viti, nė shtėpinė e 56-vjeēarit Dilaver Mara, gjeti njė kallash tė
fshehur dhe ka shoqėruar nė polici tė zotin e shtėpisė. Altini ėshtė kthyer
urgjent nga Greqia dhe ka shkuar dhe ėshtė dorėzuar nė polici duke pranuar
se arma i pėrkiste Altinit dhe jo babait tė tij Dilaverit. Nė kėto kushte
policia ka liruar 56-vjeēarin dhe nė vendin e tij ka arrestuar Altinin.
ne krye
Kosovarėt i ngrenė njė bust dėshmorit Astrit Sula
Kosovarėt i ngrejnė njė bust nė qėndėr tė Kucovės dėshmorit Astrit Sula. Pardje
pas njė ceremonie tė madhe nė qytetin e naftėtarėve ėshtė zbuluar busti i
dėshmorit tė atdheut Astrit Sula, rėnė nė luftėn pėr clirimin e Kosovės mė
27 maj tė vitit 1999. Nė ceremoninė e zhvilluar me kėtė rast kanė qėnė tė pranishėm kėshillėtari pranė Kryeministrit tė Kosovės pėr problemet e ushtrisė, pėrfaqėsues tė TMK-sė, ushtarakė tė saj si dhe ish -luftėtarė tė UCK-sė. Kanė qėnė tė pranishėm edhe autoritetet lokale tė Beratit si kryebashkiaku i Kucovės z. Artur Kurti, Prefekti i Beratit z. Roland Bejko dhe kryetari i Qarkut z, Pelivan Shatri. Nė prani tė shumė qytetarėve tė Kucovės ėshtė zbuluar busti nė nderim tė Sulės.
Astrit Sula, 26 vjeēar ishte larguar emigrant nė Greqi qė pas vitit 1990, ndėrsa nė fillim tė marsit 1999, pasi mėson pėr luftėn nė Kosovė, shkon nė Kukės dhe rregjistrohet nė radhėt e UCK-sė. Pas njė muaji stėrvitjeje, mė 13 prill tė vitit 1999 Sula inkuadrohet nė radhėt e luftėtarėve tė UCK-sė dhe merr pjesė nė disa luftime. Vritet mė 27 maj tė vitit 1999. Pas clirimit tė Kosovės shpallet Dėshmor i Atdheut, ndėrsa familja e tij banonte nė fshatin Luzaj tė komunės Lumas tė Beratit. Pas largimit tė familjes nga fshati dhe vendosjes sė saj me banim nė Kucovė, si dhe me interesimin e autoriterteve vendore dhe tė pėrfaqėsuesėve tė TMK-sė ėshtė pranuar qė busti i tij tė vendoset nė njė nga mjediset e qytetit tė Kucovės.
Lajmetari
Lajmetari: 5.06.2006. |top | Commente | Printo
