Ferri Berat- Lushnje do tė marrė fund
Njė fond prej 150 milionė lekė tė reja do tė pėrmirėsojė segmentin rrugor
Ura e Kuēit-Berat.
Lajmin e ka bėrė tė ditur pėr biznesmenėt dhe drejtuesit e pushtetit vendor
tė Beratit prefekti Roland Bejko nė njė takim qė ėshtė bėrė dje nė Berat
pėr masat qė duhen marrė pėr fluksin e pritshėm tė turizmit nė qytetin e
Beratit dhe rajonin e tij.
Sipas prefektit tė Beratit fondi i akorduar nga buxheti i shtetit ka pėr
qėllim qė tė restaurojė segmentin prej 23 kilometrash qė fillon nga kufizimi
me Lushnjen dhe deri nė qendėr tė Beratit si dhe tė zgjerojė rrugėn sė bashku
me tė gjithė infrastrukturėn e domosdoshme si sinjalistikėn vertikale e
horizontale dhe kanalizimet nė parametra tė mirė.
Investimi i pritshėm, i cili do tė fillojė sė shpejti sė bashku me filimin
e punimeve pėr urėn e re alternative mbi lumin Osum poshtė urės sė Goricės,
janė shenja tė ringjalljes sė shpresės se Berati nuk do tė mbetet njė xhep
i harruar nga shteti ashtu si deri mė tani, por me perspektiva sidomos pėr
turizmin ditor dhe industrinė agropėrpunuese e cila po zhvillohet me ritme
tė shpejta.
Lajmetari:29 .05.2006. |top | Commente | Printo