A funksionon koalicioni i djathtė nė Berat?
Pas tre korrikut koalicioni i djathtė nė rang lokal pothuajse nuk ka funksionuar.
Nėse gjatė fushatės u vu re njė bashkėrendim i mirė i veprimeve, mė pas
gjithēka ra nė qetėsi. Njė grup pune i ngritur nė qendėr, ku merrnin pjesė
pėrfaqėsues nga tė gjitha partitė, mė shumė ngatėrroi se sa ndėrtoi. Ky
komision mund tė funksiononte pėr bukuri kėtu nė bazė, ku tė gjithė e njohin
njeri-tjetrin dhe nuk do tė realizoheshin emėrime shpesh klienteliste nė
drejtori e agjensi rajonale, pa pyetur strukturat partiake tė partive tė
koalicionit qė veprojnė nė rajonin e Beratit. Kjo mėnyrė funksionimi e koalicionit
ka bėrė mjaft emėrime qė lėnė pėr tė dėshiruar. Janė emėruar drejtues institucionesh
individė qė nuk kanė dhėnė asnjė ndihmesė pėr fitoren e 3 korrikut 2005.
Nėse tė emėruarit do tė qenė specialistė tė zotė, profesionistė tė njohur
e me merita nė shėrbim tė qytetarėve, le tė ishin qytetarė tė pazotuar,
madje edhe anėtarė tė partive opozitare, ata qė i emėruan do tė kishin mirėkuptimin
e qytetarėve. Por nuk rezulton kėshtu. Tė emėruarit janė thjesht miq apo
kushėrinj tė x apo y, por mediokėr nė profesion dhe kulturė. Kėto emėrime
kanė lėnė tė pakėnaqur militantėt e Partisė Demokratike dhe tė partive tė
tjera tė koalicionit. Janė emėruar nė poste kyēe nė emėr tė partive tė koalicionit
edhe anėtarė tė strukturave tė larta tė partive jashtė koalicionit. Kjo
sjellje lė shije tė hidhur te qytetarėt. Nėse je miku im pėrfiton, ke apo
ske vlera profesionale, ke apo ske kontribut nė radhėt e partive qė erdhėn
nė pushtet me votėn e qytetarėve
Nėse do tė funksiononte tryeza e partive tė koalicionit tė djathtė, edhe
shėrbimet ndaj qytetarėve do tė qenė mė cilėsore, sepse do tė diskutoheshin
mjaft probleme qė shqetėsojnė qytetarėt dhe rrugėt mė tė mira pėr zgjidhjen
e tyre, do tė silleshin nė vėmendjen e drejtuesve tė institucioneve premtimet
e bėra nė fushatėn e 2005 dhe do tė bashkėrendohej puna pėr realizimin e
tyre.
Nėse do tė funksiononte tryeza lokale e partive tė koalicionit nuk do tė
ndodhnin deformime tė tilla klienteliste nė emėrime qė kanė dekurajuar mjaft
militantė tė kėtyre partive. Nėse do tė funksiononte tryeza e partive tė
koalicionit edhe militantėt e kėtyure partive do tė rregulloheshin mė shpejt
nė punė tė ndryshme.
Tani jemi nė prag tė zgjedhjeve pėr qeverisjen vendore. Pas largimit nga
kjo qeverisje pėr dy mandate, koalicioni i djathtė do tė kėrkojė tė rikthehet
nė krye tė qeverisjes vendore nė bashki dhe komuna. Kjo do tė ndodhė nėse
koalicioni i djathtė do tė futet nė zgjedhje i bashkuar. Ka ardhur koha
qė qytetarėt nė komuna dhe bashki tė njihen me kandidatėt e koalicionit
tė djathtė pėr kėto zgjedhje. Lėvizjet shpesh kaotike brenda partive tė
kėtij koalicioni janė nė dėm tė tij, Zgjedhjet lokale po afrojnė dhe vėmendja
e qytetarėve ėshtė rritur pėr tė njohur ata qė pretendojnė ti qeverisin
nė mandatin e ardhshėm.
Yzedin Hima
Lajmetari: 29.05.2006. |top | Commente | Printo
.
Foto: Y. Hima