Sporti i Beratit
kronika e numrit 141 date 22 maj 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

.

 

 

HOME NEWS SPORT

Sportdashėsit beratas nuk meritojnė kėtė skuadėr

Jam njė sportdashės i “Tomorit”, por qė
nuk banoj nė Berat. Vetėm se zemra mė
qan pėr sportet e “Tomorit”, sidomos pėr futbollin. Rastėsisht ditėn e hėnė u ndodha nė Berat, se isha nė njė dasmė. Tė hėnėn nė mėngjes bleva gazetėn “Lajmėtari”, gazetė qė mė pėlqen shumė. Mė tėrhoqi vėmendjen shkrimi i gazetarit tė njohur sportiv, zotit Vlash Pambuku, i cili me tė drejtė pyet: “Pėrse kritikat qė po bėhen pėr sportet, nuk po e ndryshojnė gjendjen?” Tė mė fali profesor Vlashi (unė e kam patur mėsues dikur), mė mirė nga tė gjithė mund t’ia bėjė ai analizėn sporteve dhe me siguri qė ia gjen (megjithėse ai ia di shkaqet e vėrteta pėrse Berati ėshtė katandisur kėshtu). Unė nuk do tė rri tė bėj analiza tė tepėrta e tė gjata, do t’i bije shkurt, e para se tė tilla janė shkaqet dhe e dyta, nuk kam kohė se do tė iki pas 30 minutash. E para, ėshtė se nė krye tė bashkisė nuk ka njeri qė t’i dojė sportet. Nuk ėshtė turp tė pranosh se nuk i ke qejf sportet, por i “ndihmon” sa pėr tė thėnė se ta kėrkon puna. E dyta, dhe ata qė janė nė bashki as qė kanė haber nga sportet. Nė skuadra apo ekipe nuk janė afruar biznesmenė tė fuqishėm e tė ndershėm, i kanė dashur kėto vende si presidentė vetėm pėr tė pėrfituar vetė ndonjė tender a shumė tė madhe investimi, siē qe ajo e ndėrrimit tė tapedit tė stadiumit, qė u masakrua nuk dihet nga kush. E treta mendoj se ėshtė taktikė e vjetėr e Miles qė nė fund braktis ekipin, larg i rri dhe nė periudhėn pėrgatitore. Pastaj afrohet. Po shkuan punėt mirė, nis e mburret e thotė se merita ėshtė e tij, po shkuan keq, justifikohet se nė periudhėn pėrgatitore (qė ėshtė baza e suksesit), nuk i ka stėrvitur ai. Dhe e fundit mendoj se nė sport tėrė puna vėrtitet rreth dy emrave, tė cilėt, pasi largohen nga puna pėr rezultate tė dobėta, ndėrrojnė vendet me njėri-tjetrin, herė duke shkuar nga njė klub te tjetri, herė nga bashkia nė klub ose anasjelltas. Pse vallė, nė tėrė qytetin vetėm tre vetė mund t’i drejtojnė sportet? Po t’u gjenden punėve njerėzit e duhur tė ndershėm e tė pėrkushtuar si drejtues e trajnerė, keni pėr tė parė se gjendja do tė ndryshojė.

Astrit Kollaci, Durrės

 

Lajmetari:22.05.2006. |top | Commente | Printo