Kronika e Beratit
kronika e numrit 141 date 22maj 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

Rrėfim i Bashkim Minės, 56-vjeēarit nga fshati Pobrat qė bėri transplantin e veshkės pėr djalin e tij Shkėlzen Mina, duke i kushtuar familjes 28 mijė dollarė

HOME NEWS KRONIKA

Babai qė i dhuroi veshkėn djalit

Askush nuk mund tė qėndronte indiferent dhe tė mos shkruante pėr Bashkim Minėn, pėr kėtė njeri, i cili pėr tė shpėtuar jetėn e djalit 13-vjeēar, Shkėlzenit, sakrifikoi jetėn e tij, dhuroi veshkėn nė njė nga spitalet e Turqisė, duke i kushtuar familjes 28 mijė dollarė.
Babė e bir janė pėr mrekulli shėndoshė e mirė, pas atij kalvari muajsh dhe vitesh dyerve tė spitalit. Sipas tė atit, Shkėlzenit sėmundja i ka filluar qė nė moshėn 7-vjeēare me kriza tė forta nė tė dyja veshkat. Pėr familjen Mina tani nuk kishte mė qetėsi shpirtėrore, por ecejake nė dyert e spitaleve. Sėmundja sa vjen dhe avancon. Familja ndodhej nė gjendje tė dobėt financiare. Pėr pesė vjet me radhė Shkėlzeni i vogėl pėrsėriste ritualin hyr e dil nėpėr spitale. Mė nė fund mjekėt konstatuan se djali ishte me azotemi nė tė dyja veshkat. Me gjithė mjekimet dhe hemodializėn qė mirrte para njė viti e gjysmė djali u shtrua nė njė nga spitalet e Italisė, me ndihmėn e shtetit, duke qėndruar pėr njė kohė tė gjatė. Por edhe kėtu mundėsitė pėr t’u shėruar ishin tė pakta, pothuajse pa rezultat. E solla djalin nė shtėpi,- vazhdon rrėfimin Bashkimi,- dhe e mbaja nėn kontroll tė mjekut. Pas shumė kurimeve, profesor doktor Rezart Xhepa nė Tiranė mė tha se duhet ta nxirrja djalin nga spitali se sėmundja kishte evoluar aq sa Shkėlzenit tė vogėl i mbeteshin vetėm 7 ditė jetė. Nuk i thashė gjė gruas, sepse doktori mė tha se e vetmja rrugė pėr tė shpėtuar djalin ishte transplantimi nė Turqi duke i dhuruar njė veshkė. As vetė nuk e di,- vazhdon Bashkimi,- se si u nisa pėr nė Turqi bashkė me djalin dhe gruan pa patur lekė, se e dinim qė operacioni kushtonte shumė, brenda ditės mora pashaportat dhe ditėn tjetėr u nisėm pėr nė Turqi. Nė krah mė dolėn motra dhe dhe vajza ime qė mė dhanė 17 mijė dollarė, tė cilat 3000 dollarė i pėrdora pėr hemodializė dhe analiza tė miat dhe tė djalit. Ne megjithė gruan ishim tė dy tė gatshėm qė t’i dhuronim veshkėn djalit vetėm tė shpėtonte nga vdekja. Aty morėm dhe njė pėrkthyes njė grua nga Durrėsi martuar nė Turqi, e cila mė kėrkoi 1000 dollarė. Mjeku qė na mori nė patronazh ishte i specializuar nė fushėn e transplantimit tė veshkave, quhej Hasan Beu. Pėr shėrbimin dhe rregullat nė spital nuk kishe ē’tė thoshe, sepse aty ēdo gjė ishte e disiplinuar dhe paratė i faturoheshin shtetit dhe jo nė dorė. Dhoma ime nga ajo e djalit ishte 160 metra larg njėra-tjetrės. Koordinatore qė shkonte sa te djali te unė ishte gruaja ime. Fat qė mė dolėn analizat mirė qė t’i dhuroja veshkėn djalit, dhe tė njėjtėn gjė do tė bėja po tė mė kėrkohej pėr kėdo dhe kėtė e them me gjithė mend, jo se rashė vetė nė vėshtirėsi. Emocionet dhe dhimbja shpirtėrore mė kishte pushtuar trupin natė e ditė jo pėr vete, por pėr djalin, tė cilit nga sekonda nė sekondė po i shkurtohej jeta. Mė keq nuk kishte ku tė shkonte. Nė spital mos vaftė as hasmi, kėshtu kanė thėnė tė parėt dhe kėshtu do tė thuhet e sidomos kur njerėzit janė pa lekė nė xhep. Unė,- shton Bashkimi,- u futa nė sallėn e operacionit 30 minuta para djalit, sepse kėshtu ishin rregullat pėr transplantimin e veshkės. Dy orė pas operacionit dėgjova nė korridor doktorin qė thėrriste, Bashkim djali shpėtoi, dhe pėrqafonte kolegėt e tij sikur ishin nė festė. Djali pas operacionit dhe transplantit kishte urinuar 2 kg urinė, shenjė qė tregonte se transplanti kishte dalė me sukses. Nga ky mjek ishin shpėtuar 45 jetė.
Edhe pse me rezultat, e keqja nuk kishte mbaruar ende. Ne tani na duheshin dhe 11 mijė dollarė pėr tė bėrė mjekimin e djalit, ndryshe po nuk pagove nuk tė jepte njeri qoftė edhe njė paracetamol. Po ku t’i gjeje paratė nė kėto kushte, kur nė shtėpi i kishim shitur tė gjitha, vetėm muret kishin mbetur. E ndodhur nė kėtė gjendje gruaja u nis nė Shqipėri pėr tė bėrė hall lekė se ndryshe djali vihej pėrsėri nė rrezik, ndėrsa pėr veten time nuk po pyesja. Problemi ynė u bė objekt diskutimi nė rrethet miqėsore, tė fshatit, i cili nė drejtimin e kryetarit Nesti Nushi, nxori njė komision me kuti dhe kishin mundėsi tė dhuronin lekė nėn moton: “Shpėtojeni Shkėlzenin e vogėl”. Fshati Pobrat me gjithė fukarallėkun qė ka secili, grumbulloi afro 600 mijė lekė tė vjetra dhe 50 mijė farmacisti i zonės Musa Bega. Televizioni “Vizion Plus” bėri tė pamundurėn pėr tė mė ndihmuar nėpėrmjet thirrjeve tė vazhdueshme nga ekrani qė sensibilizoi opinionin dhe ata qė kishin mundėsi pėr tė mė ndihmuar. Thirrjet e televizionit kishin rėnė nė vesh tė dy fėmijėve tė njė biznesmeni nga Durrėsi dhe pėr ēfarė kishin dėgjuar i thonė babait tė tyre se duhet tė ndihmojmė Shkėlzenin nga fshati Pobrat i Beratit. Biznesmeni nė fjalė u interesua dhe shumė shpejt mė dhuron 10 mijė dollarė, qė pėr mua do tė mbetet jo vetėm njeriu i madh dhe i dashur, por dhe njė njeri human, i cili mė shpėtoi djalin nga vdekja. Nė botė ka rregulla tė forta, aq sa ndėrprenė mjekimin e djalit, gjė qė kėtu te ne as ka ndodhur as do tė ndodhė. Shqiptarėt janė njerėz tė mėdhenj, sepse kanė zemėr tė madhe dhe shpirt human. Ne bėhemi copa pėr njėri-tjetrin ashtu siē jemi bėrė dhe pėr botėn, nuk kemi braktisur njeri, nuk kemi vrarė njeri, nuk kemi lėnė njeri pa bukė. Edhe armiqtė janė mjekuar dhe i janė drejtuar gjyqit. Kurse mua mė nxorėn nga dhoma dhe mė futėn nė njė zgėqe i pamjekuar dhe flija pa rroba e batanije nė njė barelė qė transportonte tė vdekur. Me gjithė mllefin qė kam, pėrsėri ata ma shpėtuan djalin, tė cilin tani e kam shėndoshė e mirė dhe e kuroj vazhdimisht, kurimi i tė cilit kushton 150 mijė lekė tė vjetra nė muaj.
Nezir Vrapi

Lajmetari:22.05.2006. |top | Commente | Printo